Shumë nëna vetushqyese në vendin tonë përballen me vështirësi të mëdha financiare, e mungesë strehimi me fëmijët e tyre.
Një rast i tillé është edhe Afërdita Osmani nga Mitrovica e cila jeton në kushte të rënda vetëm me fëmiun e saj 5 vjeçar.
Veriu.info ka realizuar storie me zonjën Osmani e cila kërkon ndihmën e qytetarëve për ta ndihmuar që të sigurojë një banesë.
Zonja në fjalë është ndarë nga burri për shkak të dhunës, kurse tash e 4 vite e gjysmë jeton me qira.
Ajo po ndihmohet nga organizata “Së bashku me Azën” e cila ia ka siguruar 25 mijë euro, kurse i nevojiten edhe 7-8 mijë për të siguruar një banesë.
Rrëfimin e plotë mund ta dëgjoni: