
“Egërsira”, kështu i kishte quajtur nënat e familjarët e personave të pagjetur në Gjakovë, ish-ministri Aleksandar Jabllanoviq. Ai, për këto fjalë u shkarkua nga pozita e ministrit për kthim dhe komunitete në qeverinë e Kosovës.
Protestuesit në Gjakovë, të cilët në numrin më të madh ishin nënat dhe familjarët e personave të pagjetur të luftës të cilët po përpiqeshin të pengonin disa pelegrinë serb që të vizitonin Gjakovën në festën e Krishtlindjeve ortodokse. Ata, ishin ndier të ofenduar nga deklarata e ish-ministrit serb.
Sot, shtatë vite pas kësaj ngjarje, Jabllanoviq thotë se deklarata e tij u interpretua ashtu siç i ka konvenuar dikujt.
Edhe pse kishte kërkuar falje nënave që janë ndier të fyera, Jabllanoviq thotë se në asnjë medium shqiptar nuk është publikuar deklarata e saktë e tij.












