Një shtetas turk, 25-vjeçar, është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur më 22 maj rreth orës 17:00 në stacionin policor “Jugu” në kryeqytet, ku i dyshuari ishte paraqitur në stacion policor.
Gjatë komunikimit me zyrtarët policorë, i dyshuari folur në gjuhën turke dhe në një moment kishte nxjerrë një thikë nga xhepi.
Policia ka ndërhyrë menjëherë duke arrestuar të dyshuarin, ndërsa, me vendim të prokurorit kujdestar, ai është dërguar në mbajtje.
Sipas autoriteteve, intervistimi i tij do të zhvillohet pasi të sigurohet një përkthyes dhe në prani të avokatit mbrojtës.
Rasti është duke u hetuar.














