Pasi u miratua Udhëzimi Administrativ për zgjedhjet në katër komunat në veri, ish- kryeministri Mustafa, në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se nuk mund të pritet që bashkësia ndërkombëtare do të bie në kurthin e lojrave të Qeverisë me këtë udhëzim.
Sopas tij, veprimet populiste në komunat e veriut dhe ikja nga impelmentimi i marrëveshjes, e sanksionunan Kosovën për herë të parë si shtet.
“Veprimet populliste në komunat e veriut dhe ikja nga implementimi i marrëveshjes e sanksionuan Kosovën për herë të parë si shtet. Nuk mund të pritet se bashkësia ndërkombëtare do të bie në kurthin e lojërave të Qeverisë me Udhëzim Administrativ”, tha Mustafa për Gazeta Blic.
Mustafa konsideron se problemi qëndron tek zbatimi i marrëveshjes së Ohrit, ku thotë se Kurti e ka pranuar marrëveshjen që përmban vetmenaxhimin e komunitetit serb në Kosovë.
“Konsideroj se strumbullari i problemit qëndron te zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit. Kurti e ka pranuar Marrëveshjen që përmban vetmenaxhimin e komunitetit serb në Kosovë – një autonomi për serbët – si dhe implementimin e të gjitha marrëveshjeve të mëparshme”, shtoi ai.
“Me këtë sjellje të qeverisë nuk pres zgjidhje në veri të vendit ( as zgjedhje) por shtërngim të sanksioneve ndaj Kosovës”, u shpreh Mustafa.
Tutje Mustafa shtoi se liderët e vendit janë zgjedhur me vota të qytetarëve, dhe thotë se ata kanë vendosur të kemi lider që nuk e përfillin BE-në, SHBA-të dhe NATO-n.
“Liderët e vendit janë zgjedhur me vota të qytetarëve, prandaj është iluzore dhe verbëri politike të mendosh se për veprimet e udhëheqësve nuk duhet të ndëshkohen qytetarët, sepse qytetarët kanë përgjegjësinë e tyre. Ata kanë vendosur të kemi liderë që nuk përfillin BE-në, SHBA-të, NATO-n dhe një numër i konsiderueshëm i tyre, sipas opinionit publik, vazhdon të ketë akoma mendësi të tillë”, potencoi Mustafa.
Ai për takimin Kurti-Vuçiq që pritet të mbahet në shtator thotë se nëse nuk ndryshon sjellja dhe diskursi i pushtetit ndaj përgjegjësive shtetërore dhe aleatëve tanë, nuk mund të pritet asgjë konkrete nga takimi i shtatorit.
“Nëse nuk ndryshon sjellja dhe diskursi i pushtetit ndaj përgjegjësive shtetërore dhe aleatëve tanë, nuk mund të pritet asgjë konkrete nga takimi i shtatorit. Do të jetë një skenë e përsëritjeve të frazave populliste të Kurtit për militantët e tij të VV-së dhe Guxo dhe të Vuçiqit për qytetarët e tij dhe komunitetin ndërkombëtar, i cili në saje të gabimeve që po i bënë qeveria jonë, gjithnjë e më shumë po ia mbanë anën Serbisë”, u shpreh Mustafa











