Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qendruar në Slloveni, në kuadër të takimit të Bërdo-Brijunit.
Osmani pati rastin të realizojë takim me homologun e saj malazez Milo Gjukanoviq, me të cilin diskutuan mbi çeshtjet e rajonit.
“Në margjinat e takimit të liderëve të Procesit Brdo-Brijuni u takova me presidentin e Malit të Zi, Gjukanoviq. Diskutuam zhvillimet aktuale në Evropë dhe rajonin tonë dhe theksuam rëndësinë themelore të bashkëpunimit që synon promovimin e paqes, stabilitetit dhe të ardhmes sonë euroatlantike” shkroi Osmani në Twitter.
Të njëjtën gjë e pohoi edhe presidenti malazez.
“Bisedë me presidenten Vjosa Osmani për çështjet bilaterale dhe zhvillimin e situatës në rajon. Mali i Zi dhe Kosova janë të vendosur në parimet e ruajtjes së stabilitetit dhe perspektivës europiane të rajonit”, shkruajti Gjukanoviq.
Takimet që po bëhen në Sllovei, janë duke u organizuar në kuadër të 10 vjetorit të procesit të përbashkët Slloveni-Kroaci.
Temat që do të diskutohen në këtë takim janë: rëndësia e procesit Brdo-Brijuni në 10- vjetorin e tij, adresimi i pasojave të COVID-19, rimëkëmbja ekonomike dhe plani investiv i BE-së, zgjerimi i BE-së si prioritet gjeostrategjik, si dhe përmbyllja e projektit të Evropës së bashkuar me përfshirjen e shteteve te Ballkanit Perëndimor.

JU REKOMANDOJMË
Marrëveshja LDK – VV për presidentin, Maliqi: Dy veta gjeten “presidentin konsensual” të Kurthit
Analisti Shkëlzen Maliqi e ka komentuar marrëveshjen në mes të LDK-së dhe VV-së për zgjedhjen e presidentit të ri. Ai ka ironizuar me këtë ujdi të Abdixhikut dhe...
Më shumëDetailsLVV me aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, dërgon thasë me mbeturina para objektit komunal
Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prishtinë, ka zhvilluar sot një aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, ku hyrja e objektit u bllokua me thasë me mbeturina, në shenjë proteste...
Më shumëDetailsEdhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë
Në seancën e rigjykimit, i akuzuari Endrit Nika u deklarua sërish i pafajshëm për vrasjen e shtetases argjentinase (të dashurës së tij) në Fushë-Kosovë më 2023. “I pafajshëm”,...
Më shumëDetailsGjendet gruaja e raportuar e zhdukur në Dragash, Policia jep detaje
Një grua, e cila ishte raportuar si e zhdukur në Dragash, është gjetur pas angazhimit të njësive policore dhe qytetarëve. Sipas Policisë, rasti është raportuar më 31 gusht,...
Më shumëDetailsVeprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President
Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...
Më shumëDetailsPeci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike
Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...
Më shumëDetails










