Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Organizimi i VV-së për plotësimin e fletëvotimeve në diasporë, shoqëria civile: Po cenohet rëndë parimi i fshehtësisë së votës

11/01/2025 - 15:46
në Lajme
A A
Organizimi i VV-së për plotësimin e fletëvotimeve në diasporë, shoqëria civile: Po cenohet rëndë parimi i fshehtësisë së votës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shoqëria civile është shprehur e shqetësuar me iniciativën e LVV-së që në diasporë të organizojë takime për asistencë për plotësimin fletëvotimeve që do të dërgohen me postë nga diaspora.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile kanë bërë me dije se kjo është një përpjekje e partisë në pushtet për të manipuluar votat e diasporës.

Ata kanë vlerësuar se një veprim i tillë cenon rëndë parimin e fshehtësisë së votës, si një nga parime kryesore të procesit zgjedhor.

Njohësi i proceseve politike dhe zgjedhore Albert Krasniqi ka thënë se një veprim i tillë është i dënueshëm më Kod Penal të Republikës së Kosovës.

“Votuesit jashtë vendit në këto zgjedhje kanë pasur kohë të mjaftueshme për t’u regjistruar dhe për të votuar, pasi afatet ishin më të zgjatura për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve brenda afateve të rregullta. Për më tepër, ndryshimet në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme kanë krijuar mundësi shtesë për votim jashtë vendit. Këto përfshijnë votimin personal në ambasadat dhe misionet diplomatike të Kosovës, dërgimin e zarfeve me fletëvotime në përfaqësitë diplomatike, dhe dërgimin e fletëvotimeve drejtpërdrejt në adresën postare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë”, ka thënë Krasniqi në një prononcim për gazetën Nacionale.

Sipas tij, asistenca nga partitë politike në këtë fazë të procesin përbën cenim të parimit të fshehtësisë së votës.

“Duke marrë parasysh këto lehtësime të procesit, ofrimin e mundësive shtesë për votim, kohën e mjaftueshme për regjistrim dhe votim, si dhe fushatën informuese të KQZ-së, konsiderohet e panevojshme që votuesve jashtë vendit t’u ofrohet asistencë nga subjektet politike. Për më tepër, ofrimi i një asistence të tillë përbën cenim të fshehtësisë së votimit, një nga parimet themelore të zgjedhjeve, dhe është e dënueshme me burgim sipas Kodit Penal të Kosovës”, ka vlerësuar Krasniqi.

Edhe drejtori i Instituti të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, e ka dënuar veprimin e partisë në pushtet.

Ai ka treguar se është rreptësishtë e ndaluar që në mënyrë të organizuar të asistohet dikush për proces të votimit.

“Ndër parimet themelore të procesi zgjedhor është edhe liria dhe fshehtësia e votës. Askush nuk ka të drejtë të pengojë ndonjë qytetar për të votuar, të detyrojë atë të votojë në një mënyrë të caktuar, të mbajë atë përgjegjës për votën, ose të kërkojë kundër dëshirës së tij/saj që të zbulojë votën e tij/saj ose arsyet për mos votim. Për më tepër është e ndaluar rreptësishtë që në mënyrë të organizuar parti politike apo individë të caktuar të organizojnë tubime ku edhe përmendet sigurimi i materialit të nevojshëm për votim. Kjo mënyre e organizimit pa dyshim se hyn në kuadër të veprimtarisë kriminale dhe është e dënuar me ligj”, ka thënë Miftaraj për gazetën Nacionale.

Me veprime të tilla, sipas tij, synohet të manipulohen votat e diasporës.

“Sikurse, kjo formë e organizimit të votimeve cenon rëndë integritetin e procesit zgjedhor dhe është sinonim i manipulimit të rezultatit zgjedhor. Krejt në fund të gjitha subjektet politike, mbështetësit e tyre dhe të gjitha institucionet tjera janë të obliguara të respektojnë parimet themelore të përcaktuara në ligjin për zgjedhjet dhe të ndërmarrin të gjitha masat për të siguruar mbajtjen e zgjedhjeve të lira, të drejta dhe duke respektuar sundimin e ligjit”, ka vlerësuar Miftaraj.

Një ditë më parë, gazeta Nacionale ka raportuar se si përkrahësit e VV-së në diasporë kanë caktuar lokacione për plotësim të fletëvotimeve për qytetaret që janë regjistruar për votim me postë.

Aty tregohet se si përkrahësit e VV-së në Zvicër kanë publikuar një video, përmes së cilës u bëhet thirrje votuesve të regjistruar që të dielën me 12 janar, nga ora 10:00 deri në orën 18:00 të shkojnë në adresën “Chemin du Champ-des-Filles 19, 1228 Plan-les-Ouates”.

Në këtë video votuesve ju tregohet se çka duhet të kenë me vete.

“Merre deftesën e regjistrimit dhe eja voto. Ne jemi këtu për t’iu ndihmuar rreth procesit dhe ju furnizojmë me materialin e duhur për të votu”, thuhet në këtë video.

Kjo video përfundon me mesazhin e njohur të Vetëvendosjes: “Nga çdo cep i botës ku je, hidhe votën për atdhe”.

Kjo video është shpërndarë edhe nga Yllka Kurteshi, e cila duket se është e afërt anëtarin të VV-së në KQZ, Sami Kurteshi, dhe ish-deputetit të VV-së Ismajl Kurteshi.

Këtij të fundit, në postim në profilin e saj në “Facebook”, Yllka Kurteshi i drejtohet me “Baci Ismajl Kurteshi”.

Pas raportimit të Nacionales, ka reaguar edhe KQZ-ja.

Në mbledhjen e djeshme të KQZ-së, përfaqësuesit e opozitës kanë kërkuar nga prokuroria që të merret me këtë rast, meqenëse, sipas tyre, po cenohet fshehtësia e votës.

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë