Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nga karburantet te ushqimet: Çmimet “shpërthejnë” në mars – ekspertët kërkojnë masa urgjente

20/04/2026 - 08:24
në Lajme
A A
Nga karburantet te ushqimet: Çmimet “shpërthejnë” në mars – ekspertët kërkojnë masa urgjente
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Çmimet në Kosovë kanë shënuar rritje të re gjatë muajit mars 2026, duke reflektuar vazhdimin e presionit mbi koston e jetesës së qytetarëve.

Sipas të dhënave më të fundit, inflacioni vjetor ka arritur në 6.7%, ndërsa inflacioni mujor është regjistruar në 1.5% krahasuar me muajin shkurt. Rritja mujore është ndikuar kryesisht nga shtrenjtimi i karburanteve dhe lubrifikantëve për transport personal, si dhe nga rritja e çmimeve të produkteve ushqimore si perimet, mishi dhe pemët.

Ndikim në indeksin e përgjithshëm të çmimeve kanë pasur sidomos karburantet, të cilat kanë shënuar rritje të lartë, ndërsa shtrenjtimi i ushqimeve bazë po vazhdon të rëndojë buxhetin e familjeve kosovare.

Megjithatë, në disa kategori është regjistruar rënie e çmimeve, përfshirë energjinë elektrike dhe disa lëndë djegëse, por kjo nuk ka mjaftuar për të ndalur trendin e përgjithshëm të rritjes së inflacionit.

Sipas ekspertëve të ekonomisë dhe përfaqësuesve të organizatave për mbrojtjen e konsumatorit, situata aktuale ekonomike po shfaq shenja shqetësuese që kërkojnë ndërhyrje më të shpejtë institucionale dhe politika më efektive për stabilizimin e tregut dhe mbrojtjen e konsumatorit.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka paralajmëruar se rritja e inflacionit po ndikon drejtpërdrejt në përkeqësimin e standardit jetësor të qytetarëve, duke i detyruar ata të paguajnë më shumë dhe të konsumojnë më pak.

“Inflacioni e varfëron qytetarin e Kosovës, çka nënkupton se qytetarit i ulet standardi jetësor, bie vlera e parasë, e sidomos te produktet të cilat i përdorim çdo ditë. Për këtë arsye qytetarët do të paguajnë më shtrenjtë dhe do të blejnë më pak produkte se që kanë blerë më herët”, tha Rafuna.

Ai theksoi se ndërhyrjet direkte në çmime nga ana e Qeverisë nuk janë zgjidhje dhe mund të kenë pasoja negative për ekonominë.

“Nuk është zgjidhje të stopohen çmimet dhe nuk duhet të bëhet kjo, është gjë e rrezikshme nëse qeveria vendos t’i ulë çmimet në mënyrë administrative”, u shpreh ai.

Sipas Rafunës, institucionet duhet të fokusohen në politika fiskale, administrative dhe monetare për të përballuar situatën ekonomike, si dhe të mbështesin prodhuesit vendorë.

“Qeveria duhet të lëvizë me politikat fiskale, me politikat administrative dhe me politika monetare, edhe pse nuk kemi monedhë tonën, duhet të ndihmojë prodhuesit kosovarë”, deklaroi ai.

Ai kritikoi edhe mungesën e reagimit në kohë nga ana e institucioneve, duke përmendur kërkesën e Odës Ekonomike për uljen e TVSH-së në derivate.

“Qeveria është vonuar shumë. Ne si Odë Ekonomike para një muaji kemi kërkuar, sidomos te pjesa e derivateve, që të ndërhyhet me uljen e TVSH-së, por kjo nuk është marrë për bazë. Deri tani nuk ka masa konkrete, ndërsa çmimi i derivateve e rrit normalisht inflacionin dhe çmimet e produkteve që i konsumojmë”, theksoi Rafuna.

Kryetari i Organizatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, në një prononcim për FrontOnline ka vlerësuar se inflacioni në Kosovë po ka ndikim të rëndë dhe shumë më të madh sesa shifrat zyrtare.

Sipas tij, situata ekonomike është alarmante dhe po rrezikon jo vetëm shtresat e varfra, por edhe ato të mesme.

“Ndikimi është tronditës dhe trishtues. Nëse kemi parasysh faktin se para 5-6 vitesh shtresa e varfër ka falimentuar, ndërsa tani rrezikohet edhe shtresa e mesme që mbijeton me kredi dhe overdrafte; nëse kemi parasysh se ne si qytetarë konsumatorë inflacionin nuk e ndjejmë 6.7%, por deri në 16.7%; dhe nëse e kemi parasysh se kjo Qeveri nuk e njeh dhe nuk i ndjen nevojat e qytetarit konsumator, atëherë them se ne ndjehemi si bonjakë”, deklaroi Kaçaniku për FrontOnline.

Ai theksoi se rritja e çmimeve të karburanteve dhe produkteve bazë po ndikon drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve, duke shtuar stresin dhe pasigurinë sociale.

“Jemi të stresuar dhe të traumatizuar nga trajtimi i pa dinjitetshëm ndër vite. Edhe ‘kursimet’ e kësaj legjislature po reflektohen me ulje të imunitetit shëndetësor dhe rritje të kërkesave për trajtime mjekësore, si dhe me rritjen e numrit të qytetarëve që po kërkojnë perspektivë jashtë vendit”, u shpreh ai.

Kaçaniku kritikoi edhe debatin politik në vend, duke thënë se përplasjet mes pozitës dhe opozitës nuk po sjellin zgjidhje konkrete për qytetarët.

“Debati pozitë-opozitë për ‘mirëqenien’ e qytetarit në të vërtetë po na dëmton dhe po na largon nga të drejtat dhe interesat tona ligjore. Ne kemi nevojë për trajtim dinjitoz dhe masa konkrete”, tha ai.

Duke folur për faktorët që kanë ndikuar në rritjen e çmimeve, ai përmendi zhvillimet globale, por theksoi se Qeveria duhet të ndërhyjë me politika më efektive.

“E kuptojmë se rritja e çmimeve të karburanteve nisi me pandeminë, vijoi me luftën në Ukrainë dhe po manifestohet edhe më tej. Por Qeveria mund ta mbajë normën e akcizës dhe të TVSH-së në vlera nominale dhe duhet të ndërhyjë me masa lehtësuese për sektorët që ndikojnë drejtpërdrejt në standardin jetësor”, deklaroi ai për FrontOnline.

Sipas tij, pothuajse të gjitha produktet dhe shërbimet po rëndojnë qytetarin, ndërsa veçoi energjinë elektrike, ujin dhe importin e lartë.

“Energjia elektrike është manipuluar në interes të politikës, ndërsa qytetari ka shërbyer si ‘dele për qethje’. Edhe uji paguhet padrejtësisht, pasi humbjet teknike i bart qytetari i rregullt. Importi mbi 90% po e pengon zhvillimin e prodhimit vendor”, u shpreh ai.

Në fund, Kaçaniku theksoi se qytetarët nuk po mbrohen sa duhet dhe kërkoi ndryshime urgjente.

“Qytetari konsumator taksapagues nuk është njohur asnjëherë si duhet. Asnjë parti politike nuk ka program serioz për mbrojtjen e konsumatorit dhe zbatueshmëria e ligjeve është e pamjaftueshme. Duhet konsolidim i tregut, kontroll më i madh i importeve dhe krijimi i një Ministrie për mbrojtjen e konsumatorit me të drejtë vetoje ndaj vendimeve që dëmtojnë interesat e tij”, përfundoi Kaçaniku për FrontOnline.

Njohësi i ekonomisë, Jakup Bellaqa, në një prononcim për FrontOnline vlerëson se inflacioni prej 6.7% i publikuar për muajin mars 2026 është shqetësues dhe ndikon drejtpërdrejt në fuqinë blerëse të qytetarëve.

Ai thotë se ky nivel i inflacionit është më i lartë se në periudhat e kaluara dhe po e bën më të vështirë përballimin e shpenzimeve të jetesës për familjet kosovare.

“Sipas publikimit të fundit nga ASK për muajin mars 2026, inflacioni është 6.7 për qind. Në krahasim me marsin e vitit paraprak, ky nivel është shqetësues, sepse është më i lartë se në periudhat e kaluara dhe e dobëson fuqinë blerëse, duke u bërë i papërballueshëm për ekonominë familjare dhe atë të përgjithshme”, tha Bellaqa për FrontOnline.

Sipas Bellaqës, faktorët e inflacionit janë të kombinuar, si të brendshëm ashtu edhe të jashtëm, por ndikim të veçantë ka rritja e çmimeve të derivateve të naftës dhe benzinës.

Bellaqa thotë se kjo rritje ka ndikuar në zinxhirin e furnizimit të produkteve bazë dhe higjieno-sanitare, duke prekur më së shumti qytetarët me të ardhura të ulëta, si pensionistët dhe rastet sociale, por edhe shtresën e mesme.

“Shkaqet dhe faktorët janë të jashtëm dhe të brendshëm, përkatësisht të kombinuar, por konkretisht rritja e çmimeve të derivateve të naftës dhe benzinës e ka vështirësuar zinxhirin furnizues për produktet bazike joelastike dhe higjieno-sanitare, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve, sidomos te kategoritë me të ardhura të ulëta, si ato pensionale dhe sociale, por edhe te kategoritë me të ardhura të mesme”, tha ai për FrontOnline.

Ai shton se në situata të tilla ekonomike është e nevojshme ndërhyrja e shtetit përmes masave si vendosja e çmimeve tavan dhe pakove mbrojtëse antiinflacion, me qëllim krijimin e një ekuilibri më të qëndrueshëm ekonomik për qytetarët.

‘’Sigurisht, në situata inflacioni duhet një projekt për çmimet tavan, si praktikë e vendeve me ekonomi të zhvilluar, si dhe subvencionimi i qytetarëve aq sa është niveli i inflacionit, përmes pakove mbrojtëse antiinflacion, duke krijuar një ekuilibër socio-ekonomik të përballueshëm për jetën e qytetarëve”, tha Bellaqa

JU REKOMANDOJMË

Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit

Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
20/04/2026 - 09:20

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për emërimin e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore Telekomi i Kosovës Sh.A. Kryeministri i...

Më shumëDetails

Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Pasuria e fituar paligjshëm, nuk është fituar kurrë

Kurti mbajti mbledhje elektronike, ndan 10 mijë euro për një konferencë dhe miraton raportin për buxhetin
20/04/2026 - 09:06

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të vijojnë sa më shpejt me miratimin e projektligjeve...

Më shumëDetails

Zgjedhja e presidentit, vjen reagimi i fundit nga Kurti

Kurti “shliron” dorën, ofron poste qeveritare për komunitet jo shumicë
20/04/2026 - 08:47

Gjatë ditës së sotme po mbahet mbledhja e radhës e Qeverisë së Kosovës. Në këtë mbledhje kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur edhe për çështjen e presidentit....

Më shumëDetails

Nis mbledhja e qeverisë, Kurti njofton për mjetet e transferuara nga KE-ja

Kurti premton pagën e 13-të, për të gjithë punonjësit e sektorit publik
20/04/2026 - 08:39

Ka nisur tashmë mbledhja e 11-të e Qeverisë së Kosovës. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka njoftuar për mjetet e ndara nga Komisioni Evropian. Sipas tij, nga 61,...

Më shumëDetails

Çështja e presidentit, takohen sot Kurti me Abdixhikun

Çështja e Presidentit/ Një orë nga takimi Kurti-Abdixhiku
20/04/2026 - 08:11

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet të zhvillojë sot një takim të radhës me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, në përpjekje për të arritur një marrëveshje lidhur me...

Më shumëDetails

Pas Qeverisë, mblidhet edhe Kryesia e Kuvendit

Konjufca kritikon ndërkombëtarët, opozita pushtetin: Çka u tha pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit?
20/04/2026 - 08:00

Përveç mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, e cila mbahet sot nga ora 08:00, gjatë ditës do të mblidhet edhe Kryesia e Kuvendit. Takimi i dytë pritet të nisë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë të arrestuarit për bixhoz ilegal në Mitrovicë (Emrat)

    Këta janë të arrestuarit për bixhoz ilegal në Mitrovicë (Emrat)

    566 Shpërndaje
    Shpërndaje 226 Tweet 142
  • Bastisje në 13 lokacione në Vushtrri për bixhoz ilegal – arrestohen 6 persona(Emrat)

    223 Shpërndaje
    Shpërndaje 89 Tweet 56
  • Elijona ‘përvëluese’ me fotot e fundit me bikini nga Egjipti

    206 Shpërndaje
    Shpërndaje 82 Tweet 52
  • Nuk ndalet Eliona, vjen edhe me një foto ‘bombastike’ nga Egjipti (+16)

    163 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • Në aksionin kundër skemave piramidale dhe bixhozit u arrestua edhe Arbër Berani, pronari i fitnesit luksoz NOX Gym Athletics

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë