Drejtori i Drejtorisë së Inspeksionit në komunën e Mitrovicës, Valon Brahimi, ka shprehur pakënaqësi publike ndaj Zyres për Informim të kësaj komune, duke i kritikuar për mos pasqyrimin e prezencës së shumicës së drejtorëve në fotografitë e publikuara në komunikatën për përurimim e Qendrës së “One Stop Shop” në Mitrovicë, transmeton VeriuInfo.
Këtë koment kritikues drejtori Valon Brahimi e ka bërë në postimin e kësaj komunikate në faqen e komunës së Mitrovicës në Facebook.
Në komunikatën e komunës përveç kryetarit Bedri Hamza, nënkryetarit Arian Tahiri, Kryesueses së Kuvendit Komunal, Vesa Broja, shihen vetëm dy drejtorë, Gëzim Stavileci (DA) dhe Valdete Idrizi (DKRS).
Ndryshe, Zyra për Informim të cilën e ka kritikuar drejtori Valon Brahimi, me organogram funksionon në kuadër të zyrës së kryetarit të komunës.
Komenti i Valon Brahimi:
Zyra e informimit a nuk kishte pjesêmarrës drejtora fare apo jo, ne këtë event shumë me rêndësi. Une i kam parë dhe takuar nja 10 prej tyre dhe poashtu disa asambleist. Ata ishin prezent, por juve diçka fotoaparati spo ju punon mirë qe sa kohë.












