Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, është deklaruar për media pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, për çështjen e presidentit.
“Unë besoj që me kaq, në këto rrethana LDK nuk mund të bëjë më shumë. LDK e lë të hapur diskutimin për parti tjera. Besoj që kemi pasur kohë mjaftueshëm, 53 ditë janë mjaft. Nuk kemi dëgjuar asnjë propozim tjetër, veçse presidenti të jetë nga radhët e Vetëvendosje. LDK do t’i kthehet strukturave të veta”, deklaroi ai.
Pos tjerash, ai është pyetur edhe për mundësinë e bashkimit me ish-presidenten Vjosa Osmani. Ai ka thënë se s’ka kushte për të.
“Natyrisht që takohemi me Vjosën, jemi miq dhe njihemi mirë. Bashkimi s’kërkon kushte, kërkon afrim, koordinim të mbarë, shikim deri të ardhmes. Është shumë gjatë, është krizë e jashtëzakonshme, të krijojmë zgjedhje e kriza të vazhdueshme. Ndjej keqardhje që s’mund të bëjë më tepër, besoj që kemi bërë mjaft në këtë drejtim. LDK është unike”, deklaroi Abdixhiku.













