Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Nuk më pëlqejnë këto gjëra” – Trump dyshohet për marrëdhënie romantike me ndihmësen, Melania shfaq pakënaqësi

19/08/2026 - 10:13
në Lajme
A A
“Nuk më pëlqejnë këto gjëra” – Trump dyshohet për marrëdhënie romantike me ndihmësen, Melania shfaq pakënaqësi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Spekulimet publike për afërsinë mes presidentit amerikan Donald Trump dhe një prej ndihmëseve të tij më të afërta, Natalie Harp, raportohet se kanë shkaktuar pakënaqësi te zonja e parë Melania Trump.

Debati u rikthye në qendër të vëmendjes pasi senatori demokrat i Xhorxhias, Jon Ossoff, ironizoi presidentin amerikan duke lënë të kuptohej se ai ishte i shpërqendruar nga detyrat e tij dhe i përfshirë në një marrëdhënie jashtëmartesore me Harpin.

Në një fjalim të dielën, Ossoff tha se Trump “nuk dëshiron të bëjë punën” dhe se është më i interesuar të ndërtojë sallën e re të ballos në Shtëpinë e Bardhë dhe të udhëtojë me Natalie Harp në avionin presidencial, të cilin e përshkroi në mënyrë ironike si “pallatin e tyre fluturues”.

Komentet shkaktuan reagime të ashpra nga disa prej bashkëpunëtorëve më të afërt të Trumpit. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Davis Ingle, e sulmoi ashpër senatorin Ossoff, ndërsa drejtori i komunikimeve të Shtëpisë së Bardhë, Steve Cheung, e quajti atë një “humbës” në një postim në rrjetin social X.

Vetë Trump nuk pranoi të komentonte drejtpërdrejt mbi akuzat. Kur u pyet nga gazetarët në Zyrën Ovale, ai e cilësoi Ossoff si një “imitues të Pee-wee Herman”, duke iu referuar personazhit të njohur të komedisë amerikane.

“Melania nuk i pëlqen këto gjëra” – Sipas një personi pranë Shtëpisë së Bardhë, reagimi i fortë i administratës ndaj komenteve të senatorit lidhet pjesërisht me faktin se “zonja e parë nuk i pëlqen këto lloj gjërash”.

I njëjti burim, i cituar nga media amerikane Semafor, tha se Trump “zemërohet shumë” kur bëhen spekulime publike për jetën e tij personale.

Burimi e përshkroi gjithashtu Harpin si një prej bashkëpunëtoreve më të bindura të presidentit, duke thënë se ajo “do të hidhej më lart se kushdo tjetër në dhomë” kur Trump i kërkon diçka.

Megjithatë, nuk ka prova të konfirmuara publikisht se Trump dhe Harp kanë një marrëdhënie romantike. Spekulimet për një lidhje mes tyre kanë qarkulluar për shkak të afërsisë së tyre të dukshme dhe faktit që Harp është shfaqur gjithnjë e më shpesh pranë presidentit.

Natalie Harp – Natalie, 35 vjeçe, ka qenë më parë prezantuese në rrjetin konservator One America Neës Netëork dhe prej vitesh është pjesë e rrethit politik të Trump.

Gjatë fushatës presidenciale të vitit 2024, ajo u bë e njohur me nofkën “printeri njerëzor”, pasi mbante vazhdimisht me vete një printer për të printuar artikuj dhe materiale që mund t’i interesonin Trumpit.

Në fillim të mandatit të dytë të Trumpit, Harp u punësua si asistente ekzekutive e presidentit në Shtëpinë e Bardhë.

Roli i saj pranë Trumpit ka tërhequr vëmendje edhe për mënyrën se si ajo i paraqet atij informacionet dhe lajmet e ditës. The New York Times ka raportuar më herët se disa persona brenda rrethit të Trumpit kanë shprehur shqetësime se ajo mund të ketë ndikim të madh mbi mënyrën se si presidenti i percepton zhvillimet aktuale.

Sipas këtyre raportimeve, Harp është akuzuar se i përcjell Trumpit materiale nga burime të prirura drejt teorive konspirative dhe se i kushton rëndësi të madhe mbulimit mediatik që e paraqet presidentin në mënyrë pozitive.

Një video e publikuar gjatë fushatës së vitit 2024 tregonte Trumpin duke i diktuar Harp postime për rrjetin e tij social Truth Social, ndërsa ajo i shkruante në kohë reale.

Letrat personale – Afërsia mes tyre është përmendur edhe në librin Original Sin, të gazetarëve të The New York Timesit, Maggie Haberman dhe Jonathan Swan, botuar në vitin 2025.

Sipas raportimeve të cituara në libër, Harp i ka dërguar Trumpit letra me tone shumë personale dhe emocionale, ku e përshkruante si një figurë shumë të rëndësishme në jetën e saj.

Në një prej tyre, sipas autorëve, ajo i shkruante se dëshironte të rikthente “atë sinergji” që kishin pasur më parë dhe se donte t’i sillte “gëzim”, duke shpresuar që të kalonin kohë së bashku pa folur vetëm për punën.

Këto raportime kanë ushqyer më tej spekulimet për natyrën e marrëdhënies së tyre, por as Trump dhe as Harp nuk kanë konfirmuar ndonjë lidhje romantike.

Top Channel

JU REKOMANDOJMË

Pacolli lajmëron për rrënime të objekteve te Liqeni i Radoniqit, niset me veturë për t’i parë

Pacolli lajmëron për rrënime të objekteve te Liqeni i Radoniqit, niset me veturë për t’i parë
19/08/2026 - 11:09

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka njoftuar se sot, Inspektorati Mjedisor do i rrënojë disa objekte te Liqeni i Radoniqit, të cilat ‘’janë ndërtuar pa leje...

Më shumëDetails

Ngërçi institucional, Haxhiu diskuton me ambasadorin britanik

Ngërçi institucional, Haxhiu diskuton me ambasadorin britanik
19/08/2026 - 10:33

U.D. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar zhvillimet e...

Më shumëDetails

Deputeti i LDK-së: Kemi komunikim të shëndetshëm me Hamzën e Gjinin

Deputeti i LDK-së: Kemi komunikim të shëndetshëm me Hamzën e Gjinin
19/08/2026 - 10:29

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka folur për komunikimin dhe takimet me partitë opozitare, duke thënë se LDK-ja ka marrëdhënie të shëndetshme me përfaqësuesit e tyre. Sadiku tha...

Më shumëDetails

“Star Hair Clinic” ofronte shërbime shëndetësore të palicencuara dhe punonte me staf të palicencuar, gjobitet vetëm me 2 mijë euro

“Star Hair Clinic” ofronte shërbime shëndetësore të palicencuara dhe punonte me staf të palicencuar, gjobitet vetëm me 2 mijë euro
19/08/2026 - 10:25

Gjatë hulumtimit për institucionet shëndetësore private që operojnë në mënyrë të kundërligjshme, me shërbime të palicencuara dhe staf ilegal (të palicencuar), kemi hasur edhe në një klinikë të...

Më shumëDetails

KFOR-i lajmëron policinë për një traktor afër kufirit me Serbinë, vëllezërit thonë se po prisnin dru

KFOR-i lajmëron policinë për një traktor afër kufirit me Serbinë, vëllezërit thonë se po prisnin dru
19/08/2026 - 10:16

Policia ka njoftuar se të martën në mbrëmje është informuar nga KFOR-i se e ka ndaluar një person afër kufirit Kosovë-Serbi me një traktor. Sipas njoftimit në raportin...

Më shumëDetails

Paraqiti pasaportë belge, që nuk ishte e tij, iraniani ndalohet në Aeroportin e Prishtinës

Aliu: Linja e trenit Prishtinë-Aeroport dhe Unaza e Prishtinës do të shkarkojnë trafikun në kryeqytet
19/08/2026 - 09:58

Një shtetas iranian është ndaluar në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, pasi gjatë kontrollit ka prezantuar një pasaportë belge që dyshohet se nuk i përkiste atij. Rasti është raportuar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit

    “Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Çun Lajçi i kërkon falje deputetes së PDK-së

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Dy policë suspendohen pasi dyshohen se e rrahën një qytetar serb

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Kerquki: Këta janë emrat që po diskutohen për President

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Iu përmend emri për president, ky është refuzimi epik që bëri Ibrahim Berisha

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë