Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pas vendimit të Listës Serbe reagon Blerim Latifi: Serbët filluan të qeshin me ne, me sharlatanizmin tonë kronik!

06/11/2022 - 09:44
në Lajme
A A
Rikthimi i demokracisë militante
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas tërheqjes së Listës Serbe nga insitucionet e Kosovës, ka reaguar edhe profesori Blerim Latifi.

Ai largimin e serbëve e ka cilësuar si fundin e një farse të madhe.

Sipas tij, serbët u bënë pjesë e institucioneve të Kosovës jo për t’u integruar në to, por për t’i përdorur ato në funksion të pengimit të fuqizimit të tyre, transmeton “Veriu.info”.

“Si sharlatanë politikë që jemi filluam të besojmë se serbët do të integrohen në shtetin e Kosovës nëse e bëjmë një eksperiment identitar, sajimin e një kombi multietnik kosovar, të dallueshëm nga kombi shqiptar. Kështu mendonim se serbët do të ndiheshin rehat brenda një shteti që kishte hedhur narrativën kombëtariste shqiptare. Serbët filluan të qeshin me ne, me sharlatanizmin tonë kronik, sepse më lehtë e bindë një fanatik religjioz se feja e tij është e rreme, se një serb të Kosovës që të identifikohet si pjestar i kombit kosovar.”, shkroi ndër të tjera Latifi, përcjell “Veriu.info”.

Postimi i plotë

Largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës është fundi i një farse të madhe, me të cilën kemi jetuar tash e sa vite. Fundi i farsës së integrimit të serbëve në Republikën e Kosovës. Me vite kemi mbyllur sytë para faktit se integrimi pa pranim nuk ka kuptim. Nuk mund të integrohesh në një sistem nëse nuk e pranon atë.
Serbët u bënë pjesë e institucioneve të Kosovës jo për t’u integruar në to, por për t’i përdorur ato në funksion të pengimit të fuqizimit të tyre. Dhe ne kemi vazhduar t’i mbyllim sytë para këtij fakti. Bashkë me komunitetin ndërkombëtar, i cili duke qenë i paaftë të imponojë një zgjidhje finale të konfliktit shqiptaro- serb, shpiku formulën konfuze të normalizimit të marrëdhënieve pa njohje.
Nga Paqja e Vestfalisë(1648), e cila e vendosi paradigmën e shteteve sovrane, bota reale njeh vetëm një formulë efektive të normalizimit të marrëdhënieve mes shteteve, formulën e njohjes reciproke. Nuk mund të kesh kurrë marrëdhënie normale me një shtet, i cili nuk të njeh si shtet. Aq më tepër kur ai ka pretendime territoriale mbi ty.
Por ne prapë i kemi mbyllur sytë para këtij fakti elementar të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe kemi vazhduar me farsën.
I kemi ofruar të drejtat maksimale pakicës serbe dhe pastaj jemi habitur se pse ajo përsëri është e pakënaqur. Jemi habitur, sepse i kemi mbyllur sytë para një fakti tjetër kokëfortë: serbët nuk duan të jenë e të jetojnë si një pakicë në shtetin e Kosovës.
Si sharlatanë politikë që jemi filluam të besojmë se serbët do të integrohen në shtetin e Kosovës nëse e bëjmë një eksperiment identitar, sajimin e një kombi multietnik kosovar, të dallueshëm nga kombi shqiptar. Kështu mendonim se serbët do të ndiheshin rehat brenda një shteti që kishte hedhur narrativën kombëtariste shqiptare. Serbët filluan të qeshin me ne, me sharlatanizmin tonë kronik, sepse më lehtë e bindë një fanatik religjioz se feja e tij është e rreme, se një serb të Kosovës që të identifikohet si pjestar i kombit kosovar.
Kështu, nga farsa në farsë, kemi ardhur në këtë ditë kur iluzionet, sharlatanizmat e vetmashtrimet nuk i bëjnë më ballë daljes në dritë të realitetit

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë