Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pas shkollave të mesme, greva pritet të përfshijë edhe shkollat fillore në Prishtinë

14/10/2026 - 09:18
në Lajme
A A
Pas shkollave të mesme, greva pritet të përfshijë edhe shkollat fillore në Prishtinë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas grevës së punëtorëve teknikë në shkollat e mesme të Prishtinës, grevës pritet t’i bashkohen edhe punëtorët teknikë të shkollave fillore, për shkak të mospagesës së pagave dhe vonesave në ekzekutimin e tyre.

Sipas njoftimit të Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës, greva do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave për pagesën e pagave dhe shlyerjen e obligimeve të mbetura.

Gjatë vizitës në shkollën fillore “Meto Bajraktari” në Prishtinë, u tentua të merren pamje nga brenda objektit shkollor, por kjo nuk u lejua. Po ashtu, nuk u konfirmua nëse greva ka nisur edhe në këtë institucion, prandaj situata e punëtorëve teknikë në këtë shkollë mbetet e paqartë.

Ndërkohë, sindikata ka paralajmëruar protestë para objektit të Komunës së Prishtinës, të premten, më 16 tetor, nga ora 11:00 deri në 12:00. Në protestë pritet të marrin pjesë punëtorët teknikë dhe punëtorët e sigurimit fizik të Qendrave të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, të cilët, sipas sindikatës, kanë mbetur pa paga.

JU REKOMANDOJMË

Rritja ekonomike ngadalësohet, inflacioni rritet: Parashikimet e FMN-së për Kosovën

Rritja ekonomike ngadalësohet, inflacioni rritet: Parashikimet e FMN-së për Kosovën
14/10/2026 - 09:05

Ekonomia e Kosovës pritet të shënojë rritje prej 3,5 për qind gjatë vitit 2026, ndërsa inflacioni parashikohet të rritet në 6,8 për qind, sipas parashikimeve të Fondit Monetar...

Më shumëDetails

Rusia i hakmerret Malit të Zi

Rusia i hakmerret Malit të Zi
14/10/2026 - 09:01

Rusia ka paralajmëruar masa reciproke ndaj Malit të Zi, pasi Podgorica vendosi të aplikojë regjimin e vizave për shtetasit rusë nga 1 nëntori. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme...

Më shumëDetails

19-vjeçari që pësoi thyerje të këmbës: S’kisha lidhje fare me protestën, isha duke kaluar rrugën

19-vjeçari që pësoi thyerje të këmbës: S’kisha lidhje fare me protestën, isha duke kaluar rrugën
14/10/2026 - 08:54

Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, ka vizituar në Spitalin e Traumës 19-vjeçarin, të cilit, efektivët e policisë i thyen këmbën pas dhunës së ushtruar. Ai dëgjohet duke i...

Më shumëDetails

Nuk shtrenjtohen drunjtë, bie interesimi për blerje për shkak të përdorimit të klimave

Nuk shtrenjtohen drunjtë, bie interesimi për blerje për shkak të përdorimit të klimave
14/10/2026 - 08:43

Çmimi i drunjve për ngrohje këtë vit ka mbetur i njëjtë me atë të vitit të kaluar, rreth 60 euro për metër, ndërsa shitësit thonë se interesimi i...

Më shumëDetails

Kurti mbledh ministrat, në rend të ditës janë 11 pika

Kurti mbledh ministrat, në rend të ditës janë 11 pika
14/10/2026 - 08:18

Qeveria e Republikës së Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës. Mbledhja është njoftuar të fillojë në orën 09:00. Në rend të ditës janë 11 pika. Ky...

Më shumëDetails

Retorika nacionaliste ndaj Kosovës mbizotëron fushatën zgjedhore në Serbi

Retorika nacionaliste ndaj Kosovës mbizotëron fushatën zgjedhore në Serbi
14/10/2026 - 08:15

Nga premtimet se Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën deri te mesazhet se flamuri serb do të valëvitet në Prizren – këto janë disa nga narrativat që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kush është Prokurori që e ndaloi për 48 orë Gani Gecin

    Kush është Prokurori që e ndaloi për 48 orë Gani Gecin

    164 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41
  • Inspektorati ia ndaloi dy shërbime laboratorike poliklinikës “Biohit” të Bujar Rexhajt, nuk plotësonin kushtet (Dokument/foto)

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Banda e Naserit”, një 52 vjeçar dënohet me burg në Suedi, i konfiskohen disa prona në Kosovë dhe merret vendim për dëbim

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Nuk i plotësonte kushtet, Inspektorati Shëndetësor ia ndaloi përkohësisht veprimtarinë poliklinikës “Agaj Medical” në Prishtinë (Foto/dokument)

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Gjetje skandaloze në “Cambridge Clinical Laboratories”: Pas ankesës për rezultatet e analizave, zbulohen materiale të shumta laboratorike me afat të skaduar (Dokument/Foto)

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë