Pamjet me dron nga protesta e zhvilluar në Tiranë kanë treguar një pjesëmarrje të madhe qytetarësh, përfshirë edhe persona të ardhur nga diaspora, të cilët janë bashkuar në tubimin masiv në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara kryeministrisë.
Nga pamjet shihen mijëra qytetarë që janë mbledhur për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Protesta vijon të jetë pjesë e një serie tubimesh ku qytetarët shprehin pakënaqësi dhe kërkojnë ndryshime politike në vend.
Protesta e kësaj të shtune është e 35-ta radhazi.













