Presidenti i Austrisë Alexander Van der Bellen, ka postuar një fotografi në rrjetet sociale, që ka bërë shumë bujë.Presidenti austriak ka treguar se është nisur me tren në takimin zyrtar me Presidentin e Italisë, Sergio Mattarella.
Megjithëse po shkonte në një takim zyrtar, ai po udhëtonte vetëm dhe pa truproja, madje edhe me transport publik, duke u dhënë shembull liderëve të tjerë, sidomos atyre të Ballkanit.Më parë edhe liderë të tjerë kishin vepruar ngjashëm, ndërsa kishin bërë bujë për modestinë e tyre.











