Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nga ‘shko Hashim’ te letra e ‘dyshimtë’: Qëndrimet e Kurtit për gjykimin e madh në Hagë

10/09/2026 - 20:20
në Kryesore, Lajme
A A
Nga ‘shko Hashim’ te letra e ‘dyshimtë’: Qëndrimet e Kurtit për gjykimin e madh në Hagë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë deri te momenti që po pritet me ankth të madh, shpallja e aktgjykimit në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Për shumë qytetarë, ky nuk është thjesht një vendim gjyqësor, por një moment që mund të lërë gjurmë në kujtesën e vendit.

Megjithatë, nga Qeveria e Albin Kurtit për këto vjet, fjalët shpesh kanë qenë të pakta. Heshtja ka qenë më e zëshme se deklaratat.

Të martën, më 9 shtator, vetëm shtatë ditë para verdiktit, kryeministri në detyrë Albin Kurti u pyet nga gazetarët nëse kishte marrë ndonjë informacion për epilogun e këtij procesi.

Përgjigjja e tij ishte e shkurtër: “Nuk kam asnjë informacion”.

Kurti ndër vite ka qenë një prej kritikëve të votimit për themelimin e Gjykatës Speciale. Madje, këtë vendim ai e kishte cilësuar si “veprim kardinal”.

“Ajo çfarë po shohim është pasojë e re e gabimeve të moçme. Nuk e di a është e qëllimshme para nisjes se dialogut në Uashington, e di që lufta e UÇK-së është luftë e drejtë, është luftë kundër një agresori dhe okupatori që kishte kryer gjenocid dhe se luftëtarët e lirisë, veteranët e invalidët e UÇK-së-se edhe politikisht e historikisht janë në të drejtën e tyre. S’do mend që kjo ngritje e aktakuzave dëmton reputacionin e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare”, kishte deklaruar ai.

Më 5 nëntor 2025, Kurti zbuloi përmes nje postimi në Facebook, se kishte kërkuar lirimin e ish-katërshes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke i drejtuar një letër edhe kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.

Letra, sipas dokumentit, i ishte dërguar kryetares së Gjykatës Speciale më 21 nëntor 2022, por kryeministri në detyrë “e zbuloi” për publikun më 5 nëntor 2025, pra, pas gati tre vitesh.

No photo description available.Por, Kurti kishte kërkuar liri për Thaçin në adresën e gabuar. Letra nuk ishte dërguar në atë përkatëse, siç kishte sqaruar zëdhënësi i Gjykatës Speciale për Klan Kosovën.

https://klankosova.tv/letra-e-dyshimte-kurti-lypi-liri-per-thacin-ne-adrese-te-gabuar-video

Megjithatë, qëndrimi i tij ndaj ish-eprorëve të UÇK-së nuk ka qenë gjithmonë mbështetës.

Vetëm disa muaj më herët, më 3 korrik 2025, në një emision televiziv, kryeministri në detyrë kishte bërë një deklaratë të fortë ndaj Partisë Demokratike të Kosovës, duke thënë se kjo parti ka “pesë kryetarë”, të cilët, sipas tij, marrin instruksione nga Haga.

“Unë prej përvojës politike dhe prej lajmeve dhe krejt çfarë dihet publikisht, e kam të qartë që PDK nuk është reformuar. Në PDK ekzistojnë ose 4, ose 5 kryetarë. Nuk e di a i ka 4 a 5, por jam i sigurtë që nuk i ka 3, nuk i ka as 2, as 1. Janë edhe dy ish-kryetarët në Hagë, të cilët duhet t’i vizitojnë shpesh edhe për instruksione politike”, kishte deklaruar ai.

Kjo deklaratë kishte ngjallur reagime të ashpra në opinion, në veçanti në vetë Partinë Demokratike të Kosovës.

Para se Albin Kurti të bëhej kryeministër, qëndrimi i tij ndaj ish-komandantëve të UÇK-së ishte dukshëm më kritik dhe i ashpër.

Në deklaratat e tij të asaj kohe, ai i kishte cilësuar disa prej tyre edhe si “kriminelë”, ndërsa për ish-komandantët kishte thënë se “kanë qenë një vit komandantë e 14 vjet biznesmenë”.

“Kjo është një logjikë e biznesit. Po për mua nuk është e çuditshme. Se edhe disa prej jush që jeni zyrtarë të lartë të PDK-së që thoni se jeni komandata, keni qenë komandanta 1 vjet e 14 vjet biznesmena. Nuk është 14 vjet komandantë lufte dhe 1 vjet në biznes, por 1 vjet e 14 vjet në biznes. Prandaj edhe unë kam harru kur keni qenë ju komandantë”, pati deklaruar ai në Kuvend më 27 qershor 2013-të.

Por, një nga deklaratat që mbeti më së shumti në kujtesën publike ishte thirrja e përsëritur “Shko Hashim”, plot 18 herë”, drejtuar atëbotë presidentit të Kosovës, Hashim thaçi, me të cilën Kurti i kërkonte të shkonte në Hagë.

“Sepse, si po e mendon këtë punë Hashim? Dhjetëra luftëtarë e pjesëtarë të UÇK-së, Sylejman Selimi, Sami Lushtaku, Rrustem Mustafa e deri te Sokol Dobruna, Kadri Veseli e Xhavit Haliti të shkojnë në Hagë, kurse ti në Prishtinë të jesh president me Baton Haxhiun?! Shko ti në vend të të gjithë atyre Hashim. Shko në Hagë. Për ata. Për vete. Shko. Mos e malltreto popullin dhe shtetin, shokët dhe vetveten. Shko ti”.

JU REKOMANDOJMË

Krasniqi bën thirrje për bashkim: Më 12 shtator të dalim në marsh, mbështetje morale u kemi borxh

Krasniqi: Jasharët do të duhej t’i prinin secilit proces, por nuk mund ti kërkojmë llogari pse nuk janë prezent në protesta
10/09/2026 - 20:04

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dardan Krasniqi, ka bërë thirrje për bashkim dhe solidaritet shoqëror, duke u kërkuar qytetarëve që më 12 shtator të marrin pjesë në...

Më shumëDetails

Gjashtë ditë para verdiktit në Hagë, LIRIA KA EMËR i fton diasporën në tubim me 15 dhe 16 shtator – detaje

Gjashtë ditë para verdiktit në Hagë, LIRIA KA EMËR i fton diasporën në tubim me 15 dhe 16 shtator – detaje
10/09/2026 - 19:42

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator të mblidhen në Hagë, në pritje të vendimit për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare...

Më shumëDetails

Mustafa: Kush frikësohet nga zgjedhjet të rirreshtohet, diaspora të mos imponojë diktaturë

Mustafa mbështet marshin për drejtësisë: Kosova është e lirë nga UÇK, NATO e politika e menqur e Ibrahim Rugovës
10/09/2026 - 19:36

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka kritikuar qasjen e Vetëvendosjes lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit. “Me këtë sjellje të VV-së, si parti me...

Më shumëDetails

Miftaraj: Nëse deri më 4 tetor s’kemi president, më 5 tetor pushon së ekzistuari Kushtetuta

Presidenti izraelit në Gaza, thotë se po veprohet “në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”
10/09/2026 - 19:23

Ehat Miftaraj nga IKD ka ngritur shqetësime për situatën institucionale në Kosovë, duke paralajmëruar pasoja të rënda nëse deri më 4 tetor nuk zgjidhet presidenti i ri i...

Më shumëDetails

Rama: Qeveria e “vadës së Lupçit” vendosi t’i bllokojë punimet në “Ishullin Urban”

Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon
10/09/2026 - 18:54

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar sërish Qeverinë e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje për bllokimin e projekteve kapitale në kryeqytet. Rama ka deklaruar se Qeveria, pa dhënë...

Më shumëDetails

Turnir garues në shah në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë

Turnir garues në shah në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë
10/09/2026 - 18:42

Për herë të parë në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë është organizuar një turnir garues në lojën e shahut, në të cilin morën pjesë të burgosur të komuniteteve...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Çun Lajçi del kundër Albin Kurtit: A s’u ngope me inatet e të tri partive? A s’the se ne s’jemi si ata?

    Çun Lajçi del kundër Albin Kurtit: A s’u ngope me inatet e të tri partive? A s’the se ne s’jemi si ata?

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Çfarë ndodh me Haxhiun pas 4 tetorit? Daka sqaron situatën

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Kafe me Edi Ramën apo Albin Kurtin? Kjo është përzgjedhja e Vjosa Osmanit

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Arrestohet Adhurim Konjufca, i dyshuar për gjuajtjen me armë ndaj një autosalloni në Veternik

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • “Shkurt, po jo” Publikohen incizime të Thaçit brenda qendrës së paraburgimit, Prokuroria pretendon se përmbajtja është tronditëse

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë