Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Osmani për katastrofën humanitare në Gaza: Fëmijët nuk i nisin luftërat, por janë ata që vuajnë më shumë pasojat

28/07/2025 - 14:52
në Lajme
A A
Osmani në “The World Forum” në Berlin: Kosova sot është sinonim i demokracisë që po avancon vazhdimisht

Madam President Vjosa Osmani-Sadriu speaks to the press after the formal ceremony of signing the application form for European Union Membership on behalf of the Republic of Kosovo on Wednesday, Dec 14, 2022. This process is expected to take years, if not decades, amid tensions with neighbouring Serbia. Serb protesters in northern Kosovo have blocked main roads in recent days following an exchange of fire with police after the arrest of a former Serb police officer suspected of involvement in terrorism.

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar lidhur me katastrofën humanitare në Gaza, duke theksuar vuajtjet e mëdha që po përjetojnë civilët e pafajshëm, veçanërisht fëmijët.

“Fëmijët nuk i nisin kurrë luftërat! Por janë pikërisht ata që vuajnë më shumë dhe bartin pasojat më të rënda të çdo konflikti,” deklaroi Osmani në një postim të publikuar në rrjetet sociale.

Ajo e cilësoi situatën në Gaza si “zemërthyese” dhe bëri thirrje që kjo gjendje të marrë fund sa më parë. “Çdo fëmijë, çdo familje, pavarësisht kombësisë apo fesë, është e çmuar dhe duhet të mbrohet,” theksoi Presidentja.

Osmani shprehu përkrahjen e plotë të Kosovës për përpjekjet për armëpushim të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Katari dhe Egjipti, përfshirë edhe angazhimet për lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve.

Ajo theksoi gjithashtu nevojën urgjente për sigurimin e qasjes në ushqim, ujë dhe ilaçe për më të prekurit nga lufta, në mënyrë që të lehtësohet sado pak vuajtja e njerëzve të pafajshëm.

“Kosova vazhdon të mbështesë përpjekjet ndërkombëtare për një të ardhme të drejtë, të qëndrueshme dhe paqësore, ku izraelitët dhe palestinezët të jetojnë në dinjitet, siguri dhe respekt të ndërsjellë, me një angazhim të përbashkët për mbrojtjen e jetës njerëzore,” thuhet në deklaratë.

Në përmbyllje, Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e ndërmarrjes së çdo mase për të parandaluar humbjen e mëtejshme të jetëve të pafajshme dhe për të lehtësuar vuajtjen e të gjithë njerëzve të prekur nga konflikti.

JU REKOMANDOJMË

‘‘S’është normale shkelja e vetëdijshme e Kushtetutës’’, Çitaku: Demokracia s’matet vetëm me votën që e fiton

Çitaku: Qeveria e ardhshme do të jetë pa Vetëvendosjen
18/08/2026 - 12:04

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se në demokraci nuk është normale ‘’shkelja e vetëdijshme e Kushtetutës’’. Deputetja ka shtuar se Kushtetua, ‘’nuk është...

Më shumëDetails

“Fotoja nga takimi i Kurtit me partitë e komuniteteve të kujton skenat e Millosheviqit ku atë kohë synonte të krijohej përshtypja se “gjithçka është në rregull”

Muharremi bën analizën: Sa vota mund t’i marrin LDK-ja dhe Vjosa Osmani
18/08/2026 - 12:00

Analisti politik Shenoll Muharremi dhe ish mbështetës i VV-së ka kritikuar ashpër pushtetin e Albin Kurtit, duke e krahasuar një fotografi të fundit me skenat e takimeve të...

Më shumëDetails

Kabashi-Ramaj nga foltorja e Kuvendit: Deputeti Kurti po e çon vendin drejt autokracisë, të konstituohet Kuvendi

Kabashi-Ramaj nga foltorja e Kuvendit: Deputeti Kurti po e çon vendin drejt autokracisë, të konstituohet Kuvendi
18/08/2026 - 11:45

Deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës edhe sot në orën 11:00 ka qenë të pranishëm në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës nga ku thanë...

Më shumëDetails

PDK në sallën e Kuvendit, bashkohen edhe dy deputetë të Aleancës

PDK në sallën e Kuvendit, bashkohen edhe dy deputetë të Aleancës
18/08/2026 - 11:37

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë hyrë në sallën e Kuvendit të Kosovës. PDK-ja dje i ka dërguar kërkesë kryesuesit të seancës konstituive, Avni Deharit, për vazhdimin...

Më shumëDetails

Tahiri: Mendojnë se do të lodhemi, por ne s’kemi punë tjetër veç të vijmë në sallën tonë!

Tahiri: Mendojnë se do të lodhemi, por ne s’kemi punë tjetër veç të vijmë në sallën tonë!
18/08/2026 - 11:32

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se opozita nuk do të heqë dorë nga kërkesa për konstituimin e kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve. Tahiri tha se, pavarësisht...

Më shumëDetails

Edhe Aleanca shkon në sallën e Kuvendit të Kosovës

Edhe Aleanca shkon në sallën e Kuvendit të Kosovës
18/08/2026 - 11:26

Ftesës së Partisë Demokratike të Kosovës për mbajtjen e seancës konsituive, i është përgjigjur pozitivisht Aleanca. Dy deputetët e kësaj partie Besnik Tahiri dhe Albana Bytyqi, tashmë kanë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Sherr për një incizim me dron te restoranti “Lumi” në Bistricë – pesë persona përfshihen në rrahje, mes tyre edhe një police

    Sherr për një incizim me dron te restoranti “Lumi” në Bistricë – pesë persona përfshihen në rrahje, mes tyre edhe një police

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Antik Strofci, kryetar i degës së PDK-së në Hannover të Gjermanisë, ka raportuar në autoritetet gjermane një koment të publikuar në Facebook

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Vihet gurthemeli i kishës katolike në nj fshat të Vushtrrisë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Dolce shfaqet provokuese në paraqitjen e re (Foto +16)

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Buzhala: Sot pritet anulimi i tenderit 15 milionësh të fituar me dokument të falsifikuar nga IP Petrol e Shaip Mikullovcit!

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë