Anglia ka kaluar në çerekfinalet e Kupës së Botës, pasi mposhti me rezultat 3-2 Meksikën në stadiumin ikonik“Azteca”.
Anglia kaloi në epërsi në minutën e 36-të, kur Bukayo Saka asistoi për Bellingham, i cili shënoi me kokë. Vetëm dy minuta më vonë, anglezët dyfishuan avantazhin. Pas një aksioni të shpejtë dhe kombinimi me Harry Kane, Bellingham shënoi golin e dytë.
Meksika ngushtoi epërsinë në minutën e 42-të pas golit të shënuar nga Julian Quinones.
Anglia fitoi një penallti në minutën e 58-të, pasi Anthony Gordon u rrëzua në zonë. Harry Kane shënoi për 3-1.
Meksika nuk u dorëzua dhe u rikthye në lojë në minutën e 68-të, kur Raul Jimenez shënoi nga pika e bardhë, por kjo ishte e tëra, pasi meksikanët nuk arritën të barazojnë rezultatin.
Anglia në çerekfinale do të luajë ndaj ndaj Norvegjisë që eliminoi Brazilin.












