Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Oferta pune ende pa e marrë diplomën: Kosova si fabrikë e mjekëve që ikin jashtë

21/05/2025 - 17:23
në Ekonomi, Lajme
A A
Oferta pune ende pa e marrë diplomën: Kosova si fabrikë e mjekëve që ikin jashtë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pa përfunduar ende studimet, Shpresa nga Prishtina i ka siguruar pesë oferta pune – në Gjermani dhe në Zvicër.Pas qershorit, kur përfundon studimet për infermieri në një nga kolegjet private në Kosovë, ajo do të pajiset me licencë dhe më pas do të nisë rrugëtimin jashtë vendit.

Punëdhënësit nga të cilët ka marrë ofertat janë duke pritur vetëm konfirmimin e saj, si dhe datën se kur do të fillojë punën.

“Pas shtatë apo tetë muajsh do të jem atje”, thotë Shpresa, identiteti i vërtetë i së cilës është i njohur për redaksinë e Radios Evropa e Lirë.

Pagat e ofruara, sipas saj, janë shumë më të larta sesa paga maksimale prej rreth 840 eurosh bruto që një infermiere mund ta marrë në Kosovë.

“Kryesisht janë nga 3.600 deri në 3.800 euro [bruto] për një person. Nga ato zbriten taksat që ndal shteti, dhe mbeten diku rreth 2.600 deri në 2.700 euro [neto]”, thekson Shpresa.

Por, nuk është vetëm paga ajo që e motivon të shpërngulet jashtë Kosovës.

Ajo nuk dëshiron të përballet me përvojat e këqija, nëpër të cilat, sipas saj, kanë kaluar kolegët gjatë konkurseve për punë.

“Fatkeqësisht, gjërat në Kosovë shkojnë me të njohur [nepotizëm]. Nuk e kam askënd të njohur. Kështu që, për mua, më primare është të shkoj në vende të huaja, sesa të rri në Kosovë. Atje, diploma e kolegjit të njihet, të mirëpresin tamam si infermiere, dhe atje nuk ke nevojë të shikosh se kë ke nënë, babë, apo kë ke të njohur”, u shpreh Shpresa.

Ajo nuk është e vetmja që po synon vendet e Bashkimit Evropian.

Trendi i largimit të personelit shëndetësor nga Kosova drejt vendeve perëndimore, i cili është shënuar tash e disa vite, po vazhdon edhe më tej, thonë nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë e Kosovës.

Në rast se ky trend nuk frenohet, sipas kryetares së kësaj federate, Tevide Imeri, vendi rrezikon të mbetet pa mjekë dhe pa infermierë të profileve të ndryshme.

“E çuditshme dhe absurde është që Kosova po prodhon punëtorë shëndetësorë, sikur ata të jenë ‘ushqim’ për ta eksportuar. Institucionet [arsimore] private dhe ato publike janë duke prodhuar kuadro për t’i shitur”, thekson Imeri.

Sipas të dhënave të Federatës, por edhe të Odës së Mjekëve të Kosovës, nga viti 2018 e deri më tash, nga vendi janë larguar rreth 850 mjekë, shumica prej të cilëve kanë ikur drejt vendeve perëndimore për arsye punësimi.

Për të njëjtat arsye, sipas tyre, nga Kosova largohen brenda vitit mbi 300 infermierë, për të punuar kryesisht në Gjermani, por edhe në vende të tjera evropiane.

Një hulumtim i Institutit për Studime të Avancuara – GAP, në Prishtinë, i publikuar në tetor të vitit të kaluar, i cili bën krahasimin e punësimit në Gjermani dhe Kosovë, si dhe sektorët dhe pagat sipas fuqisë blerëse, tregon se gjatë viteve 2019 deri më 2023, në sektorin e shëndetësisë në Gjermani janë punësuar gjithsej 9.416 qytetarë të Kosovës.

Ndërkaq, gjatë së njëjtës periudhë, i njëjti sektor në Kosovë ka pasur të punësuar 14.786 persona.

Mjekët dhe infermierët “e humbur”

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, thotë për Radion Evropa e Lirë se vetëm gjatë periudhës së viteve 2018-2022, certifikatën e pastërtisë profesionale nga Oda e kanë marrë rreth 700 mjekë.

Kjo certifikatë, sipas tij, është e domosdoshme për punësim, sidomos në Gjermani. Trendi i largimit të mjekëve nga Kosova, thotë ai, ka vijuar edhe në vitet që pasuan e deri më sot.

“Në vitin aktual janë 31 [mjekë të larguar], deri më tani. Llogaritet që rreth 90 për qind të atyre që kanë marrë certifikata, kanë shkuar. Ne kemi rreth 850 mjekë që janë larguar nga Kosova. Në përgjithësi, nëse kalkulojmë me ata që përfundojnë Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, Tiranë dhe Tetovë, ne kemi afërsisht gjashtë gjenerata të humbura”, thotë Sejdiu.

Sistemi shëndetësor publik në Kosovë kryesisht furnizohet me kuadro mjekësh që dalin nga tri universitete: ai i Prishtinës, i Tiranës dhe i Tetovës.

Ata duhet të jenë kuadro që ripërtërijnë kampusin e mjekëve të sistemit shëndetësor publik të Kosovës.

Të dhënat e Odës së Mjekëve të Kosovës, sipas Sejdiut, tregojnë se vitin e kaluar nga këto tri universitete, në tregun e punës në Kosovë kanë hyrë rreth 180 mjekë.

Po ashtu, më 2024, nga sektori publik shëndetësor janë larguar rreth 220 mjekë, prej të cilëve 111 kanë ikur jashtë vendit, 92 janë pensionuar, ndërkaq 15 mjekë të moshës aktive kanë vdekur.

“Do të thotë, ne jemi në minus çdo vit”, shprehet Sejdiu.

Megjithatë, ai shton se, mesatarisht, gjatë një viti në Kosovë qëndrojnë të papunësuar rreth 500 mjekë.

Papunësia, sipas tij, është arsyeja e parë pse mjekët ikin për punësim jashtë vendit.

Gjeneratat e reja të mjekëve, siç thotë ai, “janë më ambicioze rreth nxënies së dijes”, dhe nuk janë të kënaqura me cilësinë e specializimeve që ofrohen në Kosovë.

Në fazën e specializimit, paga e mjekëve të rinj sillet rreth 700 euro bruto, thotë Sejdiu, duke shtuar se kjo është dekurajuese për ta.

“Emëruesi i përbashkët i të gjitha këtyre është mungesa e perspektivës për ta në sistemin shëndetësor në Kosovë”, thekson Sejdiu.

Për t’u punësuar në vendet perëndimore, nga Kosova janë larguar një numër i madh i infermierëve, konfirmon Imeri nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë e Kosovës.

“Më 2023, dokumentacionin për të ikur e kanë marrë 713 [infermierë]”, thotë Imeri, duke shtuar se trendi i ikjes së infermierëve vazhdon edhe më tej.

“Gati një infermier në ditë llogaritet se ikë për në Gjermani, që i bie rreth më tepër se 300 brenda një viti”, thekson ajo.

Imeri, po ashtu, i mbështet pretendimet e Shpresës për nepotizëm gjatë punësimeve në sistemin publik shëndetësor në Kosovë.

“Kjo është shumë e vërtetë. Çështja është se [nepotizmi] mbulohet aq mirë me letra [dokumente], sa që e ke të pamundur t’i zbulosh. Ndodh që një infermier është duke pritur 12-13 vjet [për punësim]… Njerëzit janë lodhur duke e pritur, ose duke e lutur politikën që t’i punësojë”, thekson Imeri.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës nuk i është përgjigjur pyetjes së Radios Evropa e Lirë se a ka plan apo strategji për frenimin e ikjes së punëtorëve shëndetësorë për punësim jashtë vendit, si dhe për parandalimin e shkaqeve të pretenduara të kësaj ikjeje.

Cilat janë pasojat?

Oda e Mjekëve të Kosovës dhe Federata e Sindikatave të Shëndetësisë e Kosovës konsiderojnë se autoritetet qeverisëse të vendit duhet të krijojnë një strategji afatgjate, e cila do ta frenonte trendin e largimit të personelit shëndetësor nga vendi.

Në të kundërtën, siç thotë Sejdiu, ikja e mjekëve, të cilët janë në fazën e specializimeve, e lë pa kuadro fillimisht mjekësinë primare, apo Qendrat e Mjekësisë Familjare.

“Sidomos në komunat e mesme dhe të vogla, janë një varg shtëpish të shëndetit të cilat janë të mbyllura sepse nuk kanë mjekë. Kjo është vala e parë. Vala e dytë do të thotë se tashmë vetëm se kanë nisur të goditen spitalet rajonale, ku nuk ka ripërtëritje [me mjekë]. Vala e tretë do ta godasë Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), por pak më vonë”, thekson Sejdiu.

Ai shton se në QKUK, në Prishtinë, janë të koncentruar shumica e mjekëve të profileve të ndryshme.

Kjo qasje, siç pretendon ai, shfaq mungesën e një strategjie të punësimit nga Ministria e Shëndetësisë, e cila do të duhej të shpërndante kuadrot në mënyrë proporcionale nëpër rajonet e tjera të Kosovës.

Edhe Imeri shpreh mendimin se, në rast se nuk frenohet trendi i ikjes së personelit shëndetësor jashtë vendit, goditjen më të madhe do ta marrë mjekësia primare.

“Koordinatorët me të cilët kam kontakt të përhershëm thonë se në vitin 2030 nuk do të mbetet asnjë mjek familjar”, thotë Imeri.

Ajo shton se është e domosdoshme që autoritetet kompetente qeverisëse të krijojnë politika të qëndrueshme shëndetësore dhe strategji që eliminojnë shkaqet e ikjes së personelit shëndetësor jashtë vendit.

Në rast se kjo nuk ndodh, sipas saj, e ardhmja e sektorit shëndetësor publik është krejtësisht e pasigurt.

“Në njëfarë forme të krijohet një pasiguri, për çka edhe unë, në këtë moshë në të cilën jam [50 vjeçe], shpeshherë do të mendoja të ikja… mbase, t’i marr fëmijët dhe të iki. Në qoftë se do ta krijoja një vend pune, sot do të nënshkruaja dhe do të ikja”, përfundon Imeri.

Ndërkaq, Shpresa është e mendimit që gjithsecili mendon që karrierën dhe të ardhmen e vet ta vazhdojë në vendin ku është lindur, është rritur dhe është zhvilluar.

“Fatkeqësisht, nëse kushtet janë të njëjta [në Kosovë], atëherë karriera ime dhe jeta ime vazhdojnë në Gjermani ose Zvicër. Në momentin që në Kosovë bëhet mirë – dhe po shpresoj që bëhet mirë – unë patjetër do të jem këtu që ta jap maksimumin për të kontribuar për vendin tim, për atdheun tim dhe për njerëzit e mi të dashur”./REL

JU REKOMANDOJMË

Ky është historiku i Kurban Bajramit

Ky është historiku i Kurban Bajramit
27/05/2026 - 08:31

Kurban Bajrami është një nga festat më të rëndësishme në besimin mysliman dhe festohet nga miliona besimtarë në mbarë botën. Kjo festë, e njohur ndryshe edhe si Festa...

Më shumëDetails

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë mbushet me besimtarë, falin namazin e Bajramit

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë mbushet me besimtarë, falin namazin e Bajramit
27/05/2026 - 08:09

Besimtarët myslimanë në Shqipëri kanë falur namazin e Kurban Bajramit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë. Numër i madh i qytetarëve morën pjesë në faljen e namazit. Hutbeja...

Më shumëDetails

LDK uron Kurban Bajramin: Qoftë kjo festë ditë gëzimi, mirëkuptimi dhe lumturie për secilin prej jush

LDK uron Kurban Bajramin: Qoftë kjo festë ditë gëzimi, mirëkuptimi dhe lumturie për secilin prej jush
27/05/2026 - 08:05

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka uruar të gjithë qytetarët e besimit islam me rastin e festës së Kurban Bajramit. LDK ka theksuar se kjo festë është simbol...

Më shumëDetails

Albin Kurti uron Kurban Bajramin

Albin Kurti uron Kurban Bajramin
27/05/2026 - 07:55

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit. Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se shqiptarët duhet të udhëhiqen çdo ditë...

Më shumëDetails

Kush i “ha” kurbanët e kontrabanduar?

Kush i “ha” kurbanët e kontrabanduar?
27/05/2026 - 07:51

Në prag të festës së Kurban Bajramit, institucionet e Kosovës kanë parandaluar dhjetëra raste të ndryshme të tentimit për futje ilegale (kontrabandës) të deleve në territorin e vendit....

Më shumëDetails

Myftiu Tërnava: Jostabiliteti politik ka lodhur popullin tonë dhe ka shqetësuar aleatët tanë

Myftiu Tërnava: Jostabiliteti politik ka lodhur popullin tonë dhe ka shqetësuar aleatët tanë
27/05/2026 - 07:39

Në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, Myftiu Naim Tërnava mbajti Hytben e Kurban Bajramit. Para besimtarëve myslimanë, Tërnava bëri thirrje që zemrat e tyre të pastrohen nga urrejtja,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

    Hapet aplikimi për shtesat prej 100 euro – Murati tregon procedurën për aplikim

    581 Shpërndaje
    Shpërndaje 232 Tweet 145
  • Shtesat prej 100 euro për fëmijët e pensionistët – ministri jep lajmin e shumëpritur

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Ekzekutohen 100 eurot për këtë kategori

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “S’jam edhe aq mirë”- Granit Plava lidhet direkt me një emision, moderatorja i ndërpret telefonatën

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Vendimi i Gjykatës së Lartë “godet” rëndë Valon Ademin, Behgjet Pacolli rimerr kontrollin e aeroportit të Vlorës

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë