Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ora 18:00, afati i fundit që Kurti ua dha dy ministrive për rastin e Arlindës – pas suspendimeve në Prokurori, a do të ketë shkarkime të tjera?

29/10/2026 - 15:05
në Kryesore, Lajme
A A
Ora 18:00, afati i fundit që Kurti ua dha dy ministrive për rastin e Arlindës – pas suspendimeve në Prokurori, a do të ketë shkarkime të tjera?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sot, më 29 tetor, në orën 18:00, përfundon afati që kryeministri Albin Kurti i ka dhënë Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme për dorëzimin e raporteve të detajuara lidhur me veprimet dhe mosveprimet institucionale në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë.

Kryeministri ka kërkuar që të identifikohen lëshimet e mundshme në secilën hallkë institucionale që kishte përgjegjësi për trajtimin e rastit të 49-vjeçares, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.

Gjatë mbledhjes së Qeverisë, të mbajtur të mërkurën, Kurti kishte paralajmëruar se raportet do të bëhen publike.

“Kanë mbetur 34 orë për hartimin dhe dorëzimin e këtij raporti. Nesër mbrëma, para orës 18:00, pres raportet dhe sigurisht se do ta ndaj me publikun”, kishte deklaruar Kurti.

Afati i vendosur nga kryeministri vjen në kohën kur Këshilli Prokurorial i Kosovës tashmë ka ndërmarrë masa ndaj dy zyrtareve të Prokurorisë Themelore në Pejë.

Siç raportoi Gazeta Sinjali, KPK-ja ka suspenduar kryeprokuroren Lumturije Vuçetaj dhe koordinatoren për dhunë në familje, Arlinda Nallbani Gacaferri.

Ndaj të dyjave janë iniciuar edhe procedura disiplinore, me qëllim të vlerësimit të përgjegjësisë së mundshme lidhur me veprimet apo mosveprimet gjatë trajtimit të rastit të Arlinda Zekajt.

Vendimet janë marrë pas rekomandimeve të Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnullah Gashi, bazuar në raportin e hartuar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit.

Ndërkohë, Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur veprime hetimore dhe verifikuese për mënyrën se si zyrtarët policorë i kanë trajtuar raportimet e viktimës.

Por, përderisa në sistemin prokurorial tashmë janë ndërmarrë masa, mbetet të shihet se çfarë do të konstatojnë raportet e dy ministrive dhe nëse do të identifikohen përgjegjësi të tjera institucionale.

Vrasja e Arlinda Zekajt ka nxitur reagime të fuqishme publike, protesta dhe kërkesa për dorëheqje e shkarkime të zyrtarëve përgjegjës.

Gazeta Sinjali kishte raportuar për dokumentin e datës 22 tetor, përmes të cilit Arlinda kishte kërkuar masa urgjente mbrojtëse nga Prokuroria Themelore në Pejë, vetëm tri ditë përpara se të vritej.

Tashmë, vëmendja është përqendruar te ora 18:00, kur pritet të përfundojë afati për dorëzimin e raporteve. Mbetet të shihet nëse gjetjet do të çojnë në masa të tjera ndaj zyrtarëve institucionalë.

JU REKOMANDOJMË

Gërvalla s’ka ndërmend të dorëhiqet – paraqitet në Kuvend, ofron bashkëpunim për zbardhjen e rastit

Gërvalla s’ka ndërmend të dorëhiqet – paraqitet në Kuvend, ofron bashkëpunim për zbardhjen e rastit
29/10/2026 - 15:04

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për herë të parë në foltoren e Kuvendit të Kosovës lidhur me rastin e fundit të vrasjes së Arlinda Zekaj dhe...

Më shumëDetails

Supremja e kthen në rivendosje rastin e Valon Llukës, por e lë në paraburgim

Vendos Gjykata Supreme: Valon Lluka mbetet në paraburgim deri në vendosjen nga Gjykata Themelore
29/10/2026 - 15:00

Gjykata Supreme e Kosovës e ka lënë në paraburgim Valon Llukën deri në marrjen e një vendimi nga gjykata e shkallës së parë, pasi ka kthyer çështjen në...

Më shumëDetails

Vrasja e Arlinda Zekajt, Kuvendi merr këtë vendim

Vrasja e Arlinda Zekajt, Kuvendi merr këtë vendim
29/10/2026 - 14:50

Kuvendi i Kosovës me 90 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim ka themeluar Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, me qëllim të shqyrtimit të...

Më shumëDetails

Shiroka-Pula takohet me komandantin suprem të NATO-s në Evropë, në fokus siguria në Kosovë

Shiroka-Pula takohet me komandantin suprem të NATO-s në Evropë, në fokus siguria në Kosovë
29/10/2026 - 14:35

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur të enjten në takim Komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë (SACEUR), gjeneralin Alexus G. Grynkewich. Sipas njoftimit të...

Më shumëDetails

“Qysh me shku në shpi tem?” – Biseda e Arlindës me rreshterin policor

“Qysh me shku në shpi tem?” – Biseda e Arlindës me rreshterin policor
29/10/2026 - 14:33

Një bisedë telefonike mes Arlinda Zekajt dhe një rreshteri të Policisë së Kosovës, e siguruar ekskluzivisht nga emisioni ‘MAT’ në Klan Kosova, nxjerr në pah shqetësimin e saj...

Më shumëDetails

KPK jep detaje për suspendimin e kryeprokurores së Pejës dhe prokurores së rastit të Arlinda Zekajt

KPK jep detaje për suspendimin e kryeprokurores së Pejës dhe prokurores së rastit të Arlinda Zekajt
29/10/2026 - 14:28

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka vendosur të suspendoj Kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetajn, dhe prokuroren Arlinda Nallbani-Gacaferrin, ndaj të cilave do të zhvillohet procedurë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “ProDiagnostic XS” në Prizren zbulohet se ofronte ekografi pa licencë, Inspektorati e gjobit vetëm me 1 mijë euro

    “ProDiagnostic XS” në Prizren zbulohet se ofronte ekografi pa licencë, Inspektorati e gjobit vetëm me 1 mijë euro

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • “Zhduket” Faruk Muçolli, zyrtari policor që i tha Arlinda Zekajt: Na ke lodhë

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Ministri Murati jep lajmin që po e presin të gjithë: Ja kur ekzekutohet paga e 13-të

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Pasi ia mori jetën Arlindës, deshi të…”, zbulohet se si u tentua që Sylaj të shpëtojë nga paraburgimi

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Arben Gashi: Përparim Rama i rëndësishëm për LDK-në, por i ka …

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë