Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Në pritje të certifikimit dhe kthimit të Kryeministrit nga simpoziumi, rruga për krijimin e institucioneve e hapur nga nesër

07/07/2026 - 17:58
në Kryesore, Lajme
A A
Në pritje të certifikimit dhe kthimit të Kryeministrit nga simpoziumi, rruga për krijimin e institucioneve e hapur nga nesër
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Procedurat ankimore përfunduan dhe rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit mund të certifikohen, dhe me gjasë kjo do të bëhet qysh nesër në një mbledhje të KQZ-së. Lëvizja Vetëvendosje thotë se i kanë votat për formimin e qeverisë së re, ndërsa kryetari i kësaj partie, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, aktualisht ndodhet në Greqi. Gjykata Kushtetuese thotë se me t’u konstituuar Kuvendi, duhet të fillojë procedura për zgjedhjen e Presidentit, ndërsa LVV-ja përmendi dje fillimisht konstituimin e Kuvendit dhe votimin e qeverisë.

Nesër paradite Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do ta mbajë një mbledhje, në rendin e ditës të së cilës është edhe certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit.

Gjykata Supreme sot i ka refuzuar si të pabazuara pesë ankesat e paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), të cilat kishin të bënin me rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, duke i hapur rrugë certifikimit të rezultateve, e më pas formimit të institucioneve, duke nisur nga konstituimi i Kuvendit.

Kuvendi duhet të konstituohet pasi të jenë certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve. Pika 1 e nenit 66 të Kushtetutës thotë se Kuvendi zgjidhet në seancën konstituive e cila “mbahet brenda tridhjetë (30) ditësh nga dita e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve”.

Presidenti, në këtë rast ushtruesja e detyrës, Albulena Haxhiu “e thërret seancën e parë të Kuvendit”, sipas pikës 3 të të njëjtit nen. Nëse ajo nuk është në gjendje ta bëjë këtë, “Kuvendi mblidhet pa pjesëmarrjen e Presidentit”, thotë Kushtetuta.

Lëvizja Vetëvendosje tha dje se i ka siguruar votat për formimin e Qeverisë së re dhe se më pas do të kërkojë konsensus me partitë e tjera për zgjedhjen e Presidentit. Mozgjedhja e Presidentit ishte shkaku që vendi mbajti në fillim të qershorit zgjedhjet e treta në rreth një vit e gjysmë.

“Sa i përket Qeverisë, ne i kemi votat e nevojshme. Prandaj, menjëherë pas konstituimit të Kuvendit pa humbur kohë duhet të vazhdojmë me procedurën për votimin e Qeverisë, ndërsa brenda afateve kushtetuese do të angazhohemi edhe për arritjen e konsensusit rreth zgjedhjes së presidentit/es”, tha për Radion Evropa e Lirë ish-shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci.

Kryeministri në detyrë, kryetari i LVV-së, Albin Kurti aktualisht ndodhet në Greqi, ku po merr pjesë në edicionin e 28-të të Simpoziumit SYMI që mbahet nga 5-9 korrik.

Para rreth dy javësh, Kurti në një mbledhje të Qeverisë në detyrë e përmendi zgjedhjen e Presidentit pasi tha se duhet ta konstituojnë Kuvendin dhe ta formojnë qeverinë e re të vendit.

“Porsa të certifikohet rezultati i zgjedhjeve do të nisim punën dhe diskutimet për formimin e institucioneve të reja: konstituimin e legjislaturës së 11 të Kuvendit, formimin e qeverisë së re dhe zgjedhjen e Presidentit apo Presidentes”, tha ai.

Pasi arsyeja e zgjedhjeve të fundit parlamentare ishte moszgjedhja e Presidentit, nga këtu, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani thotë se duhet të nisë puna pas konstituimit të Kuvendit.

“Menjëherë duhet të fillojë procedura për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Pra, Kuvendi Kosovës që konstituohet nuk mund të ketë asgjë tjetër në agjendë pos propozimet për Presidentin e Republikës”, ka thënë ai për Gazetën Express më 16 qershor.

Ai thotë se Albulena Haxhiu nuk mund ta dekretojë mandatarin e ri për kryeministër, duke qenë ushtruese e detyrës së Presidentit.

Në aktgjykimin e fundit kur Kushtetuesja vendosi afatin për zgjedhjen e Presidentit, përmendet edhe afati në kontekst të zgjedhjes së shefit të shtetit kur nuk ka Kuvend të konstituuar dhe funksional.

Paragrafi 162 i atij aktgjykimi thotë se me t’u konstituuar Kuvendi, duhet të fillojë procedura për zgjedhjen e Presidentit.

“Në kontekstin specifik të rrethanave të një Kuvendi të shpërndarë dhe ende të pakonstituuar, Gjykata bazuar në interpretimin si më lart dhe qëllimin e normave kushtetuese, të përcaktuara përmes nënpikës 3 të paragrafit 1 të nenit 82 ndërlidhur me paragrafin 2 të nenit 86 të Kushtetutës, vlerëson se procedura për zgjedhjen e Presidentit duhet të fillojë nga dita e konstituimit të Kuvendit dhe të përfundojë më së largu brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve nga dita e fillimit të procedurës për zgjedhjen e Presidentit”, thuhet në aktgjykim.

Gjykata Kushtetuese thotë në aktgjykimin e fundit se më herët nuk kishte specifikuar shprehimisht rrethanën se kur fillon dhe kur përfundon procedura e zgjedhjes së Presidentit të ri, në rrethanat kur nuk ka Kuvend të konstituuar dhe funksional.

JU REKOMANDOJMË

Kuvendi miraton me 67 vota rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore

Ndonëse prezente në Kuvend, opozita s’voton për praninë në sallë
26/10/2026 - 22:53

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 67 vota për rezolutën që trajton vrasjen e fundit në Vitomiricë të Pejës, rastet e tjera të vrasjes së grave, dhunën në...

Më shumëDetails

Haradinaj: Ligji për Specialen u kthye prapa shpinës sime – s’di çka fshihet, veç është “dallaver” i PDK me Presidenten

Dita e Veteranit: Haradinaj mbledh të dielën luftëtarët e UÇK-së
26/10/2026 - 22:32

Ramush Haradinaj nga Aleanca ka deklaruar se ndryshim-ligji për Gjykatën Speciale është tërhequr pa lejen e tij. Ai tha në “Pressing” të T7 se nuk e di çka...

Më shumëDetails

Haradinaj: Ja kam pasë shumë herë inat Hashimit e Kadrisë, por kur sulmohet vlera jote harroj që isha kundërshtar politik me ta

Haradinaj: Ja kam pasë shumë herë inat Hashimit e Kadrisë, por kur sulmohet vlera jote harroj që isha kundërshtar politik me ta
26/10/2026 - 22:18

“Ata duhet me u liru”, tha ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, për ish-krerët e UÇK-së të cilët janë dënuar në Hagë. “Ja kam pas shumë herë inati Hashimit...

Më shumëDetails

U përmend nga avokatja e Arlinda Zekajt, Haradinaj: Kush na përmend pa fakte do përballet me pasoja ligjore

U përmend nga avokatja e Arlinda Zekajt, Haradinaj: Kush na përmend pa fakte do përballet me pasoja ligjore
26/10/2026 - 22:08

Daut Haradinaj nga Aleanca ka paralajmëruar pasoja ligjore ndaj kujtdo që e përmend mbiemrin Haradinaj pa fakte. Ai ka ngritur pikëpyetje edhe ndaj avokates që kishte përfaqësuar viktimën...

Më shumëDetails

Ndizen qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt, Rama: Kërkojmë përgjegjësi për çdo dështim që mund të kishte parandaluar këtë tragjedi

Ndizen qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt, Rama: Kërkojmë përgjegjësi për çdo dështim që mund të kishte parandaluar këtë tragjedi
26/10/2026 - 21:25

Në Prishtinë janë ndezur qirinj në nderim të kujtimit të Arlinda Zekajt, e cila u vra tragjikishtë mbrëmjen e së dielës në Pejë. Kryetari i Prishtinës, Përparim Ram,...

Më shumëDetails

Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK

Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
26/10/2026 - 21:04

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë filluar sot stërvitjen ushtarake bazë në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes të Forcës së Sigurisë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal në “ProLab Medical Center” të Haxhijahës e Kurshumliut: Analiza pa biokimist e teste gjenetike pa licencim – Inspektorati vendos ndalesa (Dokument)

    Skandal në “ProLab Medical Center” të Haxhijahës e Kurshumliut: Analiza pa biokimist e teste gjenetike pa licencim – Inspektorati vendos ndalesa (Dokument)

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Breshëri të shtënash nga një Opel pa targa në Hajvali, gjenden gëzhoja e municion – këta janë dy të dyshuarit që po kërkohen nga Policia

    206 Shpërndaje
    Shpërndaje 82 Tweet 52
  • Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të …

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    217 Shpërndaje
    Shpërndaje 87 Tweet 54
  • “Uroj të mos jepni llogari pasi të jetë marrë jeta ime” – letra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë