Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Neveria për FARK-un dhe roli i Shqipërisë në Betejën e Koshares, Haradinaj: Zoti një, Fatmir Haklaj, Kudusi Lame dhe unë

13/06/2024 - 12:36
në Kryesore, Lajme
A A
Neveria për FARK-un dhe roli i Shqipërisë në Betejën e Koshares, Haradinaj: Zoti një, Fatmir Haklaj, Kudusi Lame dhe unë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj foli mbrëmë në Pressing në T7 për rolin e tij para dhe gjatë luftës.

Haradinaj njihet për luftën në Koshare, fshatin e Gjakovës në kufi me Shqipërinë. Ai përmendi ish-gjeneralin shqiptar të Divizionit të Kukësit, Kudusi Lame dhe njeriun e fortë të Tropojës atë kohë, Fatmir Haklaj për kontributin e tyre në atë betejë dhe si dy njerëzit e vetëm më të fortë sesa ai.

“Këqyre, po e heqi modestinë. Le të flet kush çka të kanë qejf, veç atë kohë veç dy njerëz janë kanë ma të fortë se unë, ose me e ngjehë edhe Zotin, dalin tre. E tu ia nisë prej Zotit edhe prej forces, po shkoj kështu: Zoti, Fatmir Haklaj edhe Kudusi Lame. Atëherë u kanë Nasim Haradinaj… Të tretë qeta e kanë ba Nasimin. Unë fuqinë e tre qetyne e kam pasë, edhe të Zotit, edhe të Fatmir Haklajt për Tropojë, edhe të Kudusi Lames”, tha Haradinaj.

“Tropoja ka qenë vend i egër. Në Tropojë të ka kushtu jeta”, kujtoi ai.

Nasim Haradinaj tha se “Fatmir Haklaj u kanë UÇK”, duke hedhur poshtë kështu disa deklarata se ai kishte bashkëpunuar me Serbinë.

Lufta e UÇK-së në Koshare, sipas Nasim Haradinajt, do të ishte e pamundur pa Fatmir Haklajn.

“Mos me pasë kanë Fatmir Haklaj aty, në gjysë të frontit të Koshares, në gjysë të frontit, tu luftu na, me na pasë dhanë urdhër ‘qetu s’du me ju pa ma’, ne i kemi pasë dy rrugë: njana u kanë që s’na e ka majtë dhe jemi mundu dy muj me mbërri te Ramushi, e tjetra u kanë me u hjekë na krejt prej Tropoje se qaty s’kishim mujtë me nejtë”.

Duke iu referuar një deklarate të mëhershme të Anton Qunit se kishte pasur një konfrontim me Fatmir Haklajt sepse ai ishte “bashkëpunëtor i Serbisë”, Haradinaj tha se “tash kur të vdesin njerëzit, njerëzit flasin gjithçka”.

“U kanë ajo deklarata e atij Anton Qunit që e kom tutë Fatmir Haklajn a di… Kam reagu. Ai nuk ish çu prej tavoline… Edhe ai e di mirë që mos me pasë kanë intervenimi im, çka ish bë atë ditë. Se Fatmir Haklaj, kur kanë dalë ushtarët manekena, me sheshira me shëtitë me kallasha në Bajram Curr, ai ka thanë ‘këtu UÇK-ja s’ka çka lypë, këtu unë e mbaj rendin, UÇK-ja e ka vendin në luftë, andej’”, tha Haradinaj.

Atë kohë, Haradinaj tha se “dezertorët” (duke iu referuar ushtarëve që kishin qenë në FARK), ia kishin shprehur atij vullnetin për t’iu bashkuar UÇK-së. Për t’i pranuar, ai tha se i pyeti Kudusi Lamen e Xhavit Halitin.

“Janë dezertorë. Janë ikë prej lufte. Janë pagu brenda. Janë ikë, e kanë lanë Ramushin… Janë ardhë këtu, e kanë pa që kanë bë gabim, shpirtin patriotik e kanë pasë – arsyen pse janë ikë e dinë ata, por kanë dezertu – dhe pastaj një vullnet me u bashku me mu”, tha ai.

“Unë i kam pyet dy njerëz çka me bë. I pari më ka thënë automatikisht po, ‘kjo është detyra më fisnike’, është Kudusi Lame, ndërsa i dyti ka qenë Jashar Salihu. I kam pyet edhe tre njerëz tjerë: Xhavit Halitin. Xhavit Halitit ju kam dhimtë mos po dal edhe unë i tradhtuar qysh e tradhtuan Ramushin. Tha ‘këqyr ke kujdes, se të thonë tani edhe tradhtar’. E thashë mu tradhtar s’un më thonë se jam djali i Smajlit, është problem me më thënë tradhtar, dhe e dyta, jam Nasimi vetë”, tha Haradinaj.

Edhe pse kishin luftuar bashkë, Haradinaj pranoi se ndjente neveri për fraksionin e FARK-ut në Koshare.

Intervistën e plotë të Nasim Haradinajt në Pressing mund ta ndiqni këtu.

JU REKOMANDOJMË

Lushtaku: Kurti s’duhet të ftohet në protestë, më me dëshirë e sheh Thaçin të dënohet

Lushtaku: Kurti s’duhet të ftohet në protestë, më me dëshirë e sheh Thaçin të dënohet
24/08/2026 - 22:39

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk do të duhej të ftohej në protestën e organizuar në mbështetje...

Më shumëDetails

Çitaku pas vrasjes së gruas shtatzënë: A ka ndonjë vend të sigurt për gratë?

Çitaku: E frikshme tendenca e pushtetit ta shtyp çdo fjalë dhe çdo mendim kundër
24/08/2026 - 22:14

Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së një gruaje të re, e cila, sipas saj, u vra nga bashkëshorti i saj në shtëpinë...

Më shumëDetails

“Kanë mbjellë vrerë mbi Drenicën”, Mërgim Lushtaku i përgjigjet Fitore Pacollit

“Kanë mbjellë vrerë mbi Drenicën”, Mërgim Lushtaku i përgjigjet Fitore Pacollit
24/08/2026 - 22:01

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetes Fitore Pacolli lidhur me incidentin e ndodhur muaj më parë në Skënderaj. Rikthimi i...

Më shumëDetails

Zyra e BE i kërkon Kosovës të përafrohet më shumë me Ukrainën dhe t’i ndihmojë në fushën e energjisë

Zyra e BE i kërkon Kosovës të përafrohet më shumë me Ukrainën dhe t’i ndihmojë në fushën e energjisë
24/08/2026 - 21:32

Bashkimi Evropian në Kosovë dhe Shoqata Ukrainase e Kosovës – Urat e Miqësisë kanë shënuar 35-vjetorin e Pavarësisë së Ukrainës në Europe House në Prishtinë, katër vjet e...

Më shumëDetails

Ramadani: Faktin që zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi menjëherë pas Banjskës as s’po tentojnë ta mohojnë

Ramadani: Faktin që zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi menjëherë pas Banjskës as s’po tentojnë ta mohojnë
24/08/2026 - 21:02

Deputeti i AAK-së, Burim Ramadani, ka thnëë se zyrtarët shtetërorë pas sulmit në Banjaska kanë shkuar në Serbi.Ai ka thënë se mund të manipulojnë me fjalë, por e...

Më shumëDetails

Kërcënimi me vrasje ndaj Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan përjashton Skender Llugiqin nga organizata

Kërcënimi me vrasje ndaj Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan përjashton Skender Llugiqin nga organizata
24/08/2026 - 20:39

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka marrë vendim për përjashtimin e anëtarit Skender Llugiqi nga organizata. Vendimi, i datës 22 gusht 2026,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • E dhimbshme: Ky është çifti nga Malisheva që u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit – 25-vjeçarja humbi jetën, burri mbeti i plagosur rëndë

    Arma e babait, kthimi nga Gjermania dhe vdekja e 25-vjeçares shtatzënë– krejt çka dihet për tragjedinë në Malishevë

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Detaje të reja nga hetimet për tragjedinë në KEK – si ndodhi ngjarja ku humbi jetën 32-vjeçari dhe çfarë zbuluan dëshmitë e punëtorëve?

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • E dhimbshme: Ky është kosovari që vdiq në detin e Shëngjinit

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Gjendet pa shenja jete një 55 vjeçar në dyqanin e tij në Mitrovicë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • E dhimbshme: Ky është çifti nga Malisheva që u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit – 25-vjeçarja humbi jetën, burri mbeti i plagosur rëndë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë