Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Opozita kërkon që zgjedhjet të mbahen më 26 janar, VV-ja preferon shkurtin: Kë do ta dëgjojë presidentja Osmani?

10/08/2024 - 15:00
në Kryesore, Lajme
A A
Opozita kërkon që zgjedhjet të mbahen më 26 janar, VV-ja preferon shkurtin: Kë do ta dëgjojë presidentja Osmani?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pozita dhe opozita nuk pajtohen as për datën e mbajtjes se zgjedhje të reja, të cilët do të jenë të rregullta. Në takimin e muajit të kaluar që presidentja Vjosa Osmani ka pasur me partitë politike, shefja e shteti ua ka prezantuar partive politike 26 janarin, 2 shkurtin, 9 shkurtin dhe 16 shkurtin e vitit të ardhshëm si data të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve nacionale.

Në këtë takim, tri partitë opozitare kanë propozuar 26 janarin e vitit 2025 si datë për mbajtjen e zgjedhjeve. Vetëm VV-ja, që nuk ka marrë pjesë në këtë takim, nuk e ka treguar se cila është data e preferuar, raporton Nacionale.

Koha e preferuar për zgjedhje e partisë në pushet është zbuluar sot nga shefja e Grupit Parlament të VV-së, Mimoza Kusa-Lila, e cila në takim me presidenten ishte në cilësinë e kryetaren se subjektit politik Alternativa.

Në një intervistë për Ekonomia Online, ajo ka treguar se në këtë takim ka propozuar që zgjedhjet të mbahen në muajin shkurt.

“Unë në takim me presidenten e vendit kam përfaqësuar partinë e kryetares që jam, Partinë Alternativa dhe kam dhënë dy data, datën 9 shkurt dhe 16 shkurt si datat më të mira të mundshme, jo vetëm sa i përket partisë politike por edhe mbarëvajtjes së procesit parazgjedhor dhe pas zgjedhor”, ka thënë ajo, duke kundërshtuar propozimin e opozitës dhe duke lënë të kuptohet se edhe VV-ja e preferon shkurtin.

“Besoj se 26 janari ndërlidhet me afatet e festave të fund vitit. Rrjedhimisht kuptohet se 30 ditë është fushata, që do të thotë se fillon dy ditë përpara në natën e Krishtlindjeve dhe nuk është fare e përshtatshme. Natyrisht kjo do të përbëjë ngarkesë për të gjithë këtu dhe të gjithë qytetarët e Kosovës që janë në festime, shto këtu faktin që mund të kemi edhe mungesë të bashkisë ndërkombëtare, shumica e të cilëve do të jenë jashtë vendit për ata që veçse janë në Kosovë e gjithashtu edhe të tjerët që vijnë nga delegacionet prej Parlamentit Evropian apo organizatave të tjera që bëjnë përcjelljen e zgjedhjeve”, ka thënë Kusari-Lila.

Ajo nuk ka treguar se cila është data e preferuar e VV-së, por ka thënë se edhe partia në pushtet do ta kundërshtojë 26 janarin.

Madje, deputetja e VV-së, i ka kërkuar presidentes të ketë kujdes më caktimin e datës së zgjedhje.

Sipas saj, e para e vendit duhet të bëj një analizë serioze para se të vendos për datën e zgjedhjeve.

“Datat më të mira të mundshme do të ishin ato të cilat hyjnë prej pjesës së javës së dytë të shkurtit, dhe mendoj që do të ketë një reflektim dhe një analizë serioze edhe nga ana e presidentes. Sa i përket Lëvizjes Vetëvendosjes, ata do të bëjnë të qartë qëndrimin e tyre në raport me datën e zgjedhjeve, por jam më se e bindur se njëjtë nuk pajtohen me 26 janarin. Është tërë muaji i konsultimeve. Presidentja në të njëjtën ditë që është mbajtur takimi ka deklaruar se mund të ketë edhe konsultime të tjera, ose individuale ose konsultime në grup. Prandaj besoj që ka hapësirë të mjaftueshme në aspektin e afatit kohor për përcaktimin e datës së zgjedhjeve që të vazhdohet me konsultime të mëtutjeshme”, është shprehur ajo.

Opozita unike për datën

Opozita është treguar unike për datën në të cilën duhet të mbahen zgjedhjet.

PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-së kanë propozuar 26 janarin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve.

“Sot, në takim me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryetarët e partive tjera parlamentare në Kosovë, kam propozuar 26 janarin e vitit 2025 si datën optimale kur duhet të mbahen zgjedhjet e rregullta nacionale në vendin tonë. Partia Demokratike e Kosovës, duke parë keqqeverisjen e deritanishme, ka kërkuar disa herë zgjedhje të parakohshme. Meqë zgjedhjet e parakohshme nuk ndodhën, për zgjedhjet e rregullta nuk ka nevojë të ketë shtyrje të pajustifikueshme – prandaj data e parë e vlefshme duhet të jetë data kur ne duhet të shkojmë zgjedhje”, ka kishte shkruar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas takimit me president.

Propozim të njëjtë kishte dhënë edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku..

“Në takimin e thirrur nga Presidentja nuk morën pjesë Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe. Meqë, sipas përcaktimeve të afateve kushtetuese, në dispozicion na u ofruan katër data, ato të 26 janarit, 2 shkurtit, 9 shkurtit e 16 shkurtit; dhe në vijë me bindjet politike të Lidhjes Demokratike – se vendit i duhet sa më parë një Qeveri e re, që parandalon zhbërjen e shtetit, shëron polarizimin shoqëror, rikthen orientimin pro-perëndimor e fokusohet në zhvillim e mirëqenie qytetare, propozova datën 26 janar 2025 si datë të zgjedhjeve të ardhshme. Zgjedhjet për LDK-në janë gjithmonë festë!”, ka shkruar Abdixhiku në profilin e tij në “Fcebook”.

Me këtë datë është pajtuar edhe AAK-ja.

“Në takimin konsultativ të thirrur nga Presidentja Vjosa Osmani Sadriu, për caktimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme në Republikën e Kosovës, propozova që zgjedhjet parlamentare të mbahen më 26 Janar 2025. Kjo është data e parë në përputhje me afatet ligjore. Të njëjtin qëndrim e shprehën edhe partitë tjera opozitare. Partitë e pakicave joserbe u shprehën të gatshme të pranojnë datën e shumicës, apo datën që e përcakton Presidentja”, ka shkruar Haradinja në profilin e tij në Facebook.

Pas takimit me liderët e partive politike, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë me dije do t`i vazhdojë konsultimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve.

“Diskutimi ynë ishte në kontekst të këtyre katër datave. Siç edhe mund ta paramendoni nuk kishte një insistim të tepër, kishte preferenca sepse nuk është dallimi shumë i madh, po flasim për pak javë. Disa parti 26 janarin, tri-katër tjera që preferuan 9 shkurtin, dy-tri 16 shkurtin dhe kishte parti që s’kishin preferencë. Ende jemi brenda afatit të konsultimeve”, ka thënë Osmani.

JU REKOMANDOJMË

Pasi refuzuan takimin me Kurtin, Aleanca merr këtë vendim për ditën e nesërme

Pasi refuzuan takimin me Kurtin, Aleanca merr këtë vendim për ditën e nesërme
18/08/2026 - 19:36

Aleanca ka njoftuar se nesër do të ketë konferencë për media ga ora 11:00. Konferenca do të mbahet në hollin e Kuvendit dhe do të mbahet nga deputeti...

Më shumëDetails

Kerquki: Këta janë emrat që po diskutohen për President

Kerquki: Këta janë emrat që po diskutohen për President
18/08/2026 - 19:17

Gazetari Leonard Kerquki ka pretenduar se në diskutimet mes Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për postin e presidentit po qarkullojnë dy emra: Ibrahim Berisha...

Më shumëDetails

Abdixhiku: Na duhet ende kohë për emra specifikë për President

Abdixhiku: Na duhet ende kohë për emra specifikë për President
18/08/2026 - 19:03

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, bashkë me Vjosa Osmanin dhe Lutfi Hazirin, kanë zhvilluar një takim me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me...

Më shumëDetails

Përfundon takimi, Kurti: Pashë vullnet të LDK-së që vendit t’i sjellim president të ri

Përfundon takimi, Kurti: Pashë vullnet të LDK-së që vendit t’i sjellim president të ri
18/08/2026 - 18:44

Kryeministri në detyrë Albin Kurti pas takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ka parë vullnetin nga LDK-ja që “vendit t’ia sjellë një president”. “Takimi...

Më shumëDetails

BE tha se janë plotësuar kushtet për hapjen e urës së Ibrit, Petkoviq i shkrun Sorensenit, ia shpreh ‘‘shqetësimin’’ e Serbisë

Petkoviq e cilëson “provokim” vizitën e Kurtit në veri, kërkon “llogari” nga KFOR-i dhe EULEX-i
18/08/2026 - 18:39

Petar Petkoviq, i ka thënë sot Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensenit, se Beogradi e ka pritur me shqetësim të madh deklaratën...

Më shumëDetails

Gjykata i cakton një muaj paraburgim Igor Markoviqit, të dyshuarit për sulmin ndaj KFOR’it dhe policisë

Gjykata i cakton një muaj paraburgim Igor Markoviqit, të dyshuarit për sulmin ndaj KFOR’it dhe policisë
18/08/2026 - 18:26

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit ndaj Igor Markoviqit, i cili dyshohet për përfshirje në sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Çun Lajçi i kërkon falje deputetes së PDK-së

    Çun Lajçi i kërkon falje deputetes së PDK-së

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Antik Strofci, kryetar i degës së PDK-së në Hannover të Gjermanisë, ka raportuar në autoritetet gjermane një koment të publikuar në Facebook

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Që dy vjet s’kemi qeveri…”, fjalia që i kushtoi Olsa Sadikut me përjashtim nga Kuvendi i të Rinjve, pas përplasjes së deputetëve

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • U ndanë Elijona e Klodi? Olti Curri zbulon gjithçka

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Dolce shfaqet provokuese në paraqitjen e re (Foto +16)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë