Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Osmani i pret kongresistet amerikane: Rruga euroatlantike e Kosovës – qëllim i palëkundur

30/05/2025 - 18:11
në Kryesore, Lajme
A A
Osmani i pret kongresistet amerikane: Rruga euroatlantike e Kosovës – qëllim i palëkundur
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim kongresistet Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan, të shoqëruara nga e ngarkuara me punë në ambasadën e SHBA-ve në Kosovë, Anu Prattipati dhe delegacioni e Kongresit.

Në këtë takim, përveç situatës aktuale politike dhe të sigurisë në vend, u diskutua për forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, me fokus të veçantë në fushën e mbrojtjes, investimeve dhe avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Osmani theksoi se partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shtylla kryesore për të garantuar stabilitetin afatgjatë në Ballkanin Perëndimor. Ajo nënvizoi se sa herë që SHBA-ja ka qenë e përfshirë dhe ka luajtur rol aktiv në rajonin tonë, janë arritur zgjidhje të qëndrueshme dhe është shënuar përparim i rëndësishëm.

Po ashtu, e para e shtetit të Kosovës shprehu falënderimet më të thella për prezencën e vazhdueshme të trupave amerikane në vendin tonë, duke theksuar se ky angazhim ka qenë themelor për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në momentet më të vështira. Ajo nënvizoi se ndihma dhe mbështetja amerikane, të ofruara që nga ditët më sfiduese, janë dëshmi e miqësisë së palëkundur dhe angazhimit të përbashkët për paqen dhe prosperitetin në rajonin tonë.

Duke falënderuar kongresistët për mbështetjen amerikane ndaj Kosovës, Osmani theksoi se bashkëpunimi i ngushtë me Shtetet e Bashkuara është po ashtu jetik për realizimin e synimeve euroatlantike të vendit, që mbeten qëllim i palëkundur për Republikën e Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Feraj flet para Kurtit: Gjykata s’mund ta zgjidhë krizën, vetë Kushtetuta është me “difekte”

Feraj flet para Kurtit: Gjykata s’mund ta zgjidhë krizën, vetë Kushtetuta është me “difekte”
26/03/2026 - 13:39

Hysamedin Feraj nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se aktgjykimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese nuk e ka zgjidhur krizën. Madje sipas tij, “ndoshta as nuk mund ta zgjidhë ndonjëherë”....

Më shumëDetails

“Osmani s’i ka votat për t’u rizgjedhur presidente”, Nagavci thotë se partia nuk e ka asnjë hatërmbetje ndaj saj

“Osmani s’i ka votat për t’u rizgjedhur presidente”, Nagavci thotë se partia nuk e ka asnjë hatërmbetje ndaj saj
26/03/2026 - 13:36

Arbërie Nagavci, kryetarja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje tha në një intervistë për Euronews Albania se LVV si subjekti më i madh parlamentar në Kosovë do të...

Më shumëDetails

Rivarroset në Krushë të Vogël, Ajvaz Shehu, vëllai i tij: Mu vranë edhe nëntë anëtarë të familjes

Rivarroset në Krushë të Vogël, Ajvaz Shehu, vëllai i tij: Mu vranë edhe nëntë anëtarë të familjes
26/03/2026 - 13:12

Vëllai i Ajvaz Shehut, Qazim Shehu, ka rrëfyer dhimbjen e thellë për humbjen e familjarëve të tij në masakrën e Krushës së Vogël, duke e cilësuar këtë ngjarje...

Më shumëDetails

Zelensky jep alarmin: Rusia do të godasë rrjetin hidrik

Zelensky jep alarmin: Rusia do të godasë rrjetin hidrik
26/03/2026 - 13:07

Rusët po përgatiten të nisin një operacion kundër sistemeve të furnizimit me ujë të Ukrainës në muajt e ardhshëm. Alarmi është dhënë nga vetë Presidenti Volodymyr Zelensky: “Ne...

Më shumëDetails

Haradinaj nga Krusha e Madhe: Siguria është jetike, duhet ta mbajmë fort me Amerikën që të mos na përsëritet historia

Haradinaj nga Krusha e Madhe: Siguria është jetike, duhet ta mbajmë fort me Amerikën që të mos na përsëritet historia
26/03/2026 - 13:01

Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje për forcimin e ushtrisë dhe ruajtjen e raporteve të forta me Shtetet e Bashkuara, duke e cilësuar këtë si mënyrën më të mirë...

Më shumëDetails

Trump kritika të forta Evropës: Anëtarët e NATO-s nuk kanë bërë asgjë për të na ndihmuar, nuk do ta harrojmë këtë

“U thashë, ‘jo’, faleminderit”, Trump: Irani më ofroi të isha liderit suprem i tyre
26/03/2026 - 12:44

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, lëshoi ​​shigjeta të reja ndaj shteteve anëtare të NATO-s për qëndrimin e tyre ndaj luftës me Iranin të enjten pasdite. Siç shkroi ai...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

    Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Dy të arrestuar në aksionin anti-drogë, policia ndoqi Golfin nga Prishtina deri në Vushtrri (Video)

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Inspeksioni i ndërpret punimet pa leje një kompanie ndërtimore, po rrezikonte qytetarët dhe nxënësit

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Nga Prekazi në Stuttgart: Djali i veteranit që u refuzua 12 herë në konkurse, por po vlerësohet në Gjermani

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë