Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Opozita: Çiftet e reja po ikin nga Kosova, 4000 “banesat e Kurtit” mbetën bosh!

23/06/2024 - 09:22
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Opozita: Çiftet e reja po ikin nga Kosova, 4000 “banesat e Kurtit” mbetën bosh!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeveria Kurti gjatë fushtës zgjedhore të vitin 2021 kishte premtuar ndërtimin e 4.000 njësive banesore.

Sipas programit të saj, familjet përfituese do të bëheshin pronare të banesave me këste mujore prej vetëm 120 deri 150 euro në muaj, për një periudhë prej 150 muajsh.

Përparësi do të kishin çiftet e reja, të cilat kanë mundësi të limituara financiare për të blerë banesa me çmime të tregut.

Ndonëse kanë kaluar më shumë se tri vjet prej se ky premtim është bërë formal, ndërtimi i këtyre banesave nuk ka filluar.

Kryeministri Kurti kishte thënë aso kohe se projekti do të realizohet sa më shpejt të jetë e mundur.“Si Qeveri do ta bëjmë të pamundurën që projekti i planifikuar për ndërtimin e 4.000 njësive banesore, të realizohet sa më shpejt që është e mundur”.

Madje ai thoshte se këto banesa nuk do i lënë çiftet e reja të ikin jashtë vendit.
“Banesat për çiftet e reja janë tejet të rëndësishme në mënyrë që të mos ikë rinia”, kishte thënë Kurti.

Për opozitën, ky premtim ka qenë mashtrues dhe se ka pasur për qëllim vetëm mbledhjen e votave. Sipas tyre, ky premtim po i bënë të rinjtë të ndihen të mashtruar dhe po ikin nga Kosova.

Haxhiu: Kurti i ka mashtruar çiftet e reja për banesa, si pasojë ata po ikin jashtë vendit

Bekim Haxhiu, anëtar i Komisioni Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, lidhur me premtimit e Qeverisë “Kurti” për sigurimin e banesave për çiftet e reja thotë se ka qenë thjesht mashtrim për të siguruar vota dhe asgjë më shumë.

“Ky ka qenë vetëm një mashtrim elektoral mashtrues i Kurtit, asgjë më shumë. Asnjë hap nuk është bërë për këto tri vite e gjysmë të Qeverisë. Ka qenë një prej premtimeve mashtruese të kryeministrit, sikur edhe shumë premtime të tjera”, tha ai.

Haxhiu thotë se ky premtim ka pasur për qëllim vetëm sigurimin e votave, dhe se pas mashtrimit çiftet e reja po detyrohen të ikin jashtë vendit

“Nëpërmjet këtij mashtrimi është munduar Kurti të fitoj vota e rinisë apo çifteve të reja të cilët kanë nevojë për të siguruar çështjen e banimit por nuk është bërë asgjë në këtë pjesë. Ua ka marrë votat, i ka mashtru rininë, i ka mashtruar edhe ata tash po detyrohen me ikë jashtë vendit sepse e kanë kuptuar që kanë qenë të mashtruar prej Albin Kurtit”, tha Haxhiu.

Manaj: Premtimi për banesa, njëri nga mashtrimet që i është bërë qytetarëve nga VV në fushtën zgjedhore

Shkëmb Manaj nga LDK thotë se premtimi i Lëvizjes Vetëvendosje për ndërtimin e banesave për çiftet e reja mbetet vetëm një mashtrim që u është bërë qytetarëve të Kosovës.
‘’Është njëri nga mashtrimet që i është bërë qytetarëve nga VV në fushtën e tyre zgjedhor’’, shprehet ai.

Ai deklaron se tashmë Qeveria e Kosovës është në përfundim e sipër të mandatit të saj, por që nuk ka asnjë veprim konkret për realizimin e premtimit electoral për ndërtimin e këtyre banesave.

“Po përfundon mandati i plotë i kësaj Qeverie dhe nuk kanë marr veprime konkrete për realizimin e premtimit elektoral për masën e banimit të përballueshëm’’ kishte thënë Manaj.

Banesat për çiftet e reja, Dreshaj: Veç premtim i Kurtit, përdoret për kampanjë zgjedhore

Shemsedin Dreshaj nga AAK-ja thotë për “Front Online” se premtimi i Kurtit lidhur me banesat për çiftet e reja është thjesht premtim.

Dreshaj si anëtar i Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale thotë se nuk kanë marrë ndonjë ligj apo nëndraft për të debatuar lidhur me këtë çështje.

“Ky është vetëm njëri nga premtimet e kësaj Qeverie. Deri më sot nuk kemi asnjë informatë për ndonjë iniciativë në raport me këtë premtim. Pra, nuk ka asnjë ligj apo nëndraft që ka ardhur deri më sot për tu debatuar qoftë në Komision për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ose edhe në Kuvend”, tha ai.

Por se a mundet të filloj një projekt i tillë gjatë këtij mandati, Dreshaj thotë se praktikisht është e pamundur dhe se një gjë e tillë mund të përdoret vetëm për kampanjë zgjedhore.

“Kjo praktikisht është e pamundur, tash jemi në vitin zgjedhor, fillojnë pushimet verore dhe mendoj që nuk do të rezultoj as edhe një iniciativë më e vogël në këtë drejtim. Mundet eventualisht ndonjë potez politik në raport me kampanjën zgjedhore por diçka më tepër nuk pres”, tha Dreshaj për Front Online.

JU REKOMANDOJMË

“Sot e kishim votu Hashim Thaçin për president”, befason deputeti i LDK-së

“Sot e kishim votu Hashim Thaçin për president”, befason deputeti i LDK-së
16/09/2026 - 20:51

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale, duke shprehur mbështetjen e tij për ish-presidentin Hashim Thaçi. Sadiku ka thënë se...

Më shumëDetails

Ambasadori gjerman, Rudolph: U bëjmë thirrje të gjitha palëve që ta respektojnë vendimin

Ambasadori gjerman, Rudolph: U bëjmë thirrje të gjitha palëve që ta respektojnë vendimin
16/09/2026 - 20:38

Ambasadori gjerman në Kosovë ka reaguar lidhur me vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, të shpallur sot në gjyqin kundër Hashim Thaçit dhe të tjerëve....

Më shumëDetails

Pas vendimit të Speciales, Thaçin e vizitoi i vëllai: Vendimi i sotëm nuk ia ka humbur besimin

Pas vendimit të Speciales, Thaçin e vizitoi i vëllai: Vendimi i sotëm nuk ia ka humbur besimin
16/09/2026 - 20:15

vendimit të sotëm të Dhomave të Specializuara në Hagë, vëllai i ish-presidentit Hashim Thaçi, Idriz Thaçi, e ka vizituar atë në njësinë e paraburgimit. Pas takimit, ai ka...

Më shumëDetails

Verdikti në Hagë, Eman Rrahmani: Do të veprojmë edhe me shkelje kushtetuese

Deputeti i VV-së kundër financimit nga Qeveria për DokuFestin, Anibarin dhe Paradën e Krenarisë: E tmerrshme, e papranueshme
16/09/2026 - 20:05

Deputeti i PDK-së Eman Rrahmani, ka thënë se janë duke i analizuar veprimet që do t'i ndërmarrin për ta parandaluar një padrejtësi që po iu bëhet ish-krerëve të...

Më shumëDetails

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, reagon Elisa Spiropali

Protesta gjithëkombëtare për çlirimtarët e Kosovës, Spiropali: Zemrat kuqezi kundër padrejtësisë
16/09/2026 - 19:52

Ish-ministrja Elisa Spiropali, ka reaguar në lidhje me dënimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata e Hagës. Sipas saj “Gjykata nuk mund ta rishkruajë si projekt kriminal luftën...

Më shumëDetails

Le Monde: Thaçi dënohet me 25 vjet burgim – Gjykata kontroverse përdori prova nga Beogradi

Le Monde: Thaçi dënohet me 25 vjet burgim – Gjykata kontroverse përdori prova nga Beogradi
16/09/2026 - 19:29

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u shpall fajtor për krime lufte dhe u dënua me 25 vjet burgim nga një gjykatë në Hagë. Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është linku për ta ndjekur live gjykimin në Hagë

    Ky është linku për ta ndjekur live gjykimin në Hagë

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Ministri i Kurtit pëlqen postimin e Vudi Xhymshitit që e quan “vrasës” Hashim Thaçin

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Prosper zbulon çfarë i tha Hashim Thaçit pas shqiptimit të dënimit nga Haga

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Nis mbledhja e nënshkrimeve nga deputetët për zhbërjen e Gjykatës Speciale

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së: A mund t’i lirojë Apeli sikurse në rastin e gjeneralit kroat Ante Gotovina dhe sa mund të zgjas?

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë