Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Organizatat joqeveritare IKD, Lëvizja FOL dhe INPO nuk lejohen të monitorojnë procesin e intervistimit të kandidatëve për prokurorë

09/09/2024 - 16:01
në Lajme
A A
Organizatat joqeveritare IKD, Lëvizja FOL dhe INPO nuk lejohen të monitorojnë procesin e intervistimit të kandidatëve për prokurorë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Organizatat joqeveritare, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizja FOL dhe Iniciativa për Progres (INPO), shprehin shqetësim të thellë në lidhje me moslejimin e monitorimit të procesit për rekrutimin e 28 prokurorëve të rinj të shtetit nga ana e Komisionit për Rekrutim pranë Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK).

Sot me datë 9 shtator 2024, organizata e sipërpërmendura janë paraqitur në ambientin ku është paraparë të mbahej intervistimi i kandidatëve për prokurorë, mirëpo zyrtarët përgjegjës me urdhër të Komisionit për Rekrutimin e Prokurorëve të Rinj, me sjellje të vrazhda dhe joprofesionale, kanë kërkuar nga përfaqësuesit e organizatave në fjalë që të lëshojnë objektin ku po parashihej të zhvilloheshin intervistat për prokurorë të rinj, me arsyetimin se kinse nuk u është dërguar organizatave në fjalë ftesa me shkrim nga komisioni për monitorim të procesit dhe se nuk kanë memorandum bashkëpunim me KPK-në për monitorimin e këtyre proceseve.

Kujtojmë se rekrutimi i kandidatëve për prokurorë është një proces tejet i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë dhe si i tillë për shkak të rëndësisë që ka kërkohet që të zhvillohet në atë mënyrë që të gjitha standardet, praktikat vendore dhe ndërkombëtare, duke përfshirë parimin e transparencës duhet të respektohen në plotni nga fillimi i procesit e deri në fund të tij. Raporti Këshillëdhënës i prokurorëve evropianë në opinion numër 9 të vitit 2014 mbi normat evropiane dhe parimet që ndërlidhen me prokurorë, në pikën 12 përveç tjerash ka konstatuar se: Karriera dhe punësimi i prokurorëve duke përfshirë promovimin, organizimin e veprimet disiplinore dhe përjashtimin duhet të jenë të rregulluara me ligj dhe të administruara mbi kritere transparente dhe objektive në përputhje me procedurat e paanshme.

Po ashtu, rekomandimet e Këshillit të Evropës kishin kërkuar që Këshilli Prokurorial dhe ai Gjyqësor duhej të ishin llogaridhënës ndaj gjyqtarëve, prokurorëve, por edhe shoqërisë, e krejt kjo duke u arritur pikërisht përmes transparencës nëpër konkurset e tyre.Rekomandimi i Këshillit të Evropës për pavarësinë, efikasitetin dhe përgjegjësitë e gjyqtarëve parasheh që Këshillat për gjyqësorin të tregojnë shkallën më të lartë të transparencës ndaj gjyqtarëve dhe shoqërisë, duke zhvilluar procedura të paracaktuara dhe vendime të arsyetuara.

Këto rekomandime që janë dhënë nga Këshilli i Evropës janë në përputhje me opinionet e Këshillit Konsultativ të Gjyqtarëve Evropian (KKGJE), ku parasheh që transparenca në veprimet e ndërmarra nga Këshillat është një faktor thelbësor në besimin që qytetarët kanë në funksionimin e sistemit gjyqësor.Kujtojmë se organizatat në fjalë edhe përkundër që nuk kanë pranuar ftesë për monitorimin e këtij procesi, të enjten (5 shtator 2024) kanë njoftuar KPK-në se do të jenë prezente në procesin e intervistimit të kandidatëve prokurorë, duke dërguar me emër dhe mbiemër përfaqësuesit e organizatave.

Mirëpo, monitoruesit në fjalë sot (9 shtator), nuk u lejuan të monitorojnë këtë proces me arsyetimin si më lartë.Ndryshe IKD, Lëvizja FOL dhe INPO kishin monitoruar procesin për avancim dhe transferim të nëntë prokurorëve në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, procesin për Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale dhe asaj Themelore në Prishtinë, dhe se veprimi i sotëm për moslejim të organizatave për monitorim të këtij procesi duket i pakuptim dhe në kundërshtim me arsyetimin e dhënë se nuk ka memorandum mes KPK-së dhe organizatave për monitorim të proceseve.

Gjithashtu, lidhur me proceset e rekrutimit nëpër pozita publike, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) vazhdimisht njofton dhe dërgon ftesa për pjesëmarrje nëpër këto proces, e fundit ishte ftesa për monitorimin e intervistave të kandidatëve gjyqtarë për avancim në Gjykatën Supreme, e të cilat procese janë monitoruar nga organizatat joqeveritare: IKD, Lëvizja FOL dhe INPO. Prandaj, një veprim i tillë është për keqardhje dhe i njëjti cenon seriozisht dhe rëndë besimin publikut në sistemin prokurorial të Republikës së Kosovës.

Organizatat joqeveritare:

Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Lëvizja Fol

Iniciativa për Progres.

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë