Pas vdekjes së pacientit në psikiatri ka reaguar deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, ky ai e ka quajtur dështim të radhës në menaxhimin shëndetësor, shkruan Veriu.info
Haxhiu ka thënë se dhe sa raste duhet të ndodhin që dikush të marr përgjegjësi, për vdekjet e shumta që po ndodhin në SHSKUK.
Deputeti është shprehur se po shkatrrohet sistemi i shëndetësis, ndërsa për mjetet e rrezikëshme të pacientit psikiatrik, pyet se a duhet dikush të jap llogari?
Postimi i plotë:
Vazhdon shtimi i skandaleve në shëndetësi.
Vdekja e pacientit dhe asfiksimi i stafit mjekësor si pasojë e zjarrëvënies në Klinikën e Psikiatrisë është dështimi i radhës, është paaftësia në kujdesin ndaj pacientëve dhe menaxhim shëndetësor.
Çka dhe sa raste e skandale duhet të ndodhin që dikush të marrë përgjegjësinë për vdekjet e shumta që po ndodhin në SHSKUK, si dhe shkatërrimin e sistemit tonē shëndetësor?
Përse janë gjetur mjete rrethanore të rrezikshme te pacienti psikiatrik siç po përshkruhet me shenja agresiviteti?
A është dashur të largohen ato mjete, të kontrollohen hapësirat dhe pacientët për mbajtje të mjeteve të rrezikshme?
Dikush duhet të jap llogari dhe përgjegjësi për këtë rast dhe shumë té tjera.













