
Ambasadori gjerman në Prishtinë Jorn Rhode ka rishpërndarë në llogarinë e tij në Twitter “sinjalin politik tejet negativ” që e tha Përfaqësuesi i Lartë i BE’së për Politikë të Jashtme, Josep Borell, referuar Kosovës, pas dështimit për të arritur marrëveshje në takimin trilateral në Bruksel mes BE’së, Kosovës dhe Serbisë.
Rhode nuk ka shtuar ndonjë koment të tij.
“Do t’i informojë shtetet anëtare të BE’së, Ministrat e Jashtëm dhe partnerët tanë për sjelljen jokonstruktive të palëve dhe mungesën e plotë të respektimit të obligimeve të tyre ligjore ndërkombëtare, dhe kjo shkon në veçanti për Kosovën.
Kjo dërgon sinjal politik tejet negativ”, ka thënë Borrell, deklaratë kjo e publikuar nga zëdhënësi i BE’së Peter Stano dhe e rishpërndarë nga Rohde.











