Kosova është e bekuar me mbështetjen e fuqishme dhe të palëkundur të Kongresit Amerikan.
Kështa ka deklaruar Vjosa Osmani pas një takimi që ka zhvilluar me Senatorin Andy Kim në Washington D.C.
”Kosova është e bekuar me mbështetjen e fuqishme dhe të palëkundur të Kongresit Amerikan.Në Washington D.C., kisha kënaqësinë ta takoj Senatorin Andy Kim, për të diskutuar forcimin e partneritetit strategjik midis Kosovës dhe Amerikës në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët, përfshirë sigurinë, zhvillimin ekonomik dhe inovacionin”, ka shkruar Osmani.