Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka thënë se me këtë ritëm të numërimit, do të kalohet 6 marsi për t’i shpallur rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Në emisionin “Interaktiv”, Cakolli ka thënë se numërimi i 20 mijë votave nga vendvotimet nëpër ambasada është duke shkuar ngadalë.
“Edhe pse ka pasur pritje që procesi të mbyllet në vikend, por me një tempo të tillë kur i duhet KQZ-së që të përmbyll 15 mijë vota, janë edhe 69 mijë vota që duhet numërohen”, ka thënë Cakolli.
“Fakti që për një ditë e gjysmë, i bie që mesatarisht janë numëruar 10 mijë vota në ditë dhe me një tempo të tillë me rreth 60 mijë vota që janë në kalkulim i bie që KQZ-së i duhen pesë deri në shtatë ditë përafërsisht”, ka thënë ai.












