Në aktivitet mori pjesë Eliza Hoxha nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”, së bashku me përfaqësues politikë, aktivistë dhe qytetarë të shumtë.
Pas nisjes së “Orës së Pritjes”, në Gjilan u shpalos edhe baneri gjigant me mesazhin:
“Në emër të popullit, shpalleni TË PAFAJSHËM!”
Nga Gjilani u përcoll edhe një herë mesazhi se Kosova po pret drejtësi, liri dhe kthimin në atdhe të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Aktivitetet e platformës qytetare “Liria Ka Emër” vazhdojnë drejt Marshit për Liri, që do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku qytetarët ftohen të bashkohen në mbështetje të çlirimtarëve.
12 shtator | Ora 14:00 | Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë
Kosova po pret.
Foto:














