Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ndryshe nga Krasniqi e Haziri, Haradinaj thotë se ka parë në tërësi Draftin për Asocaicionin, jep detaje

07/11/2023 - 12:48
në Lajme
A A
Ndryshe nga Krasniqi e Haziri, Haradinaj thotë se ka parë në tërësi Draftin për Asocaicionin, jep detaje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ndryshe nga kreu i PDK-së, Memli Krasniqi dhe nga nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, pas takimit me Lajcak ka thënë se ka parë draftin dhe ka mundur ta lexojë në tërësi atë. Megjithatë nuk dihet nëse Drafti është prezantuar në të njëjtin takim të përbashkët, apo nëse Haradinaj ka zhvilluar takim tjetër ndaras me Miroslav Lajcak. I pyetur nga gazetarët për këtë, Haradinaj s’ka treguar, vetëm ka dhënë detaje për Draftin që ka parë.

Haradinaj ka thënë drafti i Asociacionit që ka parë çdo herë i referohet Kushtetutës së Kosovës dhe ligjeve të vendit.

“Sapo përfunduam takimin me Lajcakun dhe ekspertë të tjerë që ishin me të. Patëm mundësinë të njoftohemi me dokumentin ta lexojmë në tërësi dhe të zhvillojmë një bisedë me hapat e mëtejmë me atë që e presin Kosovën”, ka deklaruar kreu i AAK-së, raporton Express.

Haradinaj ka treguar se Drafti shpjegon mundësitë që Asociacioni ua jep komunave me shumicë serbe dhe thotë se sipas Draftit nuk ndryshojnë përgjegjësitë e Komunave.

Ai ka treguar se krijohen lehtësira në arsim e shëndetësi.

“Kemi lexue draftin në tërësi. Ai e shpjegon të gjitha mundësitë që Asociacioni iu jep Komunave me Shumicë Serbe , kuptohet çdo herë i referohet Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Nuk ndryshojnë përgjegjësitë e Komunave dhe Asoc s’merr nga këto përgjegjësi. Po ashtu janë disa lehtësina që krijohen në arsim dhe shëndetësi. Komentet tona do t’i bëjmë pas shqyrtimit nga Kushtetuesja”, ka shtuar ai.

Ish-kryeministri ka treguar se në hyrje të dokumentit thuhet që drafti do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe për çdo ndryshim apo akt do të merret verifikimi i Kushtetueses.

“Në hyrje të dokumentit thuhet që drafti duhet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtutuese dhe të gjitha aktet tjera duhet të shqyrtohet nga MAPL dhe të aprovohen,miratohet nga Kushtetuesja. Duhet ta themi haptazi, me implementimin pas shqyrtimit në Gjykatën Kushtetuese, Kosova e bën një hap të madh përpara. Është një kompromis i madh i Kosovës”, ka deklaruar Haradinaj

JU REKOMANDOJMË

Anëtari i ekipit të shpëtimit: Minatorët e ngujuar janë mirë, njëri pati pak shqetësime, po presim urdhrin nëse duhet të intervenojmë

Anëtari i ekipit të shpëtimit: Minatorët e ngujuar janë mirë, njëri pati pak shqetësime, po presim urdhrin nëse duhet të intervenojmë
14/05/2026 - 12:41

18 minatorë janë ende të ngujuar në minierën e Trepçës në Mitrovicë. Një ekip i shpëtimit është përgatitur dhe është në gjendje gatishmërie për të reaguar, tha një...

Më shumëDetails

Lapsuz apo e qëllimshme? Konjufca e quan rrëfim populist atë që Kurti dikur e thoshte, se “Kosova fle mbi qymyr”

Lapsuz apo e qëllimshme? Konjufca e quan rrëfim populist atë që Kurti dikur e thoshte, se “Kosova fle mbi qymyr”
14/05/2026 - 12:18

Zëvendëskryeministri në detyrë, Glauk Konjufca, njëherësh edhe kryediplomat, teksa ka folur për projektet e energjisë elektrike, thënien se “Kosova po fle mbi qymyr” e ka quajtur rrëfim populist....

Më shumëDetails

Nënkryetari i Ferizajit Lulzim Aliu kandidon për deputet, mban numrin 35 në listën e PDK-së

Nënkryetari i Ferizajit Lulzim Aliu kandidon për deputet, mban numrin 35 në listën e PDK-së
14/05/2026 - 12:08

Nënkryetari i komunës së Ferizajit, Lulzim Aliu, është kandidat për deputet nga PDK në zgjedhjet që do të mbahen më 7 qershor, raporton Gazeta Online Veriu.info. Ai mban...

Më shumëDetails

Ky është vendi ku u dogj trafoja, 18 minatorë ende të ngujuar

Ky është vendi ku u dogj trafoja, 18 minatorë ende të ngujuar
14/05/2026 - 11:50

18 minatorë të minierës së Trepçës të ndërrimit të tretë vazhdojnë të jenë të ngujuar, si pasojë e problemeve më rrymë. Deri te ngujimi i tyre ndodhi për...

Më shumëDetails

Trepça del me njoftim pas bllokimit të 18 punëtorëve në minierë

Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro për blerje të naftës
14/05/2026 - 11:44

Dhjetëra minatorë të Trepçës kanë mbetur të bllokuar si pasojë e problemeve me energjinë elektrike. Trepça njoftoj se mëngjesin e hershem të ditës së sotme, ka pasur ndërprerje...

Më shumëDetails

Policia shpall në kërkim dileren nga Vushtrria

Policia shpall në kërkim dileren nga Vushtrria
14/05/2026 - 11:36

Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim një të dyshuar për përfshirje në veprat penale që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Ik more budalla”, eskalon situata mes analistëve, Balaj lëshon studion

    “Ik more budalla”, eskalon situata mes analistëve, Balaj lëshon studion

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Kanosi brenda gjykatës prokurorin Muharrem Prekazi, ndalohet për 48 orë Avdullah Gërbeshi

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Shikimi që flet më shumë se fjala – Faton Peci derisa Vjosa Osmani merr fjalën në shënimin e 80 vjetorit të gjimnazit “Frang Bardhi”

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ymeri parashikon lëkundje në skenën politike: Njëra forcë në rënie, tjetra drejt ngritjes

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • “Prej 1500 eurove tash paguj 8000”, përgjigja e Pandurit e lë pa koment Kojufcën kur e kritikoi për shpenzimet e rrymës

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë