Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Një erë fryn, këtu ndalet rryma”, shumë biznese të dëmtuara nga ndërprerjet e energjisë

09/01/2025 - 18:48
në Kryesore, Lajme
A A
“Një erë fryn, këtu ndalet rryma”, shumë biznese të dëmtuara nga ndërprerjet e energjisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Me produkte të shkatërruara, pajisje të dëmtuara dhe kosto të shtuara, shumë biznese në Kosovë – nga furrat e bukës e deri te fabrikat e mëdha – janë dëmtuar nga ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike së voni. Probleme me rrymë, Kosova ka prej vitesh, kryesisht për shkak të vjetërsisë së termocentraleve.

Ende pa lindur dielli, furrtari Vllaznim Likaj kuptoi se në ditën e 30 dhjetorit të vitit të kaluar do ta kishte të pamundur ta mbushte furrën e tij me bukë, kifle, byrekë e pica.

Gjatë fundit të dhjetorit, në fshatin Davidoc të Shtimes – ku Likaj është shpërngulur nga Prizreni që katër vjet për të hapur furrën e tij – kishte ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike.

Ndërprerjet nganjëherë zgjasnin deri në pesë a gjashtë orë. Edhe kur kishte rrymë, Likaj thotë se tensioni jostabil ia dëmtonte pajisjet me të cilat punon.

“Dy siguresa të furrës i dogji krejt. Edhe një tjetër e dogji më vonë për shkak se herë vinte rrymë shumë e fortë, herë ndalej krejt”, tregon Likaj për Radion Evropa e Lirë.

Likaj, bashkëshortja dhe vajza e tij punojnë së bashku që ta bëjnë brumin, ta lënë atë të vijë për një kohë të caktuar, pastaj ta pjekin në temperaturë e kohë të caktuar, për t’iu shitur klientëve prodhime të nxehta në mëngjes, drekë e darkë.

Në zanatin që e ka trashëguar familja e tij që tre breza, çdo gjë duhet të jetë e planifikuar me orar. Por, planet shpeshherë u kanë dështuar.

“E kemi ditur që do të ketë probleme me rrymë, por jo bash kështu. Ka ndikuar shumë në cilësinë e prodhimit. Na mbeste brumi i ardhur, detyroheshim ta gjuanim. Shkurt e shqip, jemi dëmtuar”, thotë Likaj.

Por, nuk është vetëm furra “Te Rrethi” e Likajt që është përballur me këto probleme.

Lulzim Rafuna nga Oda Ekonomike e Kosovës tregon për REL-in se pothuajse të gjitha bizneset janë dëmtuar në një formë apo tjetër nga ndërprerjet e energjisë elektrike në vend.

Nevoja që bizneset të pajisen me gjeneratorë i bën prodhimet e tyre më pak konkurruese në treg, paralajmëron Rafuna.

“Sidomos kur je prodhues jo shumë i madh, kjo e rrit koston e prodhimit dhe menjëherë e bën produktin jonkonkurrent me produkte të tjera ose produkte të importuara”, thotë Rafuna.

Sipas tij, problemet po vazhdojnë ende – edhe tani kur ndërprerjet e energjisë elektrike nuk janë të shpeshta si në dhjetor të vitit të kaluar – pasi që, siç thotë, tensioni i rrymës nuk është ende stabil.

“Në momentin që ndalet rryma, i gjithë prodhimi që është në proces, shkon dëm. Në rast se linjat e reja të prodhimit nuk e kanë shumë stabil tensionin, atyre u shkaktohen probleme dhe dëme”, shton Rafuna.

Pikërisht këtë problem e ka ende Milazim Berisha, pronar i fermës dhe qumështores “Eurolona”.

Në kompaninë e tij në Fushë Kosovë nuk kishte rrymë as më 8 janar, kur ai i tregoi REL-it për problemet që i kanë shkaktuar ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike.

“Ditëve të fundit kemi pasur ndërprerje deri në 12 apo 13 orë brenda 24 orëve. Ju garantoj që secila pajisje në linjat tona të prodhimit është e dëmtuar”, thotë Berisha për REL-in.

Ai thotë se investimi në pajisje moderne të teknologjisë së fundit i është kthyer si bumerang. Këto pajisje më moderne janë plotësisht elektronike dhe atyre u duhet energji stabile për të funksionuar.

“Problemi është që nuk kemi as ekspertë apo mjeshtër të mjaftueshëm në Kosovë që e bëjnë riparimin e tyre. Shumë më lehtë kemi punuar kur kemi pasur modele të vjetra, që kanë qenë gjysmë-automatike”, thotë Berisha.

Ai thotë se ka investuar edhe në rreth dhjetë gjeneratorë të kapaciteteve të ndryshme, por se pajisjet e reja nuk e durojnë as kalimin e energjisë nga rrjeti energjetik i Kosovës në gjeneratorë.

Investimet thotë se ishte i detyruar t’i bënte para disa vitesh, shkaku i mungesës së punëtorëve.

“Këto pajisje që janë të nevojshme edhe për të qenë konkurrentë me [prodhimet e] Evropës, nuk janë të përshtatshme për këtë infrastrukturë në Kosovë. Vetëm një erë e lehtë nëse fryn, këtu ndalet rryma”, thotë ai.

Berisha ende nuk e di se sa është vlera e dëmeve që ka pësuar, por për një gjë është i sigurt: dëme ka pasur.

Ai tregon se kur ndërpritet furnizimi me energji në linjat e prodhimit, produkti që është në prodhim e sipër, shkon dëm, pasi që pajisjet ndalojnë menjëherë së punuari.

Qumështi që ka qenë në shishe mbetet, ta zëmë, pa kapakë dhe prishet shumë më shpejt se kur është i mbyllur siç duhet.

Rafuna tregon se Oda Ekonomike ka dërguar plot ankesa në Kompaninë Kosovare për Shpërndarjen e Energjisë (KEDS) dhe në Ministri të Zhvillimit Ekonomik për dëmet e shkaktuara ndaj bizneseve, por thotë se kërkesat kanë hasur në vesh të shurdhër.

Vetë Lika dhe Berisha nuk kanë tentuar të kërkojnë kompensim në KEDS. Ata thotë se në punën e tyre u duhet të bëjnë zgjidhje shpejt për ta kufizuar dëmin. Për këtë arsye, të dy kanë tentuar të gjejnë mjeshtër për t’i rregulluar pajisjet.

“S’kemi pasur as kohë të ankohemi”, thotë Lika.

“Na shkoi jeta duke u ankuar dhe tash po i marrim si normale këto probleme”, shton Berisha.KEDS-i nuk është përgjigjur në pyetjet e REL-it se sa kërkesa për kompensime kanë pranuar dhe sa është vlera e dëmeve të shkaktuara gjatë periudhës kur kishte ndërprerje më të shpeshta të rrymës.

Ngjashëm, as Ministria e Zhvillimit Ekonomik nuk ka treguar nëse ka ndonjë plan për t’i mbështetur bizneset që janë dëmtuar.

Gjatë kohës sa problemet me furnizim me energji elektrike kanë qenë të pranishme kudo nëpër Kosovë, institucionet u kanë bërë thirrje qytetarëve që ta kursejnë atë, për shkak të mbingarkesës së rrjetit.

Por, pronarët e shumë bizneseve s’funksionojnë dot pa energji elektrike.

“Një gjë mund t’ju them: unë, personalisht, nëse do të mund ta ktheja kohën prapa, as edhe një cent nuk do ta investoja. Dhe, jam prej atyre që kam qenë jashtë Kosovës dhe jam kthyer”, thotë Berisha. /REL/

JU REKOMANDOJMË

“Tani është radha jonë”, Trump urdhëron sulme drejt Iranit pas raketave ndaj bazave amerikane

“Tani është radha jonë”, Trump urdhëron sulme drejt Iranit pas raketave ndaj bazave amerikane
30/07/2026 - 09:33

Ushtria amerikane thotë se ka përfunduar një valë të fuqishme sulmesh ndaj Iranit, si hakmarrje për sulmet e dështuara me raketa balistike të së martës kundër forcave amerikane....

Më shumëDetails

VV-ja mban një konferencë shtypi para Prokurorisë Speciale në Prishtinë

VV-ja mban një konferencë shtypi para Prokurorisë Speciale në Prishtinë
30/07/2026 - 09:26

Grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, në Kuvendin Komunal të Prishtinës, do të mbajë konferencë përpara Prokurorisë Speciale. Konferenca është ftuar në orën 10:00. “Ju njoftojmë se sot,...

Më shumëDetails

Temperaturat e larta, sot kufizohet qarkullimi për automjetet me mallra mbi 20 tonë

Temperaturat e larta, sot kufizohet qarkullimi për automjetet me mallra mbi 20 tonë
30/07/2026 - 09:16

Për shkak të temperaturave të larta, sot do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave mbi 20 tonë nga ora 11:00 deri në 17:30....

Më shumëDetails

Pantina: Nuk besoj në shitblerjen e votës për shkarkimin e Abdixhikut

Pantina: Nuk besoj në shitblerjen e votës për shkarkimin e Abdixhikut
30/07/2026 - 09:04

Anëtarja e LDK-së, Shqipe Pantina në një lidhje direkte në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se lobimi dhe diskutimet brenda një partie janë pjesë normale e proceseve demokratike,...

Më shumëDetails

Rënie e vazhdueshme, gjithnjë e më pak biznese të reja po hapen në Kosovë

Rënie e vazhdueshme, gjithnjë e më pak biznese të reja po hapen në Kosovë
30/07/2026 - 08:57

Hapja e bizneseve të reja në Kosovë vijon të bjerë për të tretin muaj radhazi, duke u larguar gjithnjë e më shumë nga kulmi i regjistruar në mars,...

Më shumëDetails

Skenderaj: Babai ia dha armën djalit 16-vjeçar për të shtënë në aheng – Policia ia bastis shtëpinë

Skenderaj: Babai ia dha armën djalit 16-vjeçar për të shtënë në aheng – Policia ia bastis shtëpinë
30/07/2026 - 08:42

Një aheng familjar në fshatin Kozhicë të Skenderajt është kthyer në objekt hetimi, pasi të shtënat me armë zjarri çuan në identifikimin e dy personave të dyshuar, babë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: “Sapphire Med” e turqve Kaya dhe Goç u kap me staf të palicencuar për mbjellje flokësh dhe shërbime të palicencuara

    Skandal: “Sapphire Med” e turqve Kaya dhe Goç u kap me staf të palicencuar për mbjellje flokësh dhe shërbime të palicencuara

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Grimeri shqiptar fejohet me një mashkull

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Pse i pëlqeu postimet e Lule Gjelit në Facebook? Flet Tomë Gashi

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Deputeti i ri serb i referohet Kosovës në Kuvendin serb si “fqinjët tanë”, eskalon Brnabiq

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Eskalon Burri i Albulena Haxhiut, e quan “vrasës” Përparim Ramën

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë