Analisti Nexhmedin Spahiu, i cili mbrëmë u vetëpropozua për President të vendit, tha se do të ishte “më i suksesshmi”.
Ai tha në Kosova Live në T7 se këtë e ka thënë “me dhjetëra herë”.
“E kam thënë me dhjetëra herë nëpër televizione, përfshirë edhe T7, për atë se unë do të isha Presidenti më i suksesshëm, nëse do të isha, dhe kjo nuk e di përse pikërisht tash u bë lajm viral”, tha ai.
Spahiu tha se “ta propozosh veten është krejt një gjë normale”.
Ai tha mbrëmë në një koment në Facebook se duhet “një njeri serioz” në krye të shtetit, duke e propozuar më pas veten për këtë pozitë.
“Këtu vetëm një njeri serioz mundet me e marrë këtë detyrë në këtë katrahurë, me përgjegjësi e bindje të plotë se e qet në terezi, e ky është Nexhmedin Spahiu. Çdo dashamir i Kosovës ish dashtë me e përkrah”, ka shkruar Spahiu.













