Shtëpia e të Moshuarve është shndërruar në një vend që ofron ngrohtësi për shumë pleq të cilët nga kushtet e rënda dhe mungesa e kujdesit janë strehuar aty.
Së fundi gazetarja e Gazetës Online Veriu.info ka vizituar këtë qendër ku ka bashkëbiseduar me njërën nga banoret e cila ka zbuluar një rrëfim të dhimbshëm për publikun.
Ajo ka thënë se fillimisht ka qenë e martuar dikur tjetër por se burri ishte ndarë nga ajo pasi nuk kishin fëmijë.
Pastaj ajo thotë se u martua me burrin aktual duke zbuluar një detaj rrallë të dëgjuar për dhëndrrin e familjes.
Se çfarë bëri dhëndrri për ta martuar atë në Prekaz të Skenderajt mund ta dëgjoni më poshtë: