Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se gjatë vizitës në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pati një tryezë diskutimi me diplomatë dhe ekspertë lidhur me synimet strategjike të politikës së jashtme të Kosovës.
Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se aty u diskutua përfshirë anëtarësimin në NATO, si dhe përkushtimin për forcimin e aleancës me Shtetet e Bashkuara.
“Në rrugën e Kosovës drejt institucioneve euroatlantike, mbështetja e partnerëve e aleatëve tanë është jetike”, ka thënë Osmani. /Klankosova.tv