Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Nuk po më lajnë me marr as bukë as ujë”, Publikohet deklarata me zë e Arlindës në polici

29/10/2026 - 15:38
në Kryesore, Lajme
A A
“Nuk po më lajnë me marr as bukë as ujë”, Publikohet deklarata me zë e Arlindës në polici
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Emisioni hulumtues “MAT” ka zbuluar detaje të reja nga rasti i Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Klan Kosova ka siguruar deklaratën e Arlindës të dhënë me zë në polici, në të cilën ajo rrëfen për trajtimin që pretendonte se kishte përjetuar brenda shtëpisë së familjes së ish-bashkëshortit.

Në videon e publikuar dëgjohet Arlinda duke përshkruar kufizimet dhe kërcënimet me të cilat, sipas deklaratës së saj, ishte përballur. Ajo kishte kërkuar që ajo familje të largohej, duke treguar se nuk e lejonin as të ushqehej, të pinte ujë apo të shikonte televizor.

Më poshtë deklarata:

Në shtëpi janë njerëz që nuk kanë vendim gjykate me jetu në atë shtëpi. Po ashtu, asnjëherë më parë nuk kanë jetuar këtu por vetëm nga marrja e aktvendimit për urdhër-mbrojtje.

Unë jam bashkëpronare, këta ma kanë uzurpuar shtëpinë, nuk munden me bashkëjetu me mua e as nuk munden me qenë mysafir. Po më kërcënojnë, nuk po më lajnë me marr as bukë as ujë, as televizor me shiku, plus me jetë po më kërcënojnë, edhe rryma u ndal e panë edhe policia që nuk ka rrymë, se e ndalen rrymën.

Djalin nuk e ka lanë Jetoni këtu, në shtëpi dhe në prezencën e policisë ka bërtit, ka sha, edhe ju policia nuk e keni arrestuar. Policia e ka pa kur nuk e ka lënë djalin me hy brenda dhe kur refuzojke me hy brenda, prandaj nuk është çudi asgje që familjarët e tij po bëjnë brenda kundër meje.

Kërkoj që këta me ma liru shtëpinë deri në përfundimin e çështjes ngase unë jam bashkëpronare dhe dua të kthehem sipas vendimit në shtëpi. Po ndihem e rrezikuar për jetë, pas ndaljes së rrymës, kanosjes së plakes aty, edhe të miturës, nuk dua të bi në nivelin e tyre për fyerje e fjalët që vazhdimisht i përdorën për kaq orë.

JU REKOMANDOJMË

Ultimatumi për Sveçlën e Gërvallen në ora 18:00, Kurti s’tregon nëse do të ketë shkarkime për rastin e Arlinda Zekajt

Ultimatumi për Sveçlën e Gërvallen në ora 18:00, Kurti s’tregon nëse do të ketë shkarkime për rastin e Arlinda Zekajt
29/10/2026 - 15:33

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dhënë një përgjigje nëse gjatë ditës së sotme do të ndërmarrë masa konkrete lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt....

Më shumëDetails

Vrasja e Arlinda Zekajt, IPK supendon tërë strukturën komanduese të Policisë në Pejë, përfshirë Faruk Muqollin

Vrasja e Arlinda Zekajt, IPK supendon tërë strukturën komanduese të Policisë në Pejë, përfshirë Faruk Muqollin
29/10/2026 - 15:18

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka suspenduar 11 zyrtarë policorë në kuadër të zhvillimeve pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Suspendimet lidhen me trajtimin e...

Më shumëDetails

Ora 18:00, afati i fundit që Kurti ua dha dy ministrive për rastin e Arlindës – pas suspendimeve në Prokurori, a do të ketë shkarkime të tjera?

Ora 18:00, afati i fundit që Kurti ua dha dy ministrive për rastin e Arlindës – pas suspendimeve në Prokurori, a do të ketë shkarkime të tjera?
29/10/2026 - 15:05

Sot, më 29 tetor, në orën 18:00, përfundon afati që kryeministri Albin Kurti i ka dhënë Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme për dorëzimin e...

Më shumëDetails

Gërvalla s’ka ndërmend të dorëhiqet – paraqitet në Kuvend, ofron bashkëpunim për zbardhjen e rastit

Gërvalla s’ka ndërmend të dorëhiqet – paraqitet në Kuvend, ofron bashkëpunim për zbardhjen e rastit
29/10/2026 - 15:04

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për herë të parë në foltoren e Kuvendit të Kosovës lidhur me rastin e fundit të vrasjes së Arlinda Zekaj dhe...

Më shumëDetails

Supremja e kthen në rivendosje rastin e Valon Llukës, por e lë në paraburgim

Vendos Gjykata Supreme: Valon Lluka mbetet në paraburgim deri në vendosjen nga Gjykata Themelore
29/10/2026 - 15:00

Gjykata Supreme e Kosovës e ka lënë në paraburgim Valon Llukën deri në marrjen e një vendimi nga gjykata e shkallës së parë, pasi ka kthyer çështjen në...

Më shumëDetails

Vrasja e Arlinda Zekajt, Kuvendi merr këtë vendim

Vrasja e Arlinda Zekajt, Kuvendi merr këtë vendim
29/10/2026 - 14:50

Kuvendi i Kosovës me 90 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim ka themeluar Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, me qëllim të shqyrtimit të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “ProDiagnostic XS” në Prizren zbulohet se ofronte ekografi pa licencë, Inspektorati e gjobit vetëm me 1 mijë euro

    “ProDiagnostic XS” në Prizren zbulohet se ofronte ekografi pa licencë, Inspektorati e gjobit vetëm me 1 mijë euro

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • “Zhduket” Faruk Muçolli, zyrtari policor që i tha Arlinda Zekajt: Na ke lodhë

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ministri Murati jep lajmin që po e presin të gjithë: Ja kur ekzekutohet paga e 13-të

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Pasi ia mori jetën Arlindës, deshi të…”, zbulohet se si u tentua që Sylaj të shpëtojë nga paraburgimi

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Arben Gashi: Përparim Rama i rëndësishëm për LDK-në, por i ka …

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë