Mateo dhe Brikena, dy nga personazhet e komentuar të “Big Brother VIP Albania”, kanë tërhequr vëmendjen me foton e fundit të publikuar në rrjetet sociale nga pushimi i tyre.
Në imazhin e ndarë me ndjekësit, ata shfaqen në një ashensor, të dy të veshur me të bardha dhe me një paraqitje elegante.
Kombinimi i tyre ka marrë reagime të shumta nga fansat, të cilët kanë komentuar stilin dhe afrimitetin që përcjell fotografia.
Çifti vijon të jetë në vëmendjen e publikut edhe pas përfundimit të aventurës së tyre në ekran./Indeksonline/














