Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Oliver Ivanoviq implikohej si pjesëmarrës në Masakrën e “Rrugës së Kovaçëve” ku u vranë 31 shqiptarë”

17/01/2023 - 12:56
në Kryesore, Lajme
A A
“Oliver Ivanoviq implikohej si pjesëmarrës në Masakrën e “Rrugës së Kovaçëve” ku u vranë 31 shqiptarë”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-politikani serb, Oliver Ivanoviq, për të cilin dje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, rezervoi fjalët më të këndshme për të, implikohej si pjesëmarrës në masakrën e “Rrugës së Kovaçëve”, në të cilën u ekzekutuan 31 shqiptarë më 14 prill të 1999-ës.

KMDLNJ, me anë të një komunikate të lëshuar gati 10 vite më parë, Oliver Ivanoviqin, të njohur si Ola, e përshkruante si pjesëmarrës edhe në masakrën e lagjes ‘Ibri’ paslufte.

Oliver Ivanoviq, i njohur si Ola, hetohet për krime lufte gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Krimineli i lartpërmendur është pjesëmarrës i masakrës së 14 prillit 1999, në vendin e quajtur ‘Rruga e Kovaçve’ në Mitrovicë”, thuhej në kumtesën e veprimtarit të KMDLNJ-së nga Mitrovica, Halit Berani.

“Me këtë rast janë pushkatuar 31 shqiptarë pa dallim moshe, të cilëve pas pushkatimit ua kanë humbur edhe trupat e pajetë. Pas një pune shumë të madhe të disa veprimtarëve të KMDLNJ-së, Qendra rajonale në Mitrovicë… kemi arritur që në shtator 1999 të zbulohen trupat… në një varrezë masive në fushat djerrina në mes të fshatrave Suhadoll i Poshtëm dhe Vidimiriq”, thuhej në kumtesë.

“Kryekrimineli Oliver Ivanoviq – Ola, është pjesëmarrës i drejtpërdrejt i masakrës së 3 dhe 4 shkurtit 2000, kur në lagjen ‘Ibri’, pjesa e okupuar e qytetit të Mitrovicës, u pushkatuan brenda nëpër shtëpi dhe banesa 10 shqiptarë; u plagosën rënd e lehtë me armë zjarri 25 shqiptarë; u keqtrajtuan rëndë fizikisht 93 shqiptarë… Të gjitha këto tri kategori, pa dallim moshe e gjinie, duke filluar nga fëmija 13 vjeçar – Nderim Ajeti – e deri tek plaka 60 vjeçare Selime (Omer) Berisha. Aksioni ka filluar mbrëmjen e 3 shkurtit 2000, rreth orës 20:30, dhe ka vazhduar deri më 4 shkurt 2000 në orë 4:00 të mëngjesit. Krimineli në fjalë ka udhëhequr të ashtuquajturat ‘Rojat e urës’ të cilët kanë arritur të dëbojnë me dhunë nga shtëpitë dhe banesat e tyre 1564 familje me 11364 anëtarë, banorë këta shqiptarë të pjesës së okupuar të Mitrovicës. Për të gjitha këto, por edhe të tjera, KMDLNJ, Qendra rajonale në Mitrovicë, ka deklarata të deponuara në arkivin e vet”, vazhdonte kumtesa.

Dje kryeministri Kurti me anë të një video-mesazhi thuri elozhe për Ivanoviq, duke dëshiruar që “kujtimi i tij të mbetet i gjallë”.

“Sot ne përkujtojmë jetën dhe kujtimin e Oliver Ivanoviqit, në ditën e vdekjes së tij. Mendimet dhe ngushëllimet e mia janë me familjen dhe miqtë e tij. Oliver Ivanoviq ishte një person i përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij. Ai e bëri këtë duke qenë i hapur, i sinqertë, gjithmonë i mprehtë në çështjet me rëndësi, por edhe i respektueshëm edhe ndaj atyre me të cilët nuk ishte dakord. Do të dëshiroja që kujtimi i tij të mbetet i gjallë, kujtimi i tij si një njeri që punoi për një të ardhme të qëndrueshme dhe për një Kosovë shumë etnike”, deklaronte Kurti./Demokracia

JU REKOMANDOJMË

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë
01/09/2026 - 10:46

Në seancën e rigjykimit, i akuzuari Endrit Nika u deklarua sërish i pafajshëm për vrasjen e shtetases argjentinase (të dashurës së tij) në Fushë-Kosovë më 2023. “I pafajshëm”,...

Më shumëDetails

Gjendet gruaja e raportuar e zhdukur në Dragash, Policia jep detaje

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 10:20

Një grua, e cila ishte raportuar si e zhdukur në Dragash, është gjetur pas angazhimit të njësive policore dhe qytetarëve. Sipas Policisë, rasti është raportuar më 31 gusht,...

Më shumëDetails

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë