Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Në Bled, zbulova një formulë për BE-në e ardhshme në 2030

12/09/2023 - 16:18
në Opinione
A A
Në Bled, zbulova një formulë për BE-në e ardhshme në 2030
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shkruan: Tanja Fajon

Javën e kaluar në Slloveni u organizua Forumi Strategjik i Bled-it (BSF), një konferencë e njohur për diskutimet e saj tradicionale rreth Ballkanit Perëndimor.

Edhe pse këtë vit diskutimet dukshëm tejkaluan vëmendjen rajonale dhe patën një shtrirje globale, interesi më i madh u drejtua tek e ardhmja e Ballkanit Perëndimor brenda BE-së. Ideja e paraqitur nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, se BE dhe Ballkani Perëndimor duhet të jenë gati për zgjerimin deri në vitin 2030, bëri jehonë të madhe. I ashtuquajturi ‘premtimi i Bled-it’ nuk la askënd me zemër të ftohtë, por ngriti një pikëpyetje për të gjithë nëse të dyja palët mund të jenë vërtet gati për zgjerimin deri në atë datë.

Përgjigja ime për të gjitha këto pyetje është e qartë: mundësia është këtu dhe ne duhet ta shfrytëzojmë atë me shpejtësi të plotë. Ne duhet të punojmë drejt gjetjes së një vullneti të mjaftueshëm politik në Ballkanin Perëndimor për reforma dhe vullnetit politik në BE për t’u zgjeruar. Duhet të fokusohemi në destinacionin përfundimtar, por nuk duhet të anashkalojmë udhëtimin.

Kur bëhet fjalë për Bashkimin Evropian, zgjerimi i BE-së padyshim është rikthyer në agjendë. Peizazhi gjeopolitik e bën të qartë se zgjerimi i BE-së nuk ka alternativë. Lufta në Ukrainë ka rritur oreksin për zgjerim, si dhe ka afirmuar nocionin se zgjerimi është një domosdoshmëri strategjike për BE-në. Me fjalë të thjeshta – është tani ose kurrë.

Kjo, sigurisht, që nuk do të thotë se kriteret e zgjerimit të BE-së do të hiqen dhe se Ballkani Perëndimor mund të hyjë në Bashkim pa i përmbushur ato. Kjo do të thotë se rajonit do t’i kushtohet më shumë vëmendje politike dhe se vendeve të Ballkanit Perëndimor do t’u kërkohet që ta bëjnë këtë në mënyrë të përshtatshme.

Për BE-në kjo do të thotë një vetangazhim për të reformuar procesin e saj të vendimmarrjes dhe për t’u përgatitur, në aspektin institucional dhe financiar. BE-ja me më shumë se 30 shtete anëtare në tryezë thjesht nuk mund të jetë efikase siç duhet. Një reformë e tillë nuk do të jetë një detyrë e lehtë, por është e domosdoshme. Dhe është e një rëndësie strategjike për BE-në, në të njëjtin nivel rëndësie si zgjerimi.

Skeptikët do të argumentonin se të gjitha këto detyra duken të jenë shumë të vështira deri në vitin 2030. Por, nga pikëpamja realiste, nuk do të ketë ndonjë ofertë më të mirë në tryezë për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe një mundësi më të mirë për Bashkimin për t’u përmirësuar dhe përshtatur ndaj realiteteve të reja globale.

Në Bled, unë zbulova një formulë për BE-në e ardhshme në 2030, të quajtur në anglisht “3E by 3E”, që përfshin këto synime. BE-ja e vitit 2030 duhet të jetë më e angazhuar me botën, të zgjerohet me Ballkanin Perëndimor dhe partnerët tanë në Lindje, si dhe duhet të ketë zhvilluar procesin e vendimmarrjes për t’u bërë më efikas. BE-ja duhet t’u qaset këtyre proceseve me këmbëngulje, përshtatshmëri dhe të bazuara në përvojë. Besoj se nuk ka asgjë për të shtuar.

Vitet që do të vijnë nuk do të kenë të bëjnë as me perceptime dhe as mashtrime. Ato do të kenë të bëjnë me punën e vështirë nga të dyja palët: Ballkani Perëndimor dhe BE-ja, në mënyrë që të përgatisin të dyja palët për zgjerimin e BE-së deri në vitin 2030.

Këto kohë të vështira do të kërkojnë liderë të guximshëm nga të dyja palët. Udhëheqës që do të shikojnë drejt të ardhmes. Liderë të cilët do të ishin të gatshëm ta vendosnin zgjerimin në krye të agjendës së tyre dhe të merrnin vendimet e nevojshme për të mundësuar zgjerimin. Prandaj, zgjedhjet evropiane do të jenë një moment historik i rëndësishëm për objektivin e vitit 2030.

Pavarësisht zgjedhjeve, Ballkani Perëndimor gjithmonë mund të llogarisë në mbështetjen e Sllovenisë. Ne do të mbetemi një mbështetës i vendosur i procesit të zgjerimit të BE-së me shpejtësi të plotë. Një mik i rajonit në të mirë dhe të keq. Për shembull, Sllovenia tashmë mbron hapjen e negociatave të pranimit në BE të Bosnje-Hercegovinës deri në fund të këtij viti.

Koha do ta tregojë nëse Presidenti Michel mbajti një fjalim historik në Bled. Shpresoj se zotimi i Bled-it do të materializohet edhe për shkak të Bledit tonë magjik. Vendi ku peizazhet e bukura malore alpine takohen me ujin e liqenit të pastër kristal, është vendi më i mirë ku mund të ndodhin mrekullitë.

JU REKOMANDOJMË

Eurodeputeti Bilicik: Negociatat ngecën kur Kurti erdhi në pushtet, nëse nuk ecë dialogu kemi konflikt
Lajme

Eurodeputeti Bilicik: Negociatat ngecën kur Kurti erdhi në pushtet, nëse nuk ecë dialogu kemi konflikt

03/10/2023 - 16:09
Avdiu për “Tages-Anzeiger”: Ngjarjet në veri ngjajnë me fillimet e sulmit rus ndaj Ukrainës
Lajme

Avdiu për “Tages-Anzeiger”: Ngjarjet në veri ngjajnë me fillimet e sulmit rus ndaj Ukrainës

01/10/2023 - 19:09
Shkruan Ermal Mulosmani: Shqiptarët nuk janë trima, nuk kanë qejf të vdesin, sa më larg frontit aq më të çartur janë
Opinione

Shkruan Ermal Mulosmani: Shqiptarët nuk janë trima, nuk kanë qejf të vdesin, sa më larg frontit aq më të çartur janë

01/10/2023 - 00:14
Parashikimi i Berishës: Serbia do ta vrasë Milan Radoiçiqin
Lajme

Parashikimi i Berishës: Serbia do ta vrasë Milan Radoiçiqin

30/09/2023 - 09:06
Hasani: Udhëzimi për largim të kryetarëve, kundërkushtetues dhe kundërligjor
Opinione

Mbi detyrimet ndërkombëtare të vendit tonë

29/09/2023 - 15:40
Albin Kurti po fut Kosovën në luftë me Perëndimin bazuar në gënjeshtra
Opinione

Albin Kurti po fut Kosovën në luftë me Perëndimin bazuar në gënjeshtra

23/09/2023 - 18:11

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dramë e fajdes në Vushtrri: Shkojnë t’ia marrin shtëpinë viktimës – për 20 mijë i kërkuan 55 mijë euro (Dokument)

    Dramë e fajdes në Vushtrri: Shkojnë t’ia marrin shtëpinë viktimës – për 20 mijë i kërkuan 55 mijë euro (Dokument)

    287 Shpërndaje
    Shpërndaje 115 Tweet 72
  • “A po iu dhemb dora ende”, gazetarja amerikane ngacmon Vuçiqin që s’e nënshkroi Marrëveshjen e Ohrit

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Vushtrriasit H.P. sot i merret shtëpia me vendim gjykatës, pretendon se e humbi me fajde te Sh.B.

    170 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 43
  • Shqiptarja me emrin Lule, e martuar me serb në Zveçan: Le të pajtohen Kurti e Vuçiqi

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Artisti serb i drejtohet BE-së: Mos e mbështetni një shtet që financon terrorizmin

    177 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 44

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë