
Sot është raportuar për mungesën e ujit në lumi Ibër.
Për këtë gjendje ka reaguar Komuna e Mitrovicës ku përmes një postimi e ka quajtur gjendjen si alarmuese.
Reagimi i plotë:
Të nderuar qytetarë të Mitrovicës,
Sot në orët e hershme të mëngjesit autoritetet e Komunës së Mitrovicës janë përballur me ndaljen e rrjedhës së ujit nëpër shtratin e lumit Ibër e cila ka shkaktuar edhe shterrjen e lumit.
Rrezikimi i furnizimit me ujë të pijes për Rajonin e Mitrovicës në këto temperatura të larta, rrezikimi i ekosistemit të lumit Ibër janë alarmuese për ne si institucion i Komunës së Mitrovicës.
Komuna e Mitrovices ka kërkuar sqarim dhe sipas informatave nga organet kompetente arsyeja e mungesës së ujit është për shkak të punimeve të zhvilluara në Liqenin e Ujmanit.











