Analisti nga Mitrovica, Nexhemdin Spahiu ka risjellë në vëmendje idenë për ndryshimin e kufijve, pas zhvillimeve të fundit të veri.
Ai përmes një postimi në Facebook tha se nuk ka shtet të Kosovës pa veri, shkruan “Veriu.info”.
Sipas tij, “ironia më e madhe është me ata që janë të gatshëm të heqin dorë nga veriu i Kosovës pikërisht ata që pretendojnë se e kanë çliruar Kosovën apo ata që përpiqen ta mbrojnë mitin e rrejshëm të çlirimtarëve të rrejshëm.
Postimi i plotë
Nuk ka shtet të Kosovës pa veri të Kosovës.
Të gjithë idiotëve dhe tradhtarëve të kombit që flasin për ndryshim kufijsh të Kosovës mbi vijat aktuale etnike duhet t’u shtrohet pyetja se si do të funksionojë gjysma e Kosovës (Mitrovica, Vushtrria, Prishtina , Obiliqi, Fushë Kosova, Drenasi, Skënderaj) pa ujë që u vjen nga veriu I Kosovës? Si do të funksionojnë termoelektranat e Obiliqit pa ujë që u vjen nga veriu I Kosovës? Si do të funksionojë Kosova pa energji elektrike?
Ironia më e madhe është me ata që janë të gatshëm të heqin dorë nga veriu i Kosovës pikërisht ata që pretendojnë se e kanë çliruar Kosovën apo ata që përpiqen ta mbrojnë mitin e rrejshëm të çlirimtarëve të rrejshëm.












