Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nga 5 mijë metra lartësi, Bayraktarët mund të godasin objektivat dhe mund të survejojnë

16/07/2023 - 20:46
në Kryesore, Lajme
A A
Nga 5 mijë metra lartësi, Bayraktarët mund të godasin objektivat dhe mund të survejojnë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dronët Baryaktar, që Kosova i ka pjesë të arsenalit luftarak, janë efektivë për të survejuar dhe kanë shkallë të lartë preciziteti për të sulmuar objektiva, qofshin ato tanke apo mjete të tjera luftarake. Ata fluturojnë kryesisht në lartësi prej 5 mijë metrash dhe mund të qëndrojë në ajër deri në 24 orë.

Pajisjet më të reja të Forcës së Sigurisë, janë fluturaket që i sollën jo pak dëme ushtrisë ruse, gjatë pushtimit të Ukrainës. Dronët Baryaktar, që Kosova i ka pjesë të arsenalit, janë efektivë për të survejuar dhe kanë shkallë të lartë preciziteti për të sulmuar objektiva, qofshin ato tanke apo mjete tjera luftarake.

“Bayraktarët” u kthyen në sensacion në 2020-n, kur u përdorën në luftën në Nagorno-Karbakh mes Azerbaixhanit dhe Armenisë. Forcat azere të pajisur me këta dronë nga aleati i tyre Turqia, i shkaktuan dëme të shumta ushtrisë armene. Sulmet xhiroheshin nga kjo fluturake dhe më pas postoheshin në rrjete sociale, siç po ndodhë edhe në Ukrainë.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi, numëron disa nga përparësitë e dronëve Bayraktar.

“Janë fluturake të cilat kanë efikasitet në fushëbeteja, sidomos në distanca të shkurta dhe padyshim janë mjete të cilët shpeshherë kanë arritur t’i shmangën mjeteve të navigimit, përkatësisht radarëve të ushtrive të cilave i posedojnë këto mjete”, ka thënë Elezi.

Droni Bayraktar është vetëm 6.5 metra i gjatë, me një hapje krahësh prej 12 metrash dhe ka një motor me 100 kuaj fuqi. Shpejtësia maksimale e tij është 220 kilometra në orë dhe është në gjendje të mbajë një sërë armësh vdekjeprurëse nga arsenali turk. Bayraktar fluturon kryesisht në një lartësi prej 5 mijë metrash. Mund të qëndrojë në ajër deri në 24 orë.

Elezi thotë se këta dronë, janë shumë efikasë edhe për spiunazh.

“E veçanta e këtyre dronëve ka të bëjë jo vetëm në saktësinë në përdorimin e tyre kundër bazave apo mjeteve të rënda luftarake por edhe për arsye të survejimit, vëzhgimit. Këta dronë inteligjentë mendohet që kanë kapacitet të theksuar në survejim, përkatësisht në hulumtim të vendeve ku mund të organizohen aktivitete të fshehta për përgatitje luftarake, mund të zbulohen mjete të ndryshme të cilat mund të jenë të rrezikshme, po ashtu mund të zbulohen edhe baza ushtarake dhe mjete të ndryshme si tanket apo diçka tjetër”, ka shtuar Elezi.

Turqia pretendon se dronët e prodhuesit “Baykar” nuk mund të përdoren kundër ushtrisë së tyre, meqë supozohet se kanë të instaluar një sistem që i pengon ata të sulmojnë caqet turke.

Llogaritet që vlera e një droni të tillë është 5 milionë euro, gjashtëfish më e lirë se e atyre amerikanë “Reaper”.

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë