Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nesër afati i fundit: Kosova dhe Serbia dorëzojnë në Bruksel propozimet për zbatimin e Marrëveshjes Bazike pas takimeve pa sukses

17/07/2024 - 14:13
në Kryesore, Lajme
A A
Nesër afati i fundit: Kosova dhe Serbia dorëzojnë në Bruksel propozimet për zbatimin e Marrëveshjes Bazike pas takimeve pa sukses
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nesër përfundon afati që iu dha Kosovës dhe Serbisë për t’i dërguar në Bruksel komentet e tyre mbi një plan sekuencimi për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, për të cilën kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Aleksandar Vuçiq u morën vesh vitin e kaluar. Serbia e kërkon Asociacionin, ndërsa Kosova njohjen ‘de facto’. Marrëveshja ka mbetur pa u zbatuar, ndërsa BE-ja po kërkon ta gjejë një mënyrë që kjo të ndodh. Daniel Serwer nuk sheh gatishmëri për këtë nga asnjëra palë.

Qeveria e Kosovës mund t’i ketë dërguar sot në Bruksel komentet e saj mbi planin e sekuencimit të zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Në takimin e fundit ndërmjet kryenegociatorëve Besnik Bislimi e Petar Petkoviq më 2 korrik, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak kërkoi nga palët që t’i dërgojnë komentet e tyre deri më 18 korrik.

Klisman Kadiu, këshilltar i Bislimit, tha të martën se Qeveria do t’i dërgojë komentet brenda afatit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës do t’i dorëzojë komentet e saj me shkrim mbi dokumentin e planit të sekuencimit, brenda kohës së paraparë, pra 18 korrikut, sipas kërkesës së emisarit Lajçak”, tha ai për Kohën.

Kadiu tha se vitin e kaluar dhe këtë vit, Kosova “ka paraqitur propozime konkrete dhe komente për secilën pikë, të versioneve të planit të sekuencimit, duke dëshmuar konstruktivitetin, si dhe gatishmërinë e vullnetin për zbatim të marrëveshjeve”.

“Që marrëveshjet të zbatohen në plotni, duhet po e njëjta qasje dhe nga pala tjetër, gjë e cila deri më tash, fatkeqësisht ka munguar”, tha ai.

Në bazë të komenteve që do të dërgohen prej të dyja palëve, ndërmjetësit europianë do ta nxjerrin një propozim të ri për zbatimin e marrëveshjes, siç tha Bislimi më 2 korrik.

Atë ditë, Bislimi dhe Petkoviq qëndruan në Bruksel deri vonë. Atje kishin shkuar për ta gjetur një zgjidhje për mënyrën e zbatimit të Marrëveshjes Bazike.

Takimet e ndara me Lajçakun e më pas takimi i përbashkët trepalësh nuk prodhuan ndonjë dakordim.

Për rreth shtatë orë u diskutuan një sërë çështjesh, ndërsa Lajçak tha se ishin pajtuar “për një numër të hapave të ardhshëm”.

Bislimi tha se pala serbe ishte e interesuar të diskutonte vetëm për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa Petkoviq pranoi se kishte këmbëngulur në atë çështje, të cilën ai e quajti “thelbësore për mbijetesën e serbëve dhe procesin e normalizimit”.

Një javë pas atij takimi, Lajçak shkroi në Facebook se nuk ishte arritur ndonjë përparim.

“Fatkeqësisht, nuk arritëm të bëjmë përparim në tablonë e madhe – zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit”, shkroi ai, megjithëse përsëriti se ishin dakorduar për hapa konkretë “për disa çështje praktike”.

Takimit të kryenegociatorëve i kishte paraprirë një udhëtim i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel. Më 26 qershor ata u rikthyen në kryeqendrën europiane dhe pavarësisht se BE-ja paralajmëroi se ata do të merrnin pjesë në takime të ndara me shefin e diplomacisë europiane, Josep Borrell, pasuar nga një takim trepalësh, kjo e dyta nuk ndodhi.

BE-ja i organizoi takimet me Kurtin e Vuçiqin për të analizuar, siç u tha, atë që është arritur në dialog nën udhëheqjen e Borrellit dhe për “rrugën përpara”.

Kurti e Vuçiq nuk u ulën përballë njëri-tjetrit për të diskutuar për mënyrën e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve të arritur më 27 shkurt 2023 dhe për aneksin e zbatimit të saj të 18 marsit 2023.

Për profesorin amerikan në universitetin John Hopkins, Daniel Serwer është shumë e qartë se as Kosova dhe as Serbia nuk janë të interesuara për normalizimin e marrëdhënieve.

“Mendoj që është krejt e qartë që as autoritetet e Serbisë e as autoritetet e Kosovës nuk janë të gatshme për normalizim të marrëdhënieve. Qëllimi i dialogut do të duhej të ishte një zgjidhje e përhershme ligjore mes Kosovës dhe Serbisë. Por që është e qartë se ende nuk jemi të gatshëm për një gjë të tillë”, tha ai të martën në RTK.

Lajçak ishte për vizitë në Prishtinë dhe Beograd para se Kurti dhe Vuçiq të ftoheshin për të shkuar në Bruksel. Ai tha se kishte ardhur për “mënyrën e ripërqendrimit në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe çfarë hapash konkret do të ndërmarrim”.

Mandati i tij si i dërguar për dialogun është zgjatur deri në janar 2015. Ai tha se ka ende punë për të bërë.

JU REKOMANDOJMË

“Liria ka Emër” i fton Kurtin, Hamzën, Abdixhikun e Gjinin në marsh: Jo për fushatë, për Kosovën

Më 12 shtator marsh për ish-krerët e UÇK’së – nga nesër në të gjitha komunat numërohen ditët deri në verdiktin e Hagës
21/08/2026 - 16:45

moton “KOSOVA PO PRET” për ish-krerët e UÇK’së, katër ditë para dhënies së vderdiktit për ta në Hagë. Ismail Tasholli, nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, iu bëri...

Më shumëDetails

Ambasada amerikane me thirrje për krerët e partive politike në Kosovë

Ambasada amerikane me thirrje për krerët e partive politike në Kosovë
21/08/2026 - 16:26

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë përsërit thirrjen amerikane për formim të institucioneve duke thënë se ngërçi politik po i kushton Kosovës. Në një përgjigje për rtv21 ambasada tha...

Më shumëDetails

Më 12 shtator marsh për ish-krerët e UÇK’së – nga nesër në të gjitha komunat numërohen ditët deri në verdiktin e Hagës

Më 12 shtator marsh për ish-krerët e UÇK’së – nga nesër në të gjitha komunat numërohen ditët deri në verdiktin e Hagës
21/08/2026 - 16:21

Platforma qytetare “Liria ka Emër”, më 12 shtator në Prishtinë do të organizojë një marsh me moton “KOSOVA PO PRET”. Kjo moto i referohet pritjes së verdiktit të...

Më shumëDetails

Mbyllen gërmimet në Kalludër dhe Jabukë pas gjetjes së mbetjeve të 23 personave, Gara: Për ADN duhet më shume kohë

Mbyllen gërmimet në Kalludër dhe Jabukë pas gjetjes së mbetjeve të 23 personave, Gara: Për ADN duhet më shume kohë
21/08/2026 - 16:16

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara tha se gërmimet në lokacionet e dyshuara për varrezat masive kanë përfunduar. Gara për Klan Kosova tha...

Më shumëDetails

Pezullohet tenderi 3-milionësh i Komunës së Mitrovicës, për të cilin Veriu.info raportoi se dyshohej për kurdisje të kritereve

Pezullohet tenderi 3-milionësh i Komunës së Mitrovicës, për të cilin Veriu.info raportoi se dyshohej për kurdisje të kritereve
21/08/2026 - 15:50

Veriu.info më 15 qershor ka publikuar një artikull hulumtues, ku ngrihen dyshime të bazuara për kurdisje të një tenderi në vlerë prej 3 milionë euro të shpallur nga...

Më shumëDetails

Ambasada e SHBA thirrje krerëve të partive: Punoni për t’i formuar institucionet, ngërçi po i kushton Kosovës

Ambasada e SHBA thirrje krerëve të partive: Punoni për t’i formuar institucionet, ngërçi po i kushton Kosovës
21/08/2026 - 15:43

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë përsërit thirrjen amerikane për formim të institucioneve duke thënë se ngërçi politik po i kushton Kosovës. Në një përgjigje për rtv21 ambasada tha...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Klinika “Albadent” gjobitet me 3 mijë euro: Vepronte kundërligjshëm në hapësirat e AAB-së dhe lëshonte kartonë pacientësh me dy vula

    Klinika “Albadent” gjobitet me 3 mijë euro: Vepronte kundërligjshëm në hapësirat e AAB-së dhe lëshonte kartonë pacientësh me dy vula

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • 11 ditë në kërkim pas të shtënave në Mitrovicë – dorëzohen dy vëllezërit Cakiqi, njëri sjell edhe armën në Polici

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Familja e të arratisurit Mefail Shkodra ka një ankesë, thotë se dikush po ua sulmon vilën luksoze

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Thaçi shmang komentet për Kurtin: Nuk dua të merrem me …

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • “Cofshin me rend, këta janë turpi i kombit”, Klinaku denoncon komentin skandaloz të Fahri Xharrës

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë