Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Oda Ekonomike me reagim të ashpër: Situatë kaotike me energjinë, sot gëzohen veç armiqtë e Kosovës

16/08/2025 - 16:40
në Ekonomi, Lajme
A A
Oda Ekonomike me reagim të ashpër: Situatë kaotike me energjinë, sot gëzohen veç armiqtë e Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Oda Ekonomike e Kosovës me një reagim të gjatë për media, ka theksuar se janë të shqetësuar me situatën me energji elektrike.

Në reagim thuhet se situatës aktuale i gëzohen vetëm armiqtë e Kosovës.

Komunikata:

Oda Ekonomike e Kosovës kundërshton ndërprerjen e energjisë që rrezikon bizneset dhe ekonominë e vendit

Oda Ekonomike e Kosovës ka përcjellë sot me shqetësim situatën kaotike që është krijuar nga vendimi i jashtëligjshëm i ZRrE-së për ndërprerjen e energjisë elektrike. Ky është një vendim që sot ka goditur në mënyrën më të ulët bizneset, ekonominë e vendit dhe për më keq, qytetarët e Republikës së Kosovës.

Kemi pranuar ankesa nga bizneset se zyrtarët e KEDS-it, nën shoqërimin e policisë kanë shkuar në objektet dhe hapësirat e bizneseve për të ndërprerë energjinë elektrike. Prania e policisë ka krijuar një imazh shumë negativ tek kompanitë, sidomos tek investitorët e huaj. Qëndrimi prapa i aparaturës policore në ekzekutimin e këtij vendimi paraqet jo vetëm humbje shprese për të sjellë investime të huaja, por edhe humbje të mundësive për zgjerimin e investimeve të bizneseve vendore.

Gjithashtu, kemi raste kur bizneset kanë kontrata të lidhura, por zyrtarët e KEDS-it prapëseprapë kanë shkuar për të ndërprerë energjinë elektrike. Po ashtu, kemi biznese që nuk e plotësojnë kriterin ligjor për të dalë në tregun e lirë të energjisë elektrike, megjithatë edhe atyre u është ndërprerë energjia. Kjo e tregon më së miri se procesi i daljes në tregun e lirë të energjisë elektrike nga Zyra e Rregullatorit për Energji nuk ka qenë fare i përgatitur.

Për këtë arsye, i bëjmë thirrje ZRrE-së të ndalojë menjëherë këto veprime arbitrare (dhunshme) dhe të kthehet në dialog me përfaqësuesit e sektorit privat për të organizuar një tranzicion të mirëplanifikuar për daljen në tregun e lirë të energjisë. Vetëm në këtë mënyrë mund të mbrohen bizneset të cilat përbëjnë 60% të ekonomisë së Kosovës, kanë të punësuar 143 mijë qytetarë të vendit dhe janë më meritorët për stadin ku ka arritur zhvillimi i shtetit të Kosovës.

Një vendimi të tillë si sot, të vetmit që iu janë gëzuar janë armiqtë e Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Trump njofton marrëveshje Ukrainë-Rusi: Nuk do të shënjestrojnë më infrastrukturën energjetike

Trump: Marrëveshja për rihapjen e Hormuzit mund të arrihet së shpejti
15/09/2026 - 08:29

Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord të mos shënjestrojnë më infrastrukturën energjitike të njëra-tjetrës. Lajmin e bëri të ditur presidenti amerikan, përmes një postimi në rrjetet sociale. “Ukraina...

Më shumëDetails

Sot protestohet në Shkup për katërshen e UÇK-së

Gjyqi në Hagë, organizata britanike që e angazhoi Kosova gjen shqetësime serioze, Avokati i Popullit nxjerr raportin
15/09/2026 - 08:09

Forumi Rinor Shqiptar ka njoftuar se sot do të organizojë një aktivitet sensibilizues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë, në prag të verdiktit përfundimtar....

Më shumëDetails

Humolli për vendimin e Hagës: Është e vështirë të pritet drejtësi nga një gjykatë politike

Humolli: Ndërkombëtarët nuk po dëshirojnë ta kuptojnë politikën serbe
15/09/2026 - 08:01

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) Fatmir Humolli, ka komentuar vendimin e pritshëm të Gjykatës Speciale në Hagë për katër ish-krerët e UÇK-së. Në emisionin “Info Nata”...

Më shumëDetails

Vetëvendosje reagon zyrtarisht për tërheqjen e Bekim Sejdiut nga gara për president

Vetëvendosje reagon zyrtarisht për tërheqjen e Bekim Sejdiut nga gara për president
14/09/2026 - 23:02

Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur keqardhje për tërheqjen e profesorit Bekim Sejdiu nga kandidatura për President të Kosovës. Në një reagim, VV ka thënë se Sejdiu ishte kandidat i...

Më shumëDetails

“Po vjen komandanti”, Leonora Jakupi lanson këngën për çlirimtarët

Leonora Jakupi me lutje të përzemërt për Njesinë Speciale
14/09/2026 - 22:52

Këngëtarja Leonora Jakupi ka publikuar këngën e saj më të re, të titulluar “Po vjen komandanti”, kushtuar çlirimtarëve. Kënga është publikuar para pak minutash dhe sjell një mesazh...

Më shumëDetails

Gruda i prerë: Çdo vendim të këtij Kuvendi e çojmë në kushtetuese

Gruda: Kurti me agjendë që vendi të mbahet i bllokuar
14/09/2026 - 22:48

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, i ftuar në Pressing në T7, ka thnë se PDK-ja e ka qëndrimin e qartë, çdo vendim që delë nga kjo legjislaturë e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kusari-Lila nënshkruan vendimin që rregullon çmimet e naftës në tregun Kosovar

    Mandati i ri si ministre për Kusari-Lilen, ky është veprimi i parë i saj

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Prokuroria po interesohet për pronat e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit (Video)

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Një vend ku t’i kapin armët” – Mërgim Lushtaku: Nëse dënohen krerët e UÇK-së, Kosova ka me qenë në rrezik

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm të mërkurën, a lirohet me automatizëm?

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • AfD kundër pavarësisë së Kosovës? Deputeti gjerman sqaron qëndrimin për Kosovën dhe Serbinë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë