Disa protestues kanë penguar deputetë të LDK-së që tentuan të dalin nga objekti i Kuvendit.
“Me e votu ligjin, hyni mrena! O majmuna, hyni mrena”, janë dëgjuar duke u thënë protestuesit deputetëve.
Në momentin kur protestuesit tentuan të afrohen te dera, ka ndërhyrë Policia për t’i ndalur.
Për shkak të tensioneve, deputetët që po dilnin jashtë e kanë mbyllur derën e Kuvendit.













