Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Osmani në konferencën në Potsdam, flet për demokracinë dhe synimet euroatlantike

15/09/2022 - 18:58
në Kryesore, Lajme
A A
Osmani në konferencën në Potsdam, flet për demokracinë dhe synimet euroatlantike
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu e shoqëruar nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schwarz, po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare për demokracinë dhe lirinë e mediave, Kolokiumi M100 Sanssouci.

Në këtë konferencë i pranishëm është edhe Kancelari federal gjerman Olaf Scholz, si dhe diplomatë, gazetarë e përfaqësues nga akademia dhe shoqëria civile nga e gjithë bota.

Në një diskutim të veçantë të kësaj konference kushtuar strategjisë së sigurisë në Evropë, Presidentja Osmani ka theksuar se Republikën e Kosovës është shembull i garantimit të paqes së qëndrueshme në rajon dhe më gjerë, si dhe si rrëfim suksesi në forcimin të lirisë së medias dhe demokracisë. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani ka folur mbi rritjen e vazhdueshme të Kosovës në indekse ndërkombëtare të lirive dhe demokracisë, si dëshmi e përkushtimit të palëkundur të popullit të Kosovës dhe të institucioneve të saj për vlerat demokratike.

Presidentja Osmani ka theksuar se Republika e Kosovës është faktor stabiliteti në rajon dhe Evropë, dhe përmes veprimeve konkrete ka dëshmuar se është partner i besueshëm i demokracisë perëndimore. Presidentja Osmani ka veçuar përkushtimin e Kosovës për forcimin e mëtejmë të aleancave me partnerët tanë evropianë dhe amerikanë përmes bashkërendimit të plotë të politikës së jashtme karshi zhvillimeve ndërkombëtare, përfshirë luftën në Ukrainë dhe mbështetjen për popullin ukrainas.

Presidentja ka theksuar rëndësinë e anëtarësimit të Republikës së Kosovës dhe të gjitha shteteve të tjera demokratike dhe bashkërenduese në BE dhe NATO, në mënyrë që Evropa të jetë edhe më e fortë dhe më e bashkuar karshi sfidave me të cilat përballet.

Presidentja, ndër të tjera, bëri thirrje për përkrahjen e Republikës së Kosovës për anëtarësim në organizata rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe për urgjencën e përmbylljes së procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Qëllimi i konferencës ndërkombëtare Kolokiumi M100 Sanssouci është bashkëbisedimi dhe ndërveprimi në mes përfaqësuesve nga politika, media dhe akademia nga e gjithë Evropa e më gjerë rreth perspektivave për një Evropë të lirë dhe demokratike përballë një rendi të ri botëror dhe rolit të mediave në këtë proces.

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë