Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pako e paralajmëruar nga Qeveria, reagon Hykmete Bajrami: Skemë e korrupsionit, krizat nuk falin

18/04/2026 - 11:46
në Lajme
A A
Pako e paralajmëruar nga Qeveria, reagon Hykmete Bajrami: Skemë e korrupsionit, krizat nuk falin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për pakon e paralajmëruar prej rreth 200 milionë eurosh.

Bajrami ka shkruar se në një kohë kur ekonomia globale po përballet me pasiguri të mëdha dhe rritje të çmimeve të energjisë e naftës, Qeveria po fokusohet më shumë në procese zgjedhore sesa në masa për stabilizimin ekonomik.

“Por duhet të theksohet që Qeveria e Kosovës në vend që të ndërmarrë masa në ekonomi, po përgatitet një “pako” prej 200 milionë eurosh, jo për prodhim, as për energji, as për zhvillim, po për zgjedhje, për zgjedhje të jashtëzakonshme, të tretat në më pak se një vit e gjysmë. Kjo nuk është ndihmë për qytetarët, kjo është skemë e korrupsionit publik, është keqpërdorim i buxhetit për qëllime politike. Ndërkohë, Kosova jonë vazhdon pa kapacitete të reja energjetike, pa prodhim vendor, pa asnjë mbrojtje nga goditjet që vijnë nga jashtë”, tha ajo

Postimi i plotë:

Derisa “The Economist” po paralajmëron se ekonomia globale po hyn në një fazë të rrezikshme, Qeveria jonë po përgatitet për zgjedhje

Çmimet e naftës u rritën deri në 63% brenda një muaji,  kudo në botë kemi rritje të çmimeve të energjisë, po rriten kostot e financimit dhe bizneset po hyjnë në një fazë të re të pasigurisë. Në këtë kohë të pasigurisë gati të gjitha vendet po ndërmarrin masa për të mbrojtur ekonomitë dhe qytetarët e tyre, te ne, Qeveria sillet sikur asgjë nuk po ndodh, në fakt Qeveria po fërkon duart tek sheh se në kurriz të inflacionit po mbushet arka e shtetit. Në Eurozonë 2.5% inflacion konsiderohet alarm, në Kosovë me 6.7% dhe Qeveria ende sillet sikur çdo gjë është në rregull.

Qeveria refuzon të lëvizë me politika fiskale, gjë të cilën po e bëjnë shumica e qeverive serioze. Deri më tani Qeveria nuk ka ofruar asnjë mbështetje për prodhuesit vendorë dhe nuk ka asnjë strategji për energjinë, varësia nga importi sidomos i energji po e gërryen sektorin edhe ashtu të vogël prodhues që kemi.

Pra, bizneset vendore po përballen çdo ditë me rritjen e kostove dhe e vetmja gjë që kjo qeveri dëshiron të bëjë është që t’ua caktojë marzhat, jo kostot por marzhat e fitimit.

Kriza nga bizneset kalon te qytetarët, përmes çmimeve më të larta dhe këtë ata po e ndiejnë çdo ditë. Derisa Qeveria po rri anash, kryeministri me shumë po rri jashtë shtetit.

Por duhet të theksohet që Qeveria e Kosovës në vend që të ndërmarrë masa në ekonomi, po përgatitet një “pako” prej 200 milionë eurosh, jo për prodhim, as për energji, as për zhvillim, po për zgjedhje, për zgjedhje të jashtëzakonshme, të tretat në më pak se një vit e gjysmë.

Kjo nuk është ndihmë për qytetarët, kjo është skemë e korrupsionit publik, është keqpërdorim i buxhetit për qëllime politike. Ndërkohë, Kosova jonë vazhdon pa kapacitete të reja energjetike, pa prodhim vendor, pa asnjë mbrojtje nga goditjet që vijnë nga jashtë.

Pra kur të tjerët lëvizin, ne vendnumërojmë, kur të tjerët investojnë, Qeveria jonë blen vota dhe kështu të tjerët prodhojnë e ne konsumojmë, andaj edhe në vitin 2025 përfunduam me deficit tregtar hiç me pak se 6 miliardë Euro.

E vërteta është e thjeshtë: një vend që nuk prodhon dhe nuk investon nuk mund të ecë përpara. Populizmi mund të sjellë vota për një kohë, por prosperitet asnjëherë, sepse krizat nuk falin, ato vetëm t’i vënë në pah dobësitë që i ke.

JU REKOMANDOJMË

Prokuroria e Pejës dhe Njësiti Antidrogë në Pejë në aksion, zbulohet laborator i madh i drogës

Dyshohet për mjet shpërthyes në Prishtinë – Policia jep detaje
18/04/2026 - 12:44

Në një fshat të komunës së Pejës është kapur një sasi e konsiderueshme e narkotikëve. Përveç drogës, është zbuluar edhe një laborator për prodhimin e narkotikëve. Lajmin për...

Më shumëDetails

Aksioni i Inspektoratit të Punës: Ndalohet puna në 6 vendpunishte në rajonin e Mitrovicës, u kontrolluan 13 objekte

Aksioni i Inspektoratit të Punës: Ndalohet puna në 6 vendpunishte në rajonin e Mitrovicës, u kontrolluan 13 objekte
18/04/2026 - 12:16

Inspektorati Qendror i Punës (IQP) ka publikuar raportin e inspektimeve të realizuara gjatë 48 orëve të fundit, ku janë zhvilluar gjithsej 72 inspektime në disa komuna të Kosovës....

Më shumëDetails

Trump: Po negociojmë, por armëpushimi përfundon të mërkurën – do të detyrohemi të hedhim sërish bomba në Iran

Trump: Po negociojmë, por armëpushimi përfundon të mërkurën – do të detyrohemi të hedhim sërish bomba në Iran
18/04/2026 - 11:43

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se negociatat me Iranin do të vazhdojnë gjatë fundjavës, por paralajmëroi se armëpushimi mund të përfundojë nëse nuk arrihet një marrëveshje deri...

Më shumëDetails

Ngushtica e Hormuzit mbyllet sërish

Si mund t’i rrisë çmimet e ushqimeve lufta e SHBA-së e Izraelit me Iranin
18/04/2026 - 11:26

Autoritetet iraniane kanë dalë me një tjetër reagim duke paralajmëruar se Ngushtica e Hormuzit të vendoset nën “kontroll të rreptë” për shkak të refuzimit të Shteteve të Bashkuara...

Më shumëDetails

Djali i një dëshmori kundërshton hyrjen e Përparim Ramës në varrezat e dëshmorëve

Djali i një dëshmori kundërshton hyrjen e Përparim Ramës në varrezat e dëshmorëve
18/04/2026 - 10:52

Prishtina sot shënon ditën e dëshmorëve, por një moment jo i këndshëm ka ndodhur, kur aty ka mbërritur i pari i kryeqytetit, Përparim Rama. Ai është penguar tu...

Më shumëDetails

Ndërron jetë papritur një grua në Mitrovicë, u alivanos në dhomë – rasti nën hetime

Ndërron jetë papritur një grua në Mitrovicë, u alivanos në dhomë – rasti nën hetime
18/04/2026 - 10:41

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mitrovicën e Jugut, ku një grua ka humbur jetën në rrethana të papritura brenda banesës së saj. Ngjarja ka ndodhur më...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rrahja në Vushtrri: 1 i lënduar rëndë, 6 të arrestuar (Pamje +18)

    Rrahja në Vushtrri: 1 i lënduar rëndë, 6 të arrestuar (Pamje +18)

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Super Viva e Mustafë Rexhepi kapet duke fshehur origjinën e produkteve – Tenton të vendoset mbi shtetin, nuk zbaton urdhëresën e inspektoratit

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Banesa, toka, depo, vetura e para të gatshme – Kjo është pasuria e deklaruar nga Sami Lushtaku

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Ndërron jetë papritur një grua në Mitrovicë, u alivanos në dhomë – rasti nën hetime

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Inspektorati i ministres Kusari Lila kap “Elkosin” e Ramiz Kelmendit duke mashtruar konsumatorët me çmime (Dokument)

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë