Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Para aksionit të Prokurorisë Speciale, “Veda 2 Petrol” ishte dërguar për gjykatë edhe për abuzim me çmime të naftës

12/07/2026 - 13:50
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Para aksionit të Prokurorisë Speciale, “Veda 2 Petrol” ishte dërguar për gjykatë edhe për abuzim me çmime të naftës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një operacion i gjerë i Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës më 1 korrik kishte goditur një rrjet të organizuar të kontrabandës dhe shmangies tatimore me derivate, ku mes të arrestuarve është edhe Dashnim Miftari – pronar i kompanisë “Veda 2 Petrol”. Sipas dosjes së prokurorisë, këta persona për vite me radhë, kanë kontrabanduar me naftë nga Shqipëria në Kosovë, duke iu shmangur kontrollit doganor.

Ky problem ligjor për “Veda 2 Petrol” të Dashnim Miftarit nuk është rast i izoluar. Kjo për shkak se më 24 prill 2026 Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut kishte filluar procedurë kundërvajtëse në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj “Veda 2 Petrol” për shkak të shkeljes së Ligjit për Tregtinë me Produkte të Naftës.

Kjo kërkesë për fillimin e procedurës kundërvajtëse ishte bërë për shkak të të gjeturave me rastin e inspektimit të bërë në “Veda 2 Petrol” më 3 prill 2026, ku ishte konstatuar shitja e derivateve të naftës mbi marzhën e lejuar.

Veriu.info ka siguruar këtë kërkesë të IQMT-së me numër protokolli 1701, në arsyetimin e së cilës thuhet se kjo kompani ka tejkaluar marzhën tregtare maksimale të lejuar për shitje me pakicë të derivateve të naftës.

“Veprim ky në kundërshtim me nenin 15 të Ligjit nr. 08/L-018 Për Tregtinë me Produktet e Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme, i sanksionuar me nenin 19 paragrafi 13 të po të njëjtit ligj dhe në nenin 26 të Ligjit nr. 06/L-034 Për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe ndëshkohet me nenin 137 të po të njëjtit ligj”, thuhet në arsyetimin e kërkesës për fillimin e procedurës kundërvajtëse të bërë nga IQMT.

Sanksionet e nenit 19, paragrafi 13

Për shkelje të vendimit për marzhën e fitimit maksimal, në kërkesë thuhet se sanksioni është paraparë me nenin 19, paragrafi 13 i Ligjit nr.08/L-018 për Tregtinë me Produkte të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtëritshme.

Sipas paragrafit 13, dënimi maksimal për persona juridikë është i paraparë në shumën prej 6 mijë euro.

“Kushdo që, në kundërshtim me nenin 15 të këtij ligji, nuk respekton kufizimin e çmimit të produktit të naftës ose karburantit të ripërtëritshëm dënohet me gjobë prej dy mijë (2.000) deri në gjashtë mijë (6.000) euro, si person juridik”, thuhet në paragrafit 13 të nenit 19 të Ligjit nr.08/L-018.

LEXONI EDHE:

Dosja e Prokurorisë: Pronari i ‘Veda 2 Petrol’, Dashnim Miftari dyshohet si pjesë e grupit të organizuar kriminal – kontrabandë me naftë e pastrim parash

Me pranga në duar, Dashnim Miftari – pronari i Veda 2 Petrol sillet në gjykatë

Pronari i “Veda 2 Petrol”, Dashnim Miftari është arrestuari në aksionin kundër grupit të strukturuar kriminal naftëtarëve

Tags: Dashnim MiftariVeda Petrol

JU REKOMANDOJMË

Vuçiq në prag të zgjedhjeve flet për platformën ruse “Ostorozhno”: Një grup i njerëzve s’më duan sepse nuk e njohë Kosovën shtet

Vuçiq në prag të zgjedhjeve flet për platformën ruse “Ostorozhno”: Një grup i njerëzve s’më duan sepse nuk e njohë Kosovën shtet
20/10/2026 - 16:44

Ish-presidenti serb, Aleksander Vucic, në prag të zgjedhjeve parlamentare ka folur për platformën ruse në youtube” Ostorzhno” për çështje të ndryshme, ndër to edhe raportin e tij me...

Më shumëDetails

Anëtari i organit të pavarur ia kthen deputetit të VV-së: “Po, jam me PDK-në dhe jam krenar”

Anëtari i organit të pavarur ia kthen deputetit të VV-së: “Po, jam me PDK-në dhe jam krenar”
20/10/2026 - 16:38

Gjatë raportimit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK) në Komisionin për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, janë përplasur verbalisht...

Më shumëDetails

Tensionet në Shqipëri, ambasadori amerikan, ai gjerman dhe ai i BE’së në zyre te Begaj, në takim edhe Mejdani e Topi

Tensionet në Shqipëri, ambasadori amerikan, ai gjerman dhe ai i BE’së në zyre te Begaj, në takim edhe Mejdani e Topi
20/10/2026 - 16:28

Përshkallëzimi i revoltës popullore dhe tensionet masive në rrugët e kryeqytetit kanë vënë në lëvizje urgjente diplomacinë ndërkombëtare dhe faktorët më të lartë shtetërorë. Presidenti i Republikës, Bajram...

Më shumëDetails

Rekord i zi, nafta shkon edhe më lartë – shtrenjtohet edhe më shumë

Rekord i zi, nafta shkon edhe më lartë – shtrenjtohet edhe më shumë
20/10/2026 - 16:18

Çmimet e naftës ne bursa arritën të martën nivelin më të lartë pesë mujor. Nafta e papërpunuar brent tejakloi 110 dollarë për fuçi, çmimi më i lartë që...

Më shumëDetails

Ky është përfaqësuesi i PDK-së në Grupin Punues për mbrojtjen e çlirimtarëve në Apel

Reagon PDK-ja: Beteja për drejtësi vazhdon deri në fund
20/10/2026 - 16:06

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj do të jetë përfaqësues i Grupit Parlamentar të kësaj partie, në grupin punues për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK’së në...

Më shumëDetails

Ngjarja që tronditi Vitinë: 25 vjet burgim për Egzon Shalltin, që e goditi me veturë 20-vjeçarin

Ngjarja që tronditi Vitinë: 25 vjet burgim për Egzon Shalltin, që e goditi me veturë 20-vjeçarin
20/10/2026 - 15:56

Egzon Shallti është dënuar me 25-vjet burgim. 22-vjeçari u shpall fajtor për vrasjen e Auron Ferizit, 20-vjeç, të cilin e goditi me veturë në afërsi të sheshit të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Muharremi demanton statistikat e Qeverisë për çmimin e rrymës: 37% më e shtrenjtë

    Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

    158 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 40
  • Krahasoi protestat e Tiranës me kohën e luftës në Kosovë, Haradinaj e shanë me nënë Konomin

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Skandal në ordinancën “AL-DENT V” në Skenderaj: Pacienti gëlltit gjilpërën gjatë trajtimit stomatologjik

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Sulmohet fizikisht mjeku kujdestar në Spitalin e Vushtrrisë

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Skandali me ndrrim të foshnjës /MSh dërgon në Komision Disiplinor inspektoren që nuk e gjobiti “Spitalin Amerikan 2”

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë