Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me Kryeministrin Albin Kurti e Kryekuvendarin Glauk Konjufca, të shoqëruar nga ish-amabsadori i OSBE, e dëshmitari krysor që ndërkombëtarizoi këtë krim William Walker, kanë vizituar Reçakun, në 25 vjetorin e masakrës.
Nga aty, Presidentja Osmani është shprehur se nuk do të mund të mohohet e vërteta se është kryer krim kundër njerëzimit nga regjimi gjenodicial i Millosheviqit.
Sipas Presidentes, e vërteta gjithnjë do të triumfojë mbi propagandën serbe.
Postimi i plotë:
Reçak.
Aty ku u dëgjua zëri i vuajtjeve të popullit shqiptar në Kosovë e jehoi në tërë botën demokratike.
Aty ku asnjëherë nuk do të mund të mohohet e vërteta se është kryer krim kundër njerëzimit nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit.
E vërteta gjithnjë do të triumfojë mbi propagandën serbe.












