Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli e ka quajtur populiste gjuhën e presidentes Vjosa Osmani karshi zëdhënësit të BE-së, Peter Stano derisa pohon se kjo gjë mund të ketë pasoja.
Osmani në një paraqitje për media, ka pohuar se zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, po jep deklarata raciste karshi Kosovës edhe në çështjen e hapjes së Urës së Ibrit.
Pacolli në një reagim të shtunën në Facebook, dyshon se presidentja Osmani “me fjalët dhe me gjuhën e saj populiste, duke ofenduar të tjerët, mund të kontribojë në zgjidhjen e problemeve në Kosovë”.
“Po dyshoj se Presidentja Osmani, me fjalët dhe me gjuhën e saj populiste, duke ofenduar të tjerët, mund të kontribojë në zgjidhjen e problemeve në Kosovë. Pavarësisht se kush është dhe nga vjen zoti Stano, ai sot mban një post të rëndësishëm, shumë të rëndësishëm në influencimin (ndikimin) e opinionit ndërkombëtar, pro ose kundër Kosovës”.
Të quash deklaratat e tij RACISTE është një qëndrim që mund të ketë pasoja. Zoti Stano përfaqëson konkluzionet e Bashkimit Europian, me të cilin Kosova është e lidhur në mënyrë vitale.
Ai thotë se këto deklarata nuk i sjellin asgjë Kosovës veçse mbetet një “shprehje pseudo-patriotike, primitive, vetëm për konsum të brendshëm në qarqët e mbështetësve te juaj”.
Postimi i plotë:
Po dyshoj se Presidentja Osmani, me fjalët dhe me gjuhën e saj populiste, duke ofenduar të tjerët, mund të kontribojë në zgjidhjen e problemeve në Kosovë. Pavarësisht se kush është dhe nga vjen zoti Stano, ai sot mban një post të rëndësishëm, shumë të rëndësishëm në influencimin (ndikimin) e opinionit ndërkombëtar, pro ose kundër Kosovës.
Të quash deklaratat e tij RACISTE është një qëndrim që mund të ketë pasoja. Zoti Stano përfaqëson konkluzionet e Bashkimit Europian, me të cilin Kosova është e lidhur në mënyrë vitale.
Nuk e di se çfarë do t’i sjellin deklarata të tilla Kosovës, por jam i sigurt që nuk do të sjellin asgjë të mirë, dhe si e tillë deklerata e presitentes mbetët vetëm një shprehje pseudo-patriotike, primitive, vetëm për konsum të brendshëm në qarqët e mbështetësve te juaj.
Kjo gjë nuk është e mirë për një shtet modern dhe dinjitoz për çka ne pretendojmë.
Siq e pamë, pas deklaratës së presidentes erdhi, prompt “paralajmerimi” se Kosova mund te mbetet e vetmuar.
Ju lutem, mos i mbyllni dyrët, ato novoitet të mbetën të hapura!!












